Konsumi i sasive të mëdha të bukës së përbërë nga mielli i bardhë mund të mos jetë zgjidhje e shëndetshme. “Studiuesit australianë kanë analizuar shprehitë ushqimore të mbi 36 mijë personave dhe kanë arritur në përfundim se konsumi i tepruar i bukës së bardhë dhe ushqimeve të pasura me amidon, rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit”-shkruajnë mediat. Rezultatet kanë treguar se personat të cilët kishin konsumuar më së shumti bukë të bardhë – më shumë se 17 prerje në javë, kishin rrezik më të rritur për të zhvilluar diabet. Konsumi i bukës së bardhë dhe ushqimeve tjera me indeks të lartë glikemik mund të shtojë edhe peshën trupore, që është një faktor tjetër për zhvillimin e diabetit.
↧
Buka e bardhë dhe pasojat në shëndet
↧