Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Djersa një problem? Ja çfarë duhet të bëni!

$
0
0

djersitjaVera: sinonimi i pushimeve, diellit, plazhit dhe abronxaturës. Por dihet se një nga karakteristikat më të pakëndshme të këtij sezoni është edhe djersa.

Problemi i djersitjes së tepërt u përket, mbi të gjitha, për motive hormonale të caktuara, adoleshentëve dhe grave në menopauzë. Shumë më pak djersitin fëmijët, pasi tek ata sistemi termorregullues nuk është zhvilluar tërësisht dhe të moshuarit, tek të cilët ky sistem nuk funksionon mirë.
Megjithatë, duhet thënë se në varësi të moshës dhe të seksit, njerëzit djersijnë edhe në dimër. Në këtë mënyrë, secili nga ne eliminon nga 500 ml deri në 800 lëng në ditë, nëpërmjet rreth 3000 gjëndrave të djersitjes. Me vapën e madhe, sasia e lëngut që ne nxjerrim, mund të dyfishohet. Funksioni thelbësor i djersitjes është të mbajë sa më gjatë që të jetë e mundur rreth 37gradëve temperaturën e trupit. Kështu që nëse jashtë bën më vapë, trupi djersin më shumë.
Natyrisht, në djersitje e shumtë mund të krijojë shumë siklet. Pjesët e trupit, në të cilat shfaqet më shumë djersa janë duart, këmbët dhe mbi të gjitha sqetullat. Kështu që rrobat lagen dhe ndihesh shumë keq kur takon dikë me duart e lagura me djersë. Kjo gjendje, madje i përkeqëson gjërat: stresi dhe emocionet e forta bëjnë që të djersiteni më shumë.
Për fat të mirë, për të rregulluar gjërat mund të bëhet shumë: mbi të gjitha, duhet të evitohet që djersa jo vetëm të jetë e dukshme, por edhe të ndihet si erë. Kjo nuk është aspak e këndshme për njerëzit që ju rrethojnë. Nëse nuk mund të laheni sa herë që ta keni të nevojshme, mjafton të thaheni me një nape ose copa pambuku për të evituar krijimin e baktereve, që duke fermentuar, krijojnë erën e pakëndshme.
Mbi të gjitha, duhet të bëni shumë kujdes në veshjen tuaj: mbani larg veshjet sintetike , të cilat pengojnë aspirimin. U jepni avantazh pambukut dhe linosë.
Madje, sot, ka veshje hi-tech, të cilat janë shumë të preferuara për ata që vuajnë nga probleme të tilla. Por edhe kur jeni në tavolinë, nuk duhet të harroni parandalimin. Lini mënjanë piperin, kafenë dhe pijet alkoolike dhe, në përgjithësi, ushqimet pikante. Përmbajnë substanca, të cilat shtojnë prodhimin e acetilkolinës, neurotransmetuesi përgjegjës për djersitjen.
Një këshillë e fundit: zgjidhni deodorantin që bën për ju. Evitoni deodorantët që janë me alkool, pasi alkooli mund të shkaktojë irritimin e lëkurës tuaj.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719