Një diete me limon është ajo qe na duhet për te humbur kilet e tepërta qe kemi shtuar pas periudhës se festave, ku nuk e kemi pasur mendjen te përzgjedhim ushqimet me kujdes. Natyrisht qe behet fjale për një dietë me pak kalori, qe mund ta shtojmë ne një nga vaktet e ditës. Limoni ne fakt ka prani te madhe te detoksifikimit dhe mund te ndihmoje vërtete për përmirësimin e shëndetit dhe t’ju beje te ndiheni me te lehte pa ju krijuar ndonjë shpenzim te madh. Pas ushqimeve qe kemi ngrëne gjate festave ku nuk e kemi përmbajtur veten , na duhet pikërisht kjo diete. Çdo mëngjes përzieni 12 luge shurup limoni me 12 luge lëng limoni te shtrydhur nga fruta bio. Bashkojini dhe pak piper djegës, te kuq ose te ndonjë lloji tjetër. Hollojeni masën me një litër e gjysmë ujë te ngrohte. Ndërsa ne darka apo dreka mos harroni qe vaktit t’i shtoni pak supe, kos dhe një çaj ne fund për pastrim. Ditën e pare, te dyte dhe te trete pini përzierjen me limon sa here qe keni uri dhe nëse keni dëshire mund te pini dhe ndonjë kamomil, apo çaj tjetër por pa sheqer. Ditën e katërt duhet te hani supe me perime, sallate me perime me vaj ulliri dhe ne darke vetëm fruta. Dita e peste ashtu si e katërta, vetëm shtojini drithëra (oriz, elb, etj), Ditën e gjashte shtoni pak peshk, fruta deti dhe produkte me baze soje. Ndërsa dita e shtate duhet te jete një rikthim i te ushqyerit normal, duke filluar me mish, veze dhe produkte qumështore.
↧
Dietë me limon për të marrë veten pas festave
↧