Mënyra më e mirë për të parandaluar shytat është që të bëhet vaksinimi kundër tyre. Nëse ju ose fëmija juaj keni simptoma të shytave, konsultohuni me mjekun tuaj. Asnjë njeri që është i sëmurë me shytat nuk duhet të shkojë në kopsht, shkollë, punë ose në vende të tjera publike deri sa të kalojnë 9 ditë mbas fillimit të ënjtjes së fytyrës. Ata që kanë qenë, në kontakt, me ndonjë person që ka shytat, duhet të flasin me mjekun e tyre dhe të bëjnë vlerësimin e gjendjes së imunizimit të tyre. Personave që mund të jenë ekspozuar ndaj sëmundjes duhet t’u tregohen shenjat dhe simptomat e sëmundjes së shytave dhe duhet të kërkojnë mjekim në qoftë se u fillon ndonjë nga këto simptoma.