Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Qitroja, aleati më i mirë për zemrën. Britanikët nuk kanë më dyshime

$
0
0

qitroNuk ka me asnje dyshim qe qitroja eshte miku me i mire i zemres. Parandalon dhe kuron semundjet kardiovaskulare. Nje studim qe hap dyert e nje gjenerate te re ilaçesh per problemet e zemres. Shkencetarët britanikë të institutit të molekulave, qelizave dhe sistemit biologjik ne Universitetin ne Glasgou kane individualizuar ne flavonoidet qe jane molekula te cilat gjenden ne menyre natyrale tek fruta elemente shume te rendesishem qe mund te kontribuojne ne luften kunder semundjeve kardiake dhe atyre te eneve te gjakut. Studimi qe eshte botuar keto dite ne revisten  “Biochemical Journal” është koordinuar nga doktori Stephen Yarëood, dhe u perqendrua ne disa substanca te cilat ndodhen tek agrumet dhe ne menyre te veçante tek qitroja. Keto substanca  kane rezultuar shume efikase ne luften kunder inflamacioneve, nje situate organike kjo qe con ne zhvillimin e semundjeve kardiovaskulare mortale. Keto molekula per shkencetaret mund te jene edhe kyçi per zhvillimin e  nje brezi te ri ilaçesh antiinflamatore shume me ekonomike, me te lehta per tu prodhuar dhe shume me pak toksike sesa terapite aktuale. Sëmundjet kardiovaskulare jane një plagë e madhe. Sipas OBSH ato shkaktojnë disa milionë të vdekur në vit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719