Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Për jetë më të gjatë

$
0
0

per nje jete te gjateRitmi i shpejtë i jetës, mungesa e kohës për gjumë cilësor dhe ushqimi jo i shëndetshëm, kanë ndikim shumë të madh në shëndetin tonë. Studimet e reja tregojnë se gjumi joadekuat rrit prirjen për mbipeshë, pastaj shton rrezikun për sëmundje (si diabeti tip 2 dhe sëmundjet kardiovaskulare) dhe në këtë mënyrë ndikon në jetëgjatësi. Për të vërtetuar rëndësinë e gjumit dhe ushqimit, shkencëtarët tajlandezë kanë bërë hulumtime te femrat dhe meshkujt në moshë të shtyrë, për të vërejtur ndikimin e këtyre faktorëve në jetëgjatësi. Rezultatet kanë treguar se te meshkujt, ushqimi i shëndetshëm dhe gjumi adekuat e cilësor, ndikojnë për një pleqëri të shëndoshë dhe zgjatin jetën. Ndërkaq, te femrat rëndësi thelbësore ka ushqimi i shëndetshëm (sidomos me përmbajtje të vitaminave të grupit B). Nga ana tjetër, gjumi cilësor u ndihmon në funksionimin normal të organizmit, por nuk ua zgjat jetën. Ekspertët thonë se për shkak të mungesës së gjumit, njëherësh zhvillohen shprehi të çrregullta ushqyese dhe në këtë rrjedhë rritet rreziku për zhvillimin e sëmundjeve që mund të pasojnë me vdekje më të hershme. Pagjumësia është e lidhur edhe me dobësimin e aftësisë për të përtypur, zvogëlim të apetitit dhe mungesë të aktiviteteve fizike. Mjeku.Net


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Latest Images

Trending Articles