Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Rrushi dhe dobitë e tij

$
0
0

Rrrushirushi i freskët ose i shtrydhur si lëng ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës si edhe të kancerit. Rrushi tashmë është i njohur për vetitë e tij antioksiduese dhe stimuluese të prodhimit të qelizave të kuqe të gjakut. Antioksiduesit e tij ngadalësojnë plakjen jo vetëm të organizmit, por edhe të shumë aspekteve tjera të organizmit. Në anën tjetër, kaliumi dhe hekuri, të cilën futen në përbërjen e këtij fryti, ndihmojnë në prodhimin e hemoglobinës, e cila është pjesë e qelizave të kuqe të gjakut. Këto të fundit bartin oksigjenin dhe lëndët ushqyese kudo në organizëm, dhe largojnë dyoksidin e karbonit dhe mbetjet tjera të panevojshme. Por, mjekët thonë se vitaminat dhe mineralet që përmban rrushi i freskët ose lëngu i tij i papërpunuar, mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Veç kësaj, rrushi ndihmon forcimin e imunitetit – sistemit mbrojtës të organizmit. Sidoqoftë, rrushi është i pasur me sheqerna dhe duhet të përdoret me kujdes te njerëzit që anë probleme me sheqerin.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719