“Para gjumit nuk është mirë të pini kafe ose të stërviteni, këtë sigurisht e keni dëgjuar. Por ka edhe shumë faktorë të tjerë, të cilët mund t’u duken të vegjël por që mund ta prishin gjumin tuaj. Disa prej tyre do t’i gjeni në foto-shpjegimin në vazhdim”-shkruajnë mediat.
Pasta e dhëmbëve nga mentoli
Studimet kanë treguar se mentoli ju mban të zgjuar, andaj para se të bini në gjumë është mirë të pastroni dhëmbët me ndonjë pastë me shije tjetër.
Pëlqeni ndonjë libër
Keni dëgjuar se televizori pengon gjumin, dhe e keni zëvendësuar atë me një libër për të fjetur më mirë? Megjithatë hulumtimet kanë treguar se gjithçka që është ngacmuese, emocionuese dhe kërkuese në aspektin intelektuale, vetëm sa i bën dëm gjumit. Më e mira është të kaloni në ndonjë libër më të lehtë dhe më relaksues.
Pini duhan para gjumit
Nikotina është një stimulues i cili do ta bëjë të vështirë të bini në gjumë. Nëse nuk mund ta lini krejtësisht duhanin, atëherë së paku mos pini para se të bini në gjumë.
Dushi i ftohtë
Edhe pse është e mirë për mbylljen e poreve, një shpëlarje me ujë të ftohtë ua humb gjumin, andaj më së miri ruajeni atë për në mëngjes, ndërsa në mbrëmje bëni një dush me ujë të ngrohtë.
Limoni
Çaji me limon mund të duket një ide e shkëlqyeshme, veçanërisht në ditët kur mund të jeni i/e ftohur, por shmangni limonin para fjetjes nëse dëshironi të bën gjumë të mirë. Limoni ju mban të zgjuar dhe ngrit nivelin e energjisë, e cila aspak nuk është e nevojshme para rënies në gjumë.
Tabletat
Disa tableta, e edhe vitamina si ajo B6 dhe B12, përfshirë edhe barnat e grupit të anti-inflamatorëve jo-steroidal, mund të ndikojnë negativisht në gjumin tuaj.
Shprehitë ushqimore
Nëse hani një darkë të vonshme është në rregull, por bëjeni këtë çdo mbrëmje. Në të vërtetë, studimet tregojnë se është e rëndësishme që ju të mos i ndryshoni shumë shprehitë ushqimore. Më mirë zgjidhni një darkë të vonshme, se sa të hapni frigoriferin menjëherë para gjumit.