Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Ju bie erë goja?! Ja nga se vuani

$
0
0

era_gojesMund të jeni të sëmurë dhe të mos e dini fare, por nëse vëreni një erë të çuditshme nga goja, atëherë me organizmin tuaj, diçka nuk është në rregull. Trupi prodhon aroma vërtet të përbëra, ndërsa disa prej tyre janë tepër intensive për hundën e njeriut. Kur sëmundja sulmon dhe ndryshon metabolizmin qelizor, në frymënxjerrje, në uri dhe në djersë arrijnë shumë substanca kimike, të cilat shpërndahen shumë lehtë. Laboratorët eksperimentalë anekënd botës tentojnë të zbulojnë mënyra për shfrytëzimin e sensorëve të gazrave në diagnostikim. Deri më tani, kanë arritur të kuptojnë se si të zbulojnë disa sëmundje me anë të erës së gojës, simptoma, të cilat është shumë me rëndësi të zbulohen sa më herët. Nga kanceri i mushkërive, sot njerëzit sëmuren gjithnjë e më shumë dhe vështirë e luftojnë atë. Ndërsa, nëse zbulohet në fazë të hershme, ekziston mundësi më e madhe për shërim. Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se era e këtyre të sëmurëve është e ngjashme me atë të amoniakut ose peshkut, ndërsa arsyeja për këtë është substanca metilhidrazin.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Trending Articles