Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all 719 articles
Browse latest View live

Qepa dhe Mjalti të miksuara janë më të mira se penicilina

$
0
0

qepa me mjalteDy studentë nga Shkolla e Lartë Private  Konia Güventaş (Turqi), Irem Hira Yuca dhe Fatma Nurbanu Turan, ekzaminuan efektet e lëngut të qepës dhe përzierjes së mjaltit për infeksionet në fyt. Ata e dëshmuan këtë në një projekt shkencor. Projekti, i kryer nën konsultimin e mësuesve zgjati 4 muaj. Ndërkohë studentët janë shprehur se rezultatet ishin të mahnitshme, dhe se kjo përzierje ka treguar efekt shumë më të madh se sulmi ndaj baktereve me penicilinë.

Të dy studentët të cilët kanë marrë pjesë në projekt hulumtues që mbështet shkencëtarët, kanë fituar çmimin më të lartë të konkursit, duke u bërë temë e mediave turke. Edhe më herët ka pasur studime që lëngu i qepës gjatë përzierjes me mjaltë është “antibiotik natyral”, por asnjëherë deri më tani kjo nuk është dëshmuar shkencërisht në ndonjë kongres. Ndërsa për personat që duan ta provojnë këtë ilaç për dhimbjet e fytit, procedura është e thjeshtë: Qepa qërohet dhe i hapet një vrimë në mes, në të futet mjalti, dhe më pas lihet disa çaste derisa ai të shpërndahet në të gjitha fletëzat e saj. Më pas, qepa shtrydhet dhe lëngu i përftuar pihet.

Procedura zgjasë derisa të vërehet shërimi. Aplikimi bëhet një herë në ditë.


Dhëmbët. Si ti pastrojmë në mënyrë natyrale nga gurëzat

$
0
0

dhembeGurëzat në dhëmbë janë një shqetësim i vërtetë, pasi gjatë larjes së dhëmbëve ndodh që shpesh ata të përgjaken.

Në këtë drejtim një këshillë që nuk duhet harruar është që dhëmbët të pastrohen me furçë në drejtimin e kundërt të mishit të dhëmbëve, duke larë me kujdes çdo dhëmbë dhe dhëmballë.

Po ashtu nuk duhet harruar që të bëhet një pastrim i mirë i gjuhës herë pas here, pasi pikërisht ajo është një prej zonave që mban shumë mikrobe, ndërsa më tej këshillohet përdorimi i fijes dentare rregullisht, së paku një herë në ditë.

Gjithashtu një tjetër element që kontribuon në zhdukjen e gurëzave është edhe konsumimi i një kokrre molle pas çdo vakti, ndërsa me lëkurën e portokallit fërkoni dhëmbët para se të flini dhe mos i shpëlani më tej.

Luleshtrydhet dhe domatet në sajë të vitaminës C ndihmojnë shumë në pastrimin dhe fortësinë e dhëmbëve, ndaj bëni masazh rregullisht me to.

Ndër të tjera edhe ushqimet pikante janë tejet të mira, pasi nëpërmjet ushqimeve të tilla goja prodhon më shumë pështymë dhe ndihmon në pastrimin më të mirë të dhëmbëve dhe nuk lejon krijimin e gurëzave.

Manat dhe efektet çudibërëse për ata që i përdorin

$
0
0

manaSipas studimeve më të fundit të mjekësisë kineze, manat konsiderohen si një ndër tonikët natyral për gjakun, pasi pastrojnë dhe forcojnë tërë sistemin kardiovaskular. Manat janë të pasura me antioksidantë, nutrientë e vitamina, duke u vlerësuar në tërë botën si super-ushqim dhe një nga ilaçet më të mira nga natyra. Ka mana të zeza, të kuqe dhe të bardha, të gjithë këto kanë veti shëruese.

Të gjitha pjesët e manave mund të përdoren, lëvorja, gjethet, frutat e freskëta por edhe të thatë. Përveç që e gjithë bima është e pasur me antioksidantë, përmbajnë alkoloide falë të cilave imuniteti ynë forcohet, balancon sheqerin në gjak, ndërsa frutat e thata konsiderohen si një nga delikatesat më të shëndetshme natyrore.

Një gotë me lëng nga manat preferohet për përmirësimin e shikimit, sepse përmban vitaminën A. Kjo në veçanti rekomandohet për njerëz që kalojnë shumë kohë në kompjuter.

Ky lëng po ashtu është shumë i dobishëm për shërimin pas operacioneve ose sëmundjes, sepse shpejton shërimin, përmirëson qarkullimin dhe parandalon infeksionet. U rekomandohet edhe nënave pas lindjes.

Manat nxisin prodhimin e melaninës në lëkurë, çka ndihmon të mbani dhe freskoni ngjyrën tuaj natyrale. Mund ta aplikoni direkt në flokë (vetëm lëng i pastër) për të përmirësuar rrënjën e flokëve dhe për të shpejtuar rritjen e shëndetshme. Çaji nga sythat me gjethe të manit është i mirë për sistemin kardiovaskular edhe për dobësim.

Personat që vuajnë nga diabeti ju rekomandohet çaji nga gjethet e manit të zi. Duhet që 50 gr të këtij gjethi të grimcuar të vendosen në gjysmë litri ujë të vluar dhe të qëndrojë 10 minuta me kapak me përzierje të herë pas hershme. Pija pastaj kullohet dhe pihet gjatë ditës. Edhe marmelata nga manat luan rol të fortë në shëndet. Ajo rekomandohet të konsumohet në mëngjes.

Dieta dyditore proteinike, humbni 2 kg

$
0
0

Veze e zjereDieta që e mbuloi botën, të cilën ju do të mund ta praktikoni. Daton që prej vitit 1967. Të dhënat më të rëndësishme që duhet t’i zbatoni është se kjo dietë bëhet në afat prej dy ditësh dhe ne asnjemenyre nuk duhet ta vazhdoni me shume.

Nëse i zbatoni rregullat që janë të shkruara më poshtë mund të humbni dy deri tri kilograme. Mëngjesin, drekën dhe darkën që ua propozojmë duhet t’i hani dhe vlejnë për dy ditë nga dieta.

Por, e para, mbajeni mend, ne asnje menyre në këto dy ditë mos përdorni: KRIPË, ERËZA, SHEQER, PIJE TË GAZUARA, duhet t’i hani ushqimet vijuese dhe pijet që ta realizoni dietën:

Mëngjes

1 vezë të zier

1 kafe apo çaj – i zi, pa sheqer

Dreka

2 vezë të ziera

1 filxhan kafe apo çaj – i zi, pa sheqer

Darkë

400 gramë mish lope, e pjekur pa vaj

Shërbehet në një fletë të sallatës jeshile pa erëza

1 filxhan kafe apo çaj – i zi, pa sheqer

Kujdes:  Duhet të pini nga një gotë ujë kur të zgjoheni nga gjumi, përkatësisht para se të hani mëngjes, një para drekës, një pas drekës dhe një para darkës, një gotë ujë një apo dy orë pas darkës dhe në fund një para se të flini. Nëse kjo dietë ka sukses, mund ta përsëritni pas një muaji, nëse e praktikoni në mënyrë konstante mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj.

Qepa dhe dobitë e saj

$
0
0

qepaJanë të njohura thëniet popullore se me ngrënien e qepës bëhemi më të fuqishëm dhe të shëndoshë, por edhe shkenca e ka vërtetuar këtë.

Dobitë e qepes janë të shumta:

- Qepa ndikon në rritjen e rezistencës së trupit.

- Qepa ul dhe normalizon tensionin e gjakut. Specialistët pohojnë se qepa forcon zemrën, hap oreksin dhe lëngu i saj ngordh bakteriet, që ndodhen në trup.

- Qepa është e dobishme edhe ndaj anemisë. Ajo gjithashtu ngordh parazitët, që ndodhen në zorrë dhe ndihmon jashtëqitjen.

- Nxjerr jashtë trupit substancat e dëmshme, pakëson lodhjen e trurit, normalizon të rrahurat e zemrës.

- Parandalon sëmundjen e prostatit, nadlon kollin dhe pastron bronket. Eshtë shumë e dobishme në krizat e asmës. Ul sasinë e sheqeit në gjak.

- Qepa ndikon gjithashtu dhe për efikasitetin e mirë të sistemit urinar, të prostates, etj. Studiues të shumtë kanë vënë re se qepa është shumë e nevojshme për njerezit që vuajnë nga diabeti, pasi ul përqindjen e glukozës në gjak. Ajo që është me interesante eshte roli i saj në parandalimin i semundjeve kardio-vaskulare, ku bije ne sy roli i substances se saj qe quhet “quercetine”, nje lloj mbrojtesi kardio-vaskular, veçanërisht kundër aterosklerozes. Qepa përmban në vetvete substanca squfuri, çka bën që kur e presim atë me thikë për ta gatuar, avujt e squfurit, në kontakt me sytë, bëjnë që ata të përloten.

Spitali “Anderson Hospital” dhe “Tumor Institute” kane arritur te vecojne nga qepa nje substance te quajtur “propylsulfide” me një veprim të jashtëzakonshëm kundër kancerit. Por kështu dhe Shkolla e Mjekësisë dhe Stomatologjise së Harvard-it ne SHBA, ka zbuluar se duke shtuar një substance të qepës mbi qelizat kanceroze të marra nga goja e sëmurë me kancer të një kafshe, kjo lëndë e ka frenuar në mënyrë të habitshme shumëzimin e disa qelizave si dhe shkatërrimin e disa të tjerave.

- Cilësitë e mrekullueshme të qepës i ka vënë në dukje dhe prof. Victor Gurewich , i cili zbuloi për herë të parë komunitetit shkencor ndërkombetar se qepa ishte e afte të kompensonte dëmtimet që sillte në gjak një ushqim i yndyrshem. Kjo u vertetua dhe nga universiteti amerikan “George Washington” i Bostonit, duke shtuar se substancat e qepes nuk lejojnë krijimin në gjak të mpiksjeve ne forma trupash të vegjël, të cilat bllokojne arteret duke shkaktuar aksidente vaskulare apo cerebrale, si trombozat, etj.

Efekte të veçanta të qepës janë vënë re në luftën kundër kancerit të zorrës së trashë dhe parandalimit të tij. Instituti i Farmakologjisë “Mario Negri” të Milanos, në bashkëpunim me një grup studiuesish zviceranë, përmes 8 studimeve të ndryshme rezultoi se njeriu qe ha 7 herë në javë qepë e ul ne 50% mundësinë e prekjes nga kanceri.

Pagjumësiadisa zgjidhje të mundshme?

$
0
0

pagjumesiaNëse pagjumësia vazhdon për më shumë se një muaj, ka lodhje, rënie në vëmendje dhe përqendrim, joefikasiteti në punën etj.
-Pagjumësia mund të shoqërohet me shumë shkaqe (probleme shëndetësore, stresi, depresioni) dhe mund të ketë shumë pasoja, si në aspektin e shëndetit fizik dhe mendor – thonë psikologët.

Shenjat e privimit kronik të gjumit
Disa janë kaq të mësuar me mungesën e gjumit sa që nuk janë më të vetëdijshëm për rëndësinë e gjumit të mirë. Më poshtë janë disa nga shenjat:

- Vendimet e thjeshta të shkaktojnë konfuzion
- Ju jeni ende të uritur, edhe pse hani gjatë gjithë ditës
- Shpesh ju keni të ftohtë
- Kapeni për gjëra të pakuptimta

Nëse ju nuk flini sa duhet, nuk do të jeni vetëm të shpërqëndruar dhe të nevrikosur, por gjithashtu do të rrisni rrezikun e sulmit në zemër, tensionit të lartë dhe diabetit.

Zgjidhje të mundshme
Zgjidhja e problemit të pagjumësisë varet nga ajo që shkakton atë. Mund të jetë e mjaftueshme Që të ndryshONI zakonet – Të keni njër ritëm të rregullt deri sa të flini, futjen e aktivitetit fizik gjatë ditës, duke shmangur marrjen e substancave që stimulojnë aktivitetin para gjumit etj. Në rastet kur pagjumësia është e lidhur me një problem të thellë psikologjik, jep rezultate të mira psikoterapia. Farmakoterapia mund të përdoret për një kohë të caktuar, por jo një zgjidhje e përhershme, këshillojnë psikologët.

Mjaltë në çaj kamomili ose limon është një mënyrë e madhe për të kapërcyer pagjumësinë.

Livando njihet për efektin e tij qetësues. Vendosni disa pika vaj esencial livando në tigan me ujë të nxehtë dhe vini pranë shtratit.

Humbja së kujtesës, me çfarë mund të luftohet

$
0
0

e qeshuraSensi i mirë i humorit, ka një fuqi të jashtëzakonshme për të parandaluar humbjen e kujtesës tek të moshuarit. Ndaj, akti i të qeshurit rrit aftësinë për të kujtuar duke përmirësuar ndërveprimin midis pjesëve të trurit.

Efektet e dobishme të së qeshurës janë të barabarta me ato të marra përmes meditimit. Këtë tezë e vërtetojnë dhe dy studimet e kryera në San Diego të Kalifornisë.

Më pak stres më shumë memorie – Studimi i parë është kryer tek një grup të moshuarit, duke përfshirë diabetikët dhe njerëz të shëndetshëm. Duke i ndarë në dy grupe; Pjesëtarët që ishin në grupin e parë iu dha të shihnin videot me humor për 20 minuta, treguan nivele të ulëta të kortizolit, një hormon i përfshirë si në rritjen e sheqerit në gjak, duke treguar një performancë më të mirë në testet e kujtesës.

Ushtroni trurin tuaj – Vrojtimi i dytë ka monitoruar efektet e llojeve të ndryshme te videot, humorit, apo të stresit, tek 32 individëve, që iu nënshtruan elektroencefalogramës. Ata që e kishin parë video argëtuese treguan nivelet më të larta të valëve gama, frekuencat unike që “udhëtojnë” në çdo pjesë të trurit duke aktivizuar nivelet më të larta të integrimit, mes të funksioneve të ndryshme.

Ky është një lloj ushtrimi cerebrale që ju ndihmon më shumë të mbani mend.

Hudhra e mbron dhe e ripërtërin indin e dëmtuar të zemrës

$
0
0

hudhraPërveç faktit  se e ndikon në presionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit e të sheqerit në gjak, efekti i hudhrës mbron indin e zemrës dhe parandalon shkatërrimin e qelizave. Sipas hulumtimeve të universitetit Emori, hudhra mbron indin e zemrës dhe parandalon shkatërrimin e tij.

Substancat që posedon hudhra ndikojnë në mitodokritë, që kanë për detyrë krijimin e energjisë në trup. Ndërprerja e oksigjenit dhe qarkullimit të gjakut i dëmton midokritë që mund të shkaktojë vdekjen e qelizave.

Përbërja kryesore që posedon hudhra është alicina, që ka ndikim kundër viruseve, helmimeve, parazitëve të ndryshëm dhe antioksidues. Pos kësaj, përdorimi apo konsumi i hudhrës në mënyra të ndryshme e rregullon apo stabilizon shtypjen e gjakut, pastaj e rregullon sasinë e kolesterolit dhe të sheqerit në gjak.


Maskë kundër rënies së flokëve

$
0
0

Honey-CinnamonKunder rrenjes se flokeve si per femra ashtu dhe per meshkuj.
Kjo maske ka rezultuar shume efektive!

Perbersit:
- 1 luge vaj ulliri
-1 luge mjalt
-1 luge kanelle pluhur,

Pergatitja:
Vajin ngroheni,pastaj shtojmë mjaltin dhe kanellen, i perziejmë mire e mire dhe ne gishta shperndajeni ne rrenjën e flokëve, lereni per 15-20 min dhe lajeni flokun si zakonisht. Kjo proçedurë bëhet  2 here ne muaj.

Kakao na mbron nga sëmundjet kardiovaskulare

$
0
0

kakaoKakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, stimulon neuronet, kuron gjendjen shpirtërore. Ajo ka të gjitha vetitë e çokollatës.Stimuluese, antidepresive, për çdo nevojë afrodiziake. Për disa persona nuk ka shumë ndryshime nga një drogë. Kakaoja, mes të gjitha ushqimeve, është burimi më i pasur me “flavanoli”, substanca biologjikisht aktive, të cilat gjenden tek ushqimet bimore. Të mos i ngatërrojmë me “flavanoli”-t e verës, të cilat mungojnë te kakaoja. Ato janë substanca intoksikuese, që gjenden në brendësi të saj, që mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmojnë në mbajtjen hapur të arterieve. Pak kakao mund t‘i japë një shtysë kujtesës. Kakaoja, si çaji dhe kafeja, përmban substanca të ngacmuese të cilat veprojnë mbi receptorët e sistemit nervor, duke rregulluar efektshmërinë e qelizave.

“Flavanoli” nxit një pjesë të mirë të përgjigjeve të neuroneve, që është reagimi i parë në bazë të fenomeneve shumë të vështira të kujtesës dhe kuptimeve. Kakaoja përmban Flavan-3-ols, një përbërës i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Përbërësit e kakaos njihen si nga antioksidantët më të përqendruar dhe që ju mbrojnë realisht nga sëmundjet e zemrës dhe nga kanceri. Po ashtu, mos harroni edhe çokollatën e zezë, e cila ju mbron nga rreziku i vdekjes.

Shkakaqet pse ndihemi të lodhur

$
0
0

i lodhurJo gjithmonë duhet ta kërkojmë lodhjen tek orët e pakta te gjumit. Përveç orëve të pakta të gjumit dhe problemeve shëndetësore, ka edhe disa arsye gati të panjohura që të bëjnë të ndjehesh e lodhur.

1. Dehidratimi. Sipas studimeve më të fundit, mungesa hidratimit çon në ndjenja lodhjeje. Në hipotalamus ndodhen neurone të posaçme, të cilat janë në gjendje të çojnë impulse që i sugjerojnë trupit nevojën e marrjes se lëngjeve.

2. Mungesa e vitaminës B12. Siç dihet kjo vitamine është e rëndësishme në formimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe mbajtjen e funksioneve të neuroneve, ajo merr pjesë edhe në transportin e oksigjenit në gjak. Mungesa e saj, rrjedhimisht çon në gjendje përgjumjeje.

3. Gjendja e stresit. Zakonisht cortisoli, hormoni përcaktues i stresit është më i lartë në mëngjes dhe më i ulet në darkë, gjë kjo që ndihmon në vendosjen e ritmit ditor. Por stresi i vazhdueshëm është në gjendje të mbajë në nivele gjendjen e alarmit, duke e prishur këtë matrice, duke çuar në pagjumësi apo ndërprerje të gjumit gjatë natës.

4. Mungesa e hekurit. Dihet sidomos tek gratë që anemia çon në lodhje te vazhdueshme të trupit.

5. Te qëndruarit pa aktivitet. Jeta sedentare nuk çon në prodhim dhe konsum të energjisë. Kjo çon në çrregullime të gjumit gjatë natës duke çuar në çekuilibrim të cortisolit, duke bërë që mëngjesi i se nesërmes të të gjejë të lodhur. Por edhe lodhja e madhe gjatë ditës, mund të prodhojë të njëjtin efekt negativ.

6. Infeksionet urinare. Prania e infeksionit, veçanërisht në rrugët urinare kërkon nga organizmi që të pushojë, me qëllim që të përqendrojë të gjitha energjitë për të luftuar infeksionin.

Ushqimet që duhet të konsumojmë për uljen e tensionit

$
0
0

ushqimeE dimë që ushqimi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e gjithsecilit prej nesh, aq më tepër në shëndetin e personave që vuajnë nga sëmundjet kronike. Kështu, këta persona duhet të kenë kujdes në përzgjedhjen e ushqimit që konsumojnë. Ja disa mënyra se si duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj dhe ushqimet që duhet të konsumoni për uljen e tensionit:

1. Çokollatë e hidhur

2. Thjerrëzat

3. Drithërat

4. Frutat dhe perimet e ndryshme

5. Prodhimet e ndryshme të qumështit.

6. Fasulet dhe të gjitha derivatet e tyre.

7. Peshku apo kapsulat Omega 3

8. Patatja ngjyrë vjollce

9. Panxhari ngjyrë rozë

10. Arrat

Celuliti. Në horizont zgjidhja me ndihmën e një aleati të fortë

$
0
0

celulitiKeni celulit?! Vjen zgjidhja me një aleat të fortëTashmë është gjetur një aleat i ri kundër celulitit, ai eshte një bakter i injektuar. Bakteri, është një enzimë që rrjedh nga Clostridium histolycum ka efekte të mrekullueshme mbi lëkuren juaj. Kjo enzimë ka aftësi të shpërbëjë  celulitin.

Kjo risi është prezantuar nga specialistë amerikanë.

Bakteri – Trajtimet e reja janë miratuar në ShBA, ku eshte  dhënë drita jeshile e  vazhdimit të eksperimenteve.

Testet e para kanë treguar se duke injektuar këtë derivat, lëkura ka përmirësime për shkak të shpërbërjes që ajo i ben sturkturave te celulitit.

Si ta parandalojnë humbjen e kujtesës

$
0
0

memoryAshtu siç është këshilluar nga një studim i fundit, disa substanca te frutat dhe perimet dhe më konkretisht te luleshtrydhet dhe kastravecët mund të reagojnë kundër humbjes së kujtesës dhe të sëmundjes Alzheimer.

Në studimin e ri të publikuar në revistën shkencore Aging Cell thuhet se frutat dhe perimet dhe veçanërisht luleshtrydhet, boronica dhe kastravecët, ndihmojnë kundër humbjes së kujtesës që manifestohet te pacientët e prekur nga dementia dhe sëmundja e Alzheimer. Shkak për këtë studim u bë një substancë e gjetur te bimët, që vepron kundër humbjes së kujtesës dhe dëmtimeve konjiktive tek kafshët e përdorura për këtë studim, i kryer nga hulumtuesit e Institutit Salk për Studimet Biologjike në Kaliforni.

Kërkuesit, duke i injektuar një grupi minjsh me simptomat e Alzheimer një dozë ditore prej Fisetine, një flavanol natyral e familjes flavonoide, kanë zbuluar se kjo substancë ka penguar përkeqësimin e kujtesës dhe të të mësuarit.

Megjithatë substanca e injektuar nuk ka ndryshuar formimin e pllakave amiloide në tru, d.m.th ato substanca që “akuzohen” si një rrënja biologjike e sëmundjes Alzheimer. Pavarësisht kësaj, rezultatet e studimit sugjerojnë që për trajtimin e sëmundjes Alzheimer mund të ndërhyhet pa marrë parasysh praninë e pllakave amiloide.

“Ne e kishim treguar edhe më parë që te kafshët normale, fiestina mund të përmirësojë kujtesën. Por në këtë studim, ne kemi demonstruar gjithashtu se ajo mund të ketë një efekt edhe te kafshët që janë të rrezikuara nga sëmundja Alzheimer”, shpjegon doktoresha Pamela Maher, autorja kryesore e studimit. Studiuesja i referohet një studimi të kryer më shumë se dhjetë vjet më parë, nëpërmjet të cilit kishte zbuluar se fisetina ndihmon në mbrojtjen e neuroneve të trurit nga efektet e plakjes. Maher dhe kolegët e saj nëpërmjet metodës laboratorike edhe asaj eksperimentale te kafshët kanë gjetur se, përbërësi ka efekte jo vetëm antioksidante por edhe antiinflamatore te qelizat e trurit.

“Ajo që ne kuptuam është që fisetina ka një lloj të madh proteinash, të cilat nëse i marrin, mund të jenë të dobishme edhe në rastin e sëmundjes Alzheimer. Ndërkohë, në momentin e eksperimentimit te kafshët, edhe pse sëmundja përkeqësohej, fisetina ishte në gjendje që të vijonte të parandalonte sëmundjen”, përfundon Maher.

Ushqimet që duhen përdorur pas infarktit

$
0
0

fibrefoodsNgrënia e ushqimeve të pasura me fibra redukton rrezikun e vdekjes me 25%, në rastin e atyre njerëzve që kanë kaluar një infarkt në miokard. Çdo dhjetë gramë fibra në ditë, të cilat gjenden te bizelet, brokoli, bajamet etj, shënojnë një reduktim rreziku në masën 15%, në raport me ata persona që konsumojnë më pak.

Këtë fakt e tregon një studim i publikuar në “British medical journal”, studim i zhvilluar mbi 2258 femra dhe 2840 meshkuj, të cilët paski kishin kaluar një infarkt u mbajtën në monitorim për 9 vjet nga studiuesit e Harvard school of public health në Boston (SHBA). Gjatë periudhës së monitorimit gjetën vdekjen 682 femra dhe 451 meshkuj. Studiuesit konstatuan se personat që konsumonin më shumë fibra jetonin më gjatë se ata që nuk konsumonin ushqime të tilla.


Keni uri, ja si duhet vepruar

$
0
0

uriMos filloni të mbani dietë të vështirë, sepse trupi do të kundërveprojë.

Filloni të blini më mirë ushqime me tregues të ulët glikemik, fasule, perime të thara, oriz, bukë të zezë, musli, çokollatë të zezë, fruta të freskëta, etj.

Përpara se të vraponi në kuzhinë, uluni pak, pini një gotë me ujë dhe merruni me një aktivitet që ta zëvendësojë këtë dëshirë: një shëtitje ose ushtrime për frymëmarrjen.

Nëse duhet të hani me çdo kusht diçka, hani më mirë dy produkte sesa vetëm një. Së pari, pasi në këtë mënyrë do t’ju duket sikur po hani më shumë dhe, së dyti, do të hani në mënyrë më të ekuilibruar.

Jepuni përparësi ushqimeve me pak kalori, për shembull, kos me 0% yndyrë, biskota me miell orizi, djathë bebeje, domate të vogla ose fruta.

Mos rrini pa ngrënë në mëngjes, që të hani kur t’ju marrë uria rreth orës 11:00, hani më mirë bukë të zezë dhe proteina sesa sheqerna të thjeshta të tipit drithëra me sheqer, reçel apo ëmbëlsira, të cilat gjithsesi nuk ju japin aq energji sa të rezistoni deri në drekë

Humbja e peshës pas lindjes

$
0
0

nena dhe femijaJavën e kaluar Dukesha Kate Middelton e tregoi barkun e saj të rrafshët derisa po luante bejsboll në një shkollë, ndërsa Kim Kardashian vazhdon të befasojë më paraqitjen e saj, pasi që lindi vetëm 4 muaj më parë, duke u dukur tërësisht njëjtë si para lindjes.
Por, normalisht, për t’u dukur sa më e dobët, në fushën e showbizit është gjëja primare e jetës.

Ndërsa gratë e zakonshme, që nuk kanë nevojë të dalin para botës, por dëshirojnë që ta shohin vetën në pasqyre dhe të duken para burrave të vet sikur nuk kanë lindur fare, për sa kohë mund ta kthejnë trupin siç e kanë pasur?
Për disa femra, duhen rreth 3 muaj. Ndërsa, për nënat mund të marrë më shumë kohë.
Diçka të rëndësishme që duhet mos ta harroni: Sa më shumë që shtoni peshë gjatë shtatzënisë, aq më shumë kohë ju duhet që të ktheni peshën siç e keni pasur. Kështu që, mos e merrni shumë në konsideratë që duhet të hani për dy veta, trupi juaj nuk ka nevojë për kalori ekstra.
Ja disa shembuj qe mund t’i lexoni këtu, në lidhje me kthimin e trupit tuaj siç e keni pasur para se të mbetni shtatzënë:

Mos i pini kaloritë, përqendrohuni në ujë apo në lëngje me zero sheqer.

Hani proteina në çdo drekë ose darkë që porositni.

Mos hani asgjë pas darkës.

Shtrydhni frutat dhe krijoni lëngje prej tyre, ato ju bëjnë të humbni shumë kalori.


Thuhet se është tej mase e vështirë të përqendroheni në ushtrime, në palestër dhe në dieta, sepse jeni shumë e lodhur pasi keni lindur. Por, për t’u kthyer në xhinset tuaja të preferuara vetëm ndiqi këta shembuj më lart, sa më shumë që mundeni. Është e sigurt që do të filloni të bini ngadalë nga pesha.

Zgjimi herët, si të mësohemi me këtë zakon

$
0
0

zgjohemZgjimi herët në mëngjes është një mënyrë e mirë për të filluar ditën. Këtu janë disa këshilla për të përballuar zgjimin herët në mëngjes.
Shkoni në shtrat më herët: Ndoshta faktori më i madh i vështirësimit të zgjimit në mëngjes është privimi i gjumit. Nëse ju jeni në internet deri natën vonë ose shikoni seri, është koha për të ndryshuar këtë zakon. Një sjellje e tillë nuk sjellë asgjë të mirë, ai thjesht nuk ju ndihmon.

Bëni një rutinë: Trupi juaj pëlqen rutinën. Për këtë arsye, ne jemi gjithmonë të uritur në të njëjtën kohë të ditës. E njëjta gjë vlen edhe për gjumin. Nëse ju e ktheni në rutinë, është shumë më e lehtë që të zgjoheni herët në mëngjes.

Reduktoni futjen e kafeinës: Më pak kafeina do të thotë që ju nuk do të jeni një buf nate. Fusni më pak kafeinë në trupin tuaj dhe ju menjëherë do të vini re ndryshimin në shprehitë tuaja në lidhje me kohën që ju të shkoni në shtrat.

Mbani motivimin: Gjeni një arsye të mirë për tu zgjuar herët në mëngjes. Ushtrimi është një fillim i mirë dhe një arsye e mirë për tu zgjuar nga shtrati. Ushtrimi në mëngjes do të sigurojë energji shtesë gjatë ditës, kështu që filloni me ushtrime të mëngjesit dhe gjërat do të jenë shumë më të lehta.

Aktiviteti fizik ju rinon fytyrën me disa vite

$
0
0

vajzaThuhet se aktiviteti fizik e mban të ri organizmin, ndërsa së fundmi është zbuluar se aktiviteti fizik intensiv e rinon fytyrën mbi dhjetë vjet, edhe nëse praktikimi i sportit nis pas moshës 40 ose 65 vjeçare.

Studiuesit kanadezë të McMaster University, në Ontario, kanë studiuar një grup personash, duke vëzhguar fotografitë e një grupi femrash nga 20 deri në 84 vjeç, para dhe pas nisjes së stërvitjes.

U vu re se pas tre muajsh stërvitje, fytyra e tyre ishte më e re, më e shëndetshme dhe më e tonifikuar, madje edhe deri në dhjetë vite më e re, krahasuar me femrat që nuk merren me aktivitet fizik.

Studiuesit theksojnë se janë disa substanca të prodhuara nga muskujt gjatë stërvitjes, ato që përmirësojnë cilësinë e lëkurës, duke e mbajtur gjithnjë e më të re, si dhe duke penguar shfaqjen e rrudhave.

Si të kuptojmë sëmundjen nëpërmjet syve

$
0
0

syteNjihuni me simptomat e syve që në dukje janë të zakonshme, por që mund të zbulojnë të dhëna shumë të rëndësishme për shëndetin e të gjithë trupit tuaj.
Sipas ekspertëve, bebëzat tuaja të syve mund të përmbajnë të dhëna për probleme shëndetësore të padiagnostikuara dhe një kontroll rutinë i syve mund të zbulojë të vërtetën.

Sytë janë një dritare për në trup, duke ofruar një paralajmërim të shkëlqyer për shumë sëmundje që mund të kërcënojnë jetën. Shumica e njerëzve mendojnë se na nevojiten kontrollet tek okulisti vetëm për të kontrolluar problemet me të parit.

Por e vërteta është se secili prej nesh duhet të kryejë ekzaminime të rregullta për t’u siguruar se nuk ekzistojnë probleme si diabeti, që mund të kuptohet edhe nëpërmjet vizitës së syve.

Ja disa simptoma të zakonshme që mund të hasen nga okulistët dhe që mund të tregojnë të dhëna të rëndësishme për shëndetin tuaj.

Sytë e kuq

Mund të jetë: Presion i lartë gjaku

Kur një okulist u hedh një dritë në sy, ai është në gjendje të shikojë enët e gjakut në retinën tuaj, që janë shumë të ndjeshme në pjesën e pasme të syrit. Presioni i lartë i gjakut mund t’i bëjë enët e gjakut të shtrembërohen ose të shpërthejnë duke e bërë kështu syrin tuaj të duket i kuq. Një nga katër të rritur me presion të lartë gjaku, nuk janë të informuar për gjendjen e tyre që mund të shkaktojë infarkt.

Zona të verdha pas syrit

Mund të jetë: Diabet

Zona të verdha yndyre ose pika të vogla në retinë, janë shenja e diabetit të llojit të dytë. Një ndryshim i madh në lidhje me recetën e syzeve që duhet të mbani është shkaku tjetër i kësaj gjendjeje. Diagnostikimi i hershëm është çelësi për të shmangur problemet afatgjata ndonjëherë edhe fatale.

Unaza në iris

Mund të jetë: Kolesterol i lartë

Unaza të bardha rreth irisit, pjesës së ngjyrosur të syrit, janë shenja të nivelit të lartë të kolesterolit. Një tjetër e dhënë janë zonat e yndyrës së bardhë nën lëkurë ose rreth kapakut të syrit. Studimet tregojnë se njerëzit me të dyja këto simptoma kanë rrezik më të lartë të kenë një sëmundje zemre.

Kapakët e brendshëm të zbehtë

Mund të jetë: Anemi

Nëse pjesa e brendshme e kapakut të poshtëm të syrit është e zbehtë kur ju e ulni atë me gisht, ka shumë mundësi të jeni anemik. Pra keni mungesë të hekurit, i cili ndihmon qelizat e kuqe të gjakut. Anemia mund të trajtohet me përbërës hekuri, por mund të jetë gjithashtu një shenjë e hemorragjisë së brendshme.

Sytë e fryrë

Mund të kemi probleme me tiroidet

Sytë e mëdhenj mund të jenë karakteristikë e një familjeje, por kur e shihni se sytë u janë fryrë, kjo mund të jetë një shenjë e një tiroideje tepër aktive. Niveli jo normal i hormoneve të tiroideve shkakton që indet rreth syrit të fryhen, duke i bërë ata shumë të nxjerrë.

Qepalla të varura

Mund të jetë: Infarkt ose paralizë

Një sy i rënë mund të tregojë se jeni të prirur ndaj paralizës së ashtuquajtur Bell, që është një gjendje e përkohshme paralize. Por mund të jetë një simptomë e infarktit, veçanërisht nëse të folurit ka filluar të ngatërrohet. Shumë rrallë kjo gjendje mund të jetë provë e një tumori në tru ose e një sëmundjeje autoimune që është e njohur si miastenia e rëndë.

Sy të verdhë

Mund të jetë: Sëmundje mëlçie

Problemet në mëlçi, përfshirë këtu hepatitin dhe cerozën, mund t’i kthejnë sytë nga të bardhë në të verdhë, një simptomë që kërkon një ndërhyrje të menjëhershme mjekësore. Ngjyra shkaktohet prej bilirubinës, një kimikat i krijuar nga shkatërrimi i hemoglobinës, molekulës brenda qelizave të kuqe të gjakut që mban oksigjenin.

Zbehje e nervit optik

Mund të jetë: Tumor në tru

Nervi optik, i cili transmeton informacion nga retina në tru, është i dukshëm në pjesën e pasme të syrit. Kur ky është i zbehtë kjo mund të jetë një provë se vuani nga tumori në tru.

Pupilë të masës së ndryshme

Mund të jetë: Infarkt ose tumor

Pupilat e shëndetshme janë përafërsisht të së njëjtës masë dhe zakonisht reagojnë njëlloj ndaj dritës. Nëse ky nuk është rasti juaj, kontrollohuni për probleme si infarkti, tumor të nervit optik ose në tru.

Viewing all 719 articles
Browse latest View live