Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Më shumë gjumë, më pak kilogramë

$
0
0

me shume gjumeStudiuesit amerikanë thonë se ka një lidhje të drejtpërdrejtë në mes të orëve të gjumit dhe kilogramëve të masës trupore. “Një studim i realizuar kohë më parë ka analizuar mbi 18 mijë persona dhe ka vërejtur se mungesa kronike e gjumit mund të shtojë apetitin dhe për pasojë edhe kilogramët e tepërta. Rezultatet kanë vërtetuar se peronat që flenë më pak se 6 orë në ditë kanë 23 për qind më shumë mundësi të jenë obezë krahasuar me ata që flenë nga 7 deri në 8 orë në ditë”-shkruajnë mediat. Për personat që flenë më pak se 5 orë, gjasat për obezitet shkojnë në 50 për qind, derisa ata që flenë më pak se 4 orë në ditë kanë rrezik 73 për qind më të rritur. Studiuesit thonë se mungesa e gjumit ndikon në uljen e leptinës, një proteinë se cila është përgjegjëse për uljen e apetit dhe ndjenjën e ngopjes. Por mungesa e gjumit ndikon edhe në rritjen e niveleve të grelinës, një tjetër proteinë e cila shton apetitin dhe ju nxit të hani.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719