Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Pagjumësia sjell probleme të rënda psikike

$
0
0

pagjumesiPagjumësia, tashmë nuk është pasojë e gjendjeve patologjike të diagnostikuara, tashmë si depresioni, stresi dhe sëmundjet kardiovaskulare në rritje konstante. Por mund të përfaqësojë edhe një kambanë alarmi për shqetësimet psikike

Mungesa e pushimit nuk reflektohet vetëm në fizik. Por mund të japë për një kohë të gjatë edhe probleme serioze psikike. Është një nga rezultatet e arritura në Kongresin e përvitshëm të American Psychiatric Association, në Toronto të Kanadasë.
Ekspertë të të gjithë botës kanë shqyrtuar të gjitha efektet kritike që jep pagjumësia, e cila tashmë ka prekur një pjesë shumë të madhe të popullsisë në botë, duke prekur seriozisht mbarëvajtjen e jetës së tyre të përditshme.
Pagjumësia, tashmë nuk është pasojë e gjendjeve patologjike të diagnostikuara, tashmë si depresioni, stresi dhe sëmundjet kardiovaskulare në rritje konstante. Por mund të përfaqësojë edhe një kambanë alarmi për shqetësimet psikike
të cilat duhet të kurohen menjëherë.
Sipas psikiatërve 35 për – 40 për qind e të sëmurëve me pagjumësi pikërisht për mungesën e qetësisë paraqesin një çrregullim psikik primar. Pra sipas tyre ka një lidhje të ngushtë mes pagjumësisë dhe shqetësimeve mendore të rënda.
Në rastin e grave, të cilat vuajnë shumë nga pagjumësia, rol luajnë edhe hormonet dhe cikli menstrual. Pjesa më e madhe e shqetësimeve të tyre shfaqen kur ka probleme shëndeti të aparatit riprodhues, siç janë kistet apo dhe në prag të menopauzës.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Trending Articles