Gripi ka goditur sërish? Atëherë, përpara sesa të vraponi tek ilaçet e zakonshme, mund të përdorni mundësitë e ofruara nga natyra. Siç është formula e verës së zier me pak sheqer dhe me pak kanellë. Por në vend të verës, mund të përdorni edhe ujë ose qumësht. Sheqeri mund të zëvendësohet edhe me mjaltë. Ideale është që ky çaj të pihet pak përpara sesa të bini për të fjetur, duke fjetur më pas të mbuluar mirë. Kjo favorizon djersitjen dhe bën të flini shumë mirë. Receta e vjetër evropiane e qumështit të zier me dy gisht konjak dhe dy lugë mjaltë për t’u marrë përpara sesa të bini për të fjetur në darkë, në momentin kur e ndjeni se është duke ju kapur gripi, ka logjikën e saj: Qumështi përmban kripëra minerale, energjetike dhe qetësuese që rihidratojnë njeriun kur djersin; konjaku favorizon frymëmarrjen dhe të ngroh; mjalti në fund përmban substanca energjetike dhe anti-infektive natyrale. Mandarina e kombinuar me mjaltë ekualipsi ndihmon në luftën kundër vështirësive të frymëmarrjes. Bananet heqin sikletin e kollës së natës. Për të marrë forcat këshillohet një sallatë lakre me limon, vaj ulliri, uthull, piper, bajame dhe majdanoz. Dhe, në fund, për të parandaluar çdo ftohje shërben çaji i piperit. Një gjysmë luge piper ziejeni në 250 ml ujë për dhjetë minuta. Flaka të jetë e ngadaltë. Më pas, shkrini një lugë të këtij preparati që formohet në gjysmë gote me ujë të ngrohte dhe pijeni. Nëse keni hundët e zëna sa nuk bëhet më, provoni të bëni avull, duke zier bashkë me ujin edhe gjethe eukalipsi apo kamomili, por edhe të ndonjë bime tjetër që mund ta merrni, duke u këshilluar me mjekun apo farmacistin tuaj. Bëni avull për pothuajse 20 minuta duke e mbuluar kokën me një peshqir që të mos përhapet avulli. Përsëriteni këtë dy ose tri herë në ditë.
Receta e qumështit
- një gotë qumësht
- dy gishta konjak
- mjaltë
Përgatitja: Ziejini bashkë dhe pijeni të ngrohtë përpara sesa të bini për të fjetur.
Receta e verës
- një gotë verë
- mjaltë ose sheqer
- kanellë ose karafil
Përgatitja-ziejini dhe pijeni përpara sesa të flini