Quantcast
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Vitaminat më të rëndësishme për femrat

Image may be NSFW.
Clik here to view.
femrat
Si meshkujt ashtu edhe femrat kanë nevojë për të gjitha vitaminat dhe mineralet për të funksionuar normalisht. Por, trupi i femrave është më i nevojshëm për disa prej tyre. Ja disa prej tyre

 Magnezi

Ky është një mineral shumë i rëndësishëm për shëndetin e grave, veçanërisht ndikon në shëndetin e nervave, muskujve, kockave dhe në imunitetin e përgjithshëm. Ai mbron edhe nga stresi. Burime natyrale të magnezit janë perimet me ngjyrë të gjelbër, siç është spinaqi, pastaj drithërat e plota, frutat arrore dhe farat.

Acidi folik

I njohur si vitamina B9, acidi folik është një vitaminë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ndihmon në krijimin e qelizave të reja, mbron shtatzënisë dhe luan rol në shëndetin e zemrës dhe gjithë sistemit kardio-vaskular. Burime të mira të acidit folik janë perimet gjethegjelbra, fasulja, e verdha e vezës, mëlçia, soja, peshku dhe disa lloje të pemëve, përfshirë portokallin.

Biotina

Biotina, e cila njihet si vitamina B7 ose vitamina H, në organizëm luan rol në rregullimin e metabolizmit, veçanërisht në përpunimin e sheqernave dhe të energjisë, ndërsa ndikon edhe në shëndetin e lëkurës. Ajo gjendet në vezë, qumësht, fruta arrore, karota, perimet gjethegjelbra dhe në frutat e malit.

Vitamina B12

Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për punën normale të trurit, por po ashtu ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru. Ajo i mban të shëndetshme qelizat nervore dhe ato të gjakut, ndihmon në ndërtimin e ADN-së dhe është shumë e rëndësishme për të parandaluar aneminë. Vitamina B12 më së shumti gjendet në peshq, pastaj në mishin pa dhjamë, në vezë, qumësht dhe prodhime të qumështit.

Vitamina D

Vitamina D është si një mjet i pazëvendësueshëm për të pasur kocka të shëndetshme. Ajo ndihmon në thithjen e kalciumit në organizëm, në forcimin e imunitetit, funksionimin normal të nervave dhe tiroides, ndërsa mund të pengojë edhe shfaqjen e kancerit të gjirit dhe ndihmon në shërimin e tij. Vitamina D më së shumti gjendet në vajin e peshkut dhe mish, qumësht dhe prodhimet e qumështit, vezë dhe kërpudha. Megjithatë burimi më i mirë i vitaminës D është dielli.

Kalciumi

Ky mineral është përgjegjës për fortësinë e kockave dhe fuqinë e muskujve, ndërsa luan rol edhe në funksionimin normal të gjakut. Pastaj, ai është i rëndësishëm edhe për të ruajtur shtypjen normale të gjakut. Burime natyrore të kalciumit janë qumështi dhe produktet e tij, pastaj peshku, perimet e gjelbra, tofu, frutat arrore dhe frutat e thara.Mjeku.Net


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Trending Articles