Nëse jeni te prire për te pasur urth, bëhuni te zgjuar dhe provoni te hani katër ose pese vakte me te vogla në vend te tri vakteve te mëdha. Vaktet me te mëdha janë shume te renda, ndërsa stomaku i plote mund te përkeqësoje kthimin e thartësirës. Ndjenja e djegies ne ezofag është pasojë e kthimit te thartësirës te stomakut. Nëse urthi përsëritet shpesh, vjen deri te sëmundjet e refluksit gastroezofageal ose shkurt RGE.
Xhenxhefili
Përveç qe duhet te konsumoni sasi me te vogël te ushqimit, me vaktet është mire te hani edhe xhenxhefil. Nëse e konsumoni në sasi të moderuara, xhenxhefili është një nga ushqimet më të mira për ta luftuar urthin. Që prej shumë kohësh, ai përdoret si mjet kundër inflamacioneve dhe si ilaç për problemet e tretjes.
Sallatat dhe perimet e ziera, por jo edhe domatet
E rëndësishme është që gjatë vaktit te hani gjithmonë sallate. Megjithatë, shmangni domatet dhe hudhrën, djathin dhe salcat yndyrore. Salcat qe janë pak te tharta ose përmbajnë yndyra mund te përdoren, por ne sasinë prej një luge supe ose me pak (matni, mos vlerësoni me sy). Karfioli, shpargu, bizelet dhe perimet e tjera te gjelbra e luftojnë urthin shkëlqyeshëm.
Çaj
Përveç çajit të xhenxhefilit, mund të zieni çaj nga farat e anisit ose koprës. Shtoni dy luge fara ne ujë te vluar dhe lërini 10 minuta te zhyten, kullojini dhe pini çajin. Nëse keni probleme me urthin shmangni:
1. Alkoolin
2. Qumështin
3. Kafen dhe pijet qe përmbajnë kafeine
4. Çokollatën
5. Pijet me gaz
6. Ushqimin e fërguar dhe te yndyrshëm
7. Agrumet dhe lëngjet e tharta
8. Pepermintin
9. Domatet
10. Dhe, sigurisht, ngrënien e tepërt.