Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all 719 articles
Browse latest View live

Çfarë duhet të hamë për dhëmbë më të bardhë?

$
0
0

dhembe-te-bardheDuke u kujdesur për higjienën orale ne i ruajmë dhëmbët tona vazhdimisht në mënyrë të shëndetshme, duke zgjatur kështu edhe jetën e tyre nga ana e qëndrueshmërisë.
Përpos pastave, furçave të dhëmbëve dhe lëngjeve dezinfektuese të gojës, edhe ushqimet ndikojnë që të kemi dhëmbë më të bardhë në mënyrë natyrale dhe të shëndetshme.
Disa nga ushqimet që do ju ndihmojnë t’i arrini këto efekte janë:

Molla
Acidi malik të cilin e posedon molla mundëson pastrimin e thellë dhe zbardhjen e dhëmbëve në mënyrë natyrale. Gjithashtu, lëvorja e mollës gjatë kafshimit largon papastërtitë nga dhëmbët andaj konsumojeni sa më shpesh.

Produktet e bulmeteve
Qumështi, djathi, kosi janë produkte të cilat përmbajnë kalcium, përbërës ky i cili forcon dhëmbët dhe i zbardh gjithashtu. Produktet e bulmetit përpos kalciumit, forcojnë edhe sistemin imunitar.

Uji
Padyshim është produkti esencial për jetë. Duke konsumuar ujë shpeshhërë gjatë ditës ne mundësojmë shpërlarjen e dhëmbëve dhe largojmë papastërtitë nga dhëmbët.

Brokoli
Kjo perime është përplot me fibra dhe duke ngrënë ushqime të cilat janë përplot me fibra në mbrojmë gojën tonë nga inflamacionet njëkohësisht edhe tërë trupin tonë.


Qëndrimi gjatë para kompjuterit ndikon në jetëgjatësinë

$
0
0

kompPuna e gjatë para kompjuterit dhe pajisjeve tjera elektronike, ekranet e të cilave emetojnë dritë të kaltër, mund të shkaktojnë dëmtime afatgjate të shikimit dhe pagjumësi, tregojnë studimet.

Rezultatet e disa studimeve britanike kanë nxjerrë në pah se gjashtë nga dhjetë persona të moshuar nuk flenë mjaftueshëm si rezultat i shfrytëzimit të pajisjeve elektronike.

Autorët e studimit thonë se kjo është jashtëzakonisht shqetësuese. Gjumi i pamjaftueshëm, nën shtatë orë në ditë te të moshuarit, shton gjasat për obezitet, sulme në zemër, diabet dhe kancer.

“Drita e kaltër e atyre pajisjeve nxit prodhimin e melatoninës, një hormon i cili ndikon në gjumë, andaj është e rëndësishme t’i shmangni ato para fjetjes”, thotë Richard Wiseman nga Unvierstieti Hertfordshire.

Ndërkohë, specialisti i syve Andy Hepworth thotë se “rrezet blu-violet janë shumë të rrezikshme dhe toksike për syrin” dhe shton se dëmtimi është edhe më i madh nëse ju shikoni pa mbyllur sytë shpesh dhe pa u shkëputur kohë pas kohe nga ekrani.

“Brenda një periudhe të gjatë kohore kjo mund të dëmtojë sytë tuaj”, thotë ai.

Ekranet dhe degjenerimi makular

Ekspozimi i zgjatur në rrezet blu-violetë shton rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular, që në moshë të vonshme është shkaktari i humbjes së shikimit dhe për të cilin nuk ka metoda të shërimit.

Ekspertët thonë se për dallim nga drita blu-e bronztë e cila i përshtatet orës biologjike, ajo blu-violet, të cilën e emetojnë ekranet, prish strukturën e gjumit dhe ndikon në gjendjen shpirtërore.

“Edhe pse nuk e dimë nëse ekziston një lidhje e e drejtpërdrejt në mes të problemeve me shikimin, ka dëshmi të mjaftueshme laboratorike për efektin e tyre të dëmshëm”, shton Hepworth.

Hulumtimi ka treguar se madje gjysma e të rriturve të cilët kalojnë rreth shtatë orë në ditë duke shikuar në ekrane, fillojnë të ndjehen të shqetësuar kur janë larg pajisjeve elektronike, për shembull nga telefonat e mençur.

Hulumtimi po ashtu ka treguar se 55 për qind të personave të pyetur mendojnë se ndjenja e djegies së syve ka qenë ndikimi kryesor afatgjatë i lidhur me përdorimin e ekraneve.

Rreziku nga depresioni

Ekspertët thonë se këshilla është shumë e thjeshtë – rregullisht bëni pushime kurdo që keni punë me kompjuterin ose pajisjet tjera elektronike.

Më herët një studim trevjeçar japonez kishte përcjellë 25 mijë persona dhe kishte treguar se qëndrimi para kompjuterit më shumë se pesë orë në ditë shton dukshëm rrezikun e vuajtjes nga depresionit.

Hulumtuesit nga Universiteti Chiba kishin arritur në përfundim se punëdhënësit duhet ta kufizojnë kohën të cilën të punësuarit e kalojnë para ekraneve.

“Rezultatet tregojnë se me qëllim të parandalimit të çrregullimeve mentale dhe çrregullimeve të gjumit, është mirë të kufizohet përdorimi i kompjuterit në më pak se pesë orë në ditë”, është shprehur lideri i studimit, Tetsuya Nakazawa.

Studimi është publikuar në revistën shkencore American Journal of Industrial Medicine.

Luftë depresionit me…..banane

$
0
0

bananaPërdoren shpesh nga atletët për të pasur një rikuperim energjish të menjëhershëm, por mund të përdoren fare mirë edhe si një aleat kundër depresionit, duke qetësuar nervat dhe duke relaksuar trurin.

Sipas një studimi amerikan të botuar në “Journal of Neuroscience Letters”, thuhet se vitamina B që ndodhet te bananet ndihmon për të qetësuar ndjesinë e nervozizmit, duke stimuluar edhe përmirësimin e humorit.

Banania përmban edhe potas, i cili është një mineral që redukton radikalet e lira dhe parandalon dëmtimet në tru. Ky frut ndikon edhe për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut si dhe për përmirësimin e apartit tretës.

Ozon-terapia në trajtimin e arteriopatisë periferike dhe plagëve që mezi shërohen

$
0
0

Picture5Arteriopatia periferike është indikacioni klasik i përdorimit të ozon-terapisë. Kjo në sajë të disa karakteristikave të vecanta që ka ozoni

  • Rrit elasticitetin e enëve të vogla të gjakut.
  • Oksidon dhe zbërthen pllakëzat athero-sklerotike.
  • Përmirëson rrjedhshmërinë e gjakut nëpër enët e tij.
  • Bën që eritrocitet të cojnë më shumë oksigjen drejt indeve.

 

Efektiviteti i ozon-terapisë në trajtimin e arteriopatisë periferike (endarteritis obliterans) është 80-96%; ai varion në varësi të stadit të sëmundjes.

Qysh nga raportimi madhështor i Rokitanskit në Kongresin Botëror të OBSH në Washington 1983, është pranuar se ozon-terapia mund të evitojë rreth 50% të amputacioneve (prerjeve) të këmbës. Rokitanski përdorte ozonin nën qese (ozone bagging) dhe injektimin intraarterial. Në ditët tona aplikimi intraarterial nuk rekomandohet, me përjashtim të rasteve ekstreme (si ultima ratio medicorum). Sot ozon-terapia për arteriopati perferike apo këmbë diabetike jepet në formën e ozone bagging dhe në mënyrë sistemike (në formën e autohemoterapisë madhore).

Picture6

 

 

 

 

ozon_01

 

 

 

Ozone bagging                                                                           Autohemoterapia madhore

 

Aplikimi lokal (nën qese) i ozonit në përqëndrime të larta synon sterilizimin e plagës dhe në një fazë të dytë përqëndrimet më të ulta ndihmoinë procesin e shërimit. Kurse aplikimi sistemik rrit saturimin e oksigjenit në eritrocite, clirimin e tij drejt indeve periferike, modifikon vetitë rheologji-ke (qarkulluese) të gjakut, eviton ngjizjen e eritrociteve, përmirëson të gjitha hallkat metabolike të respiracionit qelizor, ndihmon një kontroll më të mirë të nivelit të sheqerit në gjak, forcon imunitetin dhe gjendjen e përgjithshme të pacientit.

Nga dhjetra raportime për mrekullitë e ozon-terapisë në trajtimin e plagëve që mezi shërohen  kam zgjedhur këtë si më poshtë

  • Rasti I: grua 62 vjec me diabet tipi II, pa probleme të tjera shëndetësore, nuk pinte duhan. Bën një ulcer në këmbë dhe shkon tek dermatologu, i cili e trajton me mjekime topikale dhe heqje kirurgjikale të materialit nekrotik mbi plagë. Megjithatë ulcera sa vinte e përkeqësohej dhe dhimbja bëhej e padurueshme.
  • Rasti II: burrë 57 vjec, plotësisht i shëndetshëm, nuk pinte as duhan, as alkool. I dalin flluska me ujë në të dy këmbët të cilat progreduan në ulcer, edemë dhe dhimbje të padurueshme. Konsultohet nga shumë specialistë (dermatolog, internist, alergolog, kirurg vaskular) të cilët bien në konsensus për “vasculitis” me etiologji të panjohur.

Dhimbja e padurushme i bën që të vijnë në klinikën e dhimbjes ku u trajtuan me simpatectomi lumbare dhe epidurale të vazhdueshme me bupivacainë dhe morfinë. Dhimbja u qetësua disi, kurse plagët vazhduan të përkeqësohen. Të dy rasteve ju propozua nga kirurgu vaskular prerja e këmbës, kurse ozon-terapisti sugjeroi trajtimin me autohemoterapi madhore. Pas disa seancash trajtim fillon të reduktohet dhimbja, kurse plagët u shëruan përkatësisht  pas 40 dhe 70 seancash (shih figurat më poshtë).

Ky shërim do të ishte më i shpejtë nëqoftëse aplikimi sistemik i ozonit do të kombinohej me atë lokal (ozone bagging)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Disa këshilla për të parandaluar shfaqjen e rrudhave

$
0
0

rrudfhatMe kalimin e kohës, indet fijore që mbajnë lëkurën kanë tendencë për tu thyer. Ky fenomen bën lëkurën të dobët. Për shkak të humbjes graduale të elasticitetit, lëkura merr rrudhat dhe humbet qëndrueshmërinë.
Ndër arsyet kryesore për paraqitjen e rrudhave janë ekspozimi në rrezet e dëmshme të diellit dhe mungesa e ujit në lëkurë.

Disa këshilla dhe masa të kujdesit mund të ju ndihmojnë të mbani në kontroll rrudhat për aq kohë sa të jetë e mundur. Të listuara janë rekomandimet e përbashkëta dhe të rëndësishme për të parandaluar rrudhat duke parandaluar ose vonuar zhvillimin e tyre.

Përdorimi i kremit mbrojtës të diellit

Dëmtimi nga dielli është një nga arsyet më të zakonshme të rrudhave. Nëse lëkura është e pambrojtur nga ekspozimi i diellit, probabiliteti i rrudhave, skuqjes dhe madje edhe kanceri përshkallëzohet. Prandaj, lëkura ka nevojë të mbrohet duke përdorur kremin mbrojtës (30 ose më të lartë) ose një moistirizues mbi baza të përditshme, në mënyrë që rrezet e dëmshme UV nuk do të mund të depërtojnë në qelizat e lëkurës. Rrezet ultra vjollcë janë të dëmshme dhe prishin kolagjenin, e cila mund të rezultojë më pas në rrudha.

Hani ushqime të pasura me anti-oksidant 

“Ushqimet që ju hani mund të jenë burim i mirë për lëkurën tuaj, për të ndihmuar atë të luftojë shenjat e jashtme të sëmundjes dhe plakjes”, thotë Allison Tanis, këshillues i lëkurës. Ushqime të pasura me antioksidant duhet të jetë
pjesë e dietës suaj të përditshme. Boronica, luleshtrydhe, manaferra. Manaferrat ndihmojnë në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës dhe rritjen e prodhimit të kolagjenit, duke siguruar nxitjen për të luftuar radikalet e lira që dëmtojnë lëkurën.

Pini sa më shumë ujë të jetë e mundur 

Ujë jo vetëm ju mban të hodratuar por gjithashtu bën disa përfitime të lëkurës. Mungesa e ujit është një nga arsyet për thatësinë e lëkurës, e cila gjithashtu bën që rrudhat paraqiten më të shpejt. Në këtë mënyrë, uji ju mundëson që të mbani lëkurën me ngjyra të ndezura, të shëndetshme dhe të freskët. Për këtë duhet të pini të paktën 2 litra ujë çdo ditë.

Ruajtja e higjienës bazike të lëkurës

Higjiena e lëkurës është një domosdoshmëri për ngjyra të ndezura dhe lëkurë të shëndetshme. Kjo përfshin larjen e fytyrës tuaj çdo natë me një Retinol që përmban produkt të kujdesit të lëkurës, e më pas duke aplikuar moisturizer. Retinoli ndalon veprimin e e radikalëve të lira të lëkurës dhe molekulave të paqëndrueshme të oksigjenit në lëkurë.

Lënia e duhanit

Pirja e duhanit është një tjetër arsye e dëmtimit të lëkurës që të çon në rrudhat. Ndikimi i duhanit është shumë i qartë nga fakti se edhe pirja e duhanit shkakton dëme të pariparueshme në lëkurë.
Lërja e duhanit dhe ndryshime në dietë është e gjitha që ju duhet për të vonuar procesin plakjes së lëkurës. Përveç ruajtjes së lëkurës së shëndetshme, mund të zvogëloni shpenzimet e panevojshme për formulat shtrenjta sintetike apo operacioneve për një lëkurë rinore.

30 minuta përdorim i telefonit mjafton të rrisë rezikun nga kanceri

$
0
0

telRreziku nga kanceri, mjafton vetëm 30 minuta qëndrimi në telefonQëndrimi për rreth gjysmë ore me telefon në dorë, rrit riskun për tu prekur nga tumoret. Alarmi është dhënë nga studimet më të fundit të Universitetit të Bordeaux, i cili thekson se përdorimi i shpeshtë i telefonit mund të shkaktojë dëme cerebrale të pjesshme.

Ndërkohë, nëse rrini 15 orë në muaj, duke përdorur telefonin, kjo është sjellje tepër e rrezikshme për trurin.

Abuzimi me celularët- Njësia e Studimeve Epidemiologjike pranë këtij universiteti ka bazuar studimin e saj, duke marrë në analizë njerëzit që qëndronin për një kohë të gjatë me telefon në dorë, dhe duke e përdorur atë.

Nga studimi u arrit në përfundimin se gjysmë ore bisedë telefonike çdo ditë, do të dyfishtë rrezikun e shfaqjes së kancerit në tru.

Ushqimi ideal kur kemi probleme me tretjen

$
0
0

ehhhPothuajse të gjithëve na ndodh të kemi probleme me tretjen dhe aparatin tretës. Shkak mund të bëhen ushqimet e thata, konsumi i tepërt i alkoolit apo edhe përdorimi medikamenteve në sasi të mëdha.

Mjalti është ai ushqim që është cilësuar si një element shumë i mirë dhe këshillohet të konsumohet që në orët e para të ditës. Që aparati tretës të funksionojë pa probleme, mjafton të kombinoni kosin me mjaltin. Në të njëjtën kohë, kosi me mjaltin ndikojnë edhe për ta mbajtur lëkurën më të freskët dhe më të re.

Sapo zgjoheni, mund të hani një gotë kos me një lugë mjaltë, brenda të cilit mund të hidhni 3-4 lajthi ose bajame. Ky kombinim ndihmon për qarkullimin e ushqimit në organizëm, si dhe për zemrën.

Mëlçia, ushqimet që e pastrojnë atë

$
0
0

lengjeStili i sotëm i jetesës nuk shkon në favor të shëndetit. Kur hamë më shumë se duhet ose hamë pashëndetshëm trupin e ekspozojmë ndaj stresit, për ç’arsye mëlçia fillon të punojë shumë më shumë sesa gjendja normale. Kur mëlçia është e mbingarkuar, nuk mund ta lirojë trupin nga toksinat dhe yndyrat. Fatmirësisht ekzistojnë shumë ushqime që nxisin procesin natyror të pastrimit të mëlçisë.

Hudhra – Vetëm një sasi e vogël e hudhrës është e mjaftueshme të aktivizoni enzimat e mëlçisë dhe ndihmoni trupin për t’u liruar nga toksina. Hudhra përmban sasi të lartë të alicinës dhe selenit, 2 kompozime natyrale të cilat përshpejtojnë procesin e pastrimit të mëlçisë.

Grejp fruti - Përmban sasi të lartë të vitaminës C dhe antioksidantëve që janë të shkëlqyeshme për pastrimin natyral të mëlçisë. Lëngu i freskët i grejpit do të jetë i mjaftueshëm për të aktivizuar enzimat e mëlçisë të cilat e lirojnë trupin nga toksina, por edhe nga kompozimet kancerogjene.

Panxhari dhe karota – Të dy bimët janë burim i shkëlqyeshëm i flavonoideve dhe beta karotenit. Përshpejtojnë punën e mëlçisë dhe përmirësojnë funksionin e saj.

Çaji i gjelbër – Kjo pije është burim i pasur i antioksidantëve të njohura me emrin katehine. Ata përshpejtojnë punën e mëlçisë dhe shëndetin e organizmit në përgjithësi.

Perimet me gjethe të gjelbra – Një nga ushqimet më të mira për pastrimin e mëlçisë janë perimet e gjelbra, pavarësisht a i hani të pagatuara, të ziera ose i konsumoni përmes lëngjeve. Janë burim i shkëlqyeshëm i klorofilit i cili tërheq të gjitha toksinat nga qarkullimi i gjakut. Përshpejtojnë punën e mëlçisë, por edhe reduktojnë rrezikun nga krijimi i çrregullimeve të ndryshme në punën e mëlçisë.

Avokado – Është burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega 3 të cilat zvogëlojnë rrezikun nga krijimi i sëmundjeve të ndryshme dhe në veçanti janë të mira për përmirësimin e punës së mëlçisë.

Mollët – Janë të pasura me pektinë e cila ndihmon trupin të lirohet nga toksinat përmes traktit tretës dhe në këtë mënyrë e ngarkojmë më pak mëlçinë dhe ia lehtësojmë punën.

Vaji i ullirit – Vaji i ullirit është i shkëlqyeshëm për shëndetin e mëlçisë por duhet ta konsumoni në sasi të moderuara. Ndihmon trupin për t’u liruar nga toksinat përmes traktit tretës, me çka reduktojmë ngarkimin e mëlçisë.

Drithërat e papërpunuara – Janë burim i shkëlqyeshëm i grupit të vitaminave B të cilat janë të njohura që përshpejtojnë dekompozimin e yndyrave dhe punën e mëlçisë.

Limoni dhe limeta – Këto citruse janë të pasura me vitaminën C e cila luan rol të rëndësishëm në lirimin e toksinave nga trupi. Pini lëng të freskët limoni ose limete në orët e mëngjesit për ta stimuluar punën e mëlçisë në mënyrë sa më efikase.

Arrat – Përmbajnë acide esenciale yndyrore të cilat janë të domosdoshme për punën si duhet të organizmit. Nxisin procesin natyral të pastrimit të mëlçisë.

Lakra – Aktivizon enzimat e mëlçisë të cilat janë kyçe në lirimin e trupit nga toksinat. Mund ta hani të pagatuar, në sallata, si gjellë ose shtesë në ushqime të ndryshme.

Kurkuma – Kjo është mëlmesë të cilën trupi me siguri e do, veçanërisht mëlçia. Nxit punën e mëlçisë, aktivizon enzimat e mëlçisë dhe ndihmon në lirimin e trupit nga kompozimet kancerogjene.


Ilaçi i mrekullueshëm natyror, farat e kungullit

$
0
0

faraFarat e kungullit janë shumë të pasura me amino acide triptofan i cili shëndrron serotoninën në organizëm dhe ndikon në gjumë të mirë. Lirisht para se të flini hani fara të kungullit dhe do të flini si foshnje.

Përveç kësaj, ajo që do të ju ndihmojë për relaksim është sasia e magneziumit që përmbajnë këto fara. Përveç që ju relakson, magneziumi ka rol të rëndësishëm për shëndetin e zemrës.

Farat e kungullit janë shumë të lehta për tretje dhe njëkohësisht janë shumë të pasura me proteina të shëndetshme. Janë të shkëlqyera për një meze të lehtë të shpejtë gjatë ditës sepse stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak, që do të thotë dhe humbje e lehtë e peshës nëse dëshironi të dobësoheni.

Vaji i krijuar nga këto fara është shumë i pasur me omega 3 acide yndyrore, kurse shkencërisht është dëshmuar që ndihmon shërimin e prostates së zgjëruar, dhe në mënyrë preventive e pengon atë. Janë shumë të mira për meshkujt për shkak të sasisë së madhe të zinkut që posedojnë.

Disa hulumtime kanë dëshmuar se konsumimi i farave të kungullit ka ndikim të njejtë si indometacini, ilaç që preferohet për ndezje të ndryshme, dhimbje dhe ënjtje pa asnjë efekt anësor.

Besohet se komponenti fitosterol që ndodhet në farat e kungullit mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit të ngritur dhe pas fëstëkut dhe farave të lulediellit, farat e kungullit kanë sasinë më të madhe të steroleve.

Që ti merrni në trup të gjithë nutritienët përmes farave më së miri do të ishte nëse i hani të pa përpunuara apo pak të pjekura në furrë, jo në temperaturë mbi 170°C, 15-20 minuta. Kriposni sipas dëshirës dhe kënaquni. Farat e kungullit janë shtojcë e shkëlqyer për sallata, supa, salca, kurse në pesto mundë t’i zëvendësoni arrat e pishës që janë vështirë për t’i gjetur.

Vende tinëzare ku qelizat kancerogjene të lëkurës fshihen

$
0
0

nishaneTrajtimi i kancerit të lëkurës jomelanomë është rritur për 77 përqind prej 1992 deri në 2006. Nëse dermatologu juaj nuk i kontrollon këto vende atëherë keni nevojë për një mjek tjetër.

Skalpi – lëkura e kokës
Melanoma e skalpit dhe e qafës ka rrezik më të madh të mortalitetit specifik të melanomës në krahasim me melanoma në pjesët tjera të trupit.

Qepallat – kapakët e syrit
Pesë deri në dhjetë përqind e kancereve të lëkurës paraqiten në qepalla. Pyesni mjekun tuaj që bëjë një kontroll.

Prapa veshëve
Edhe nëse keni flokë të gjatë, veshët tuaj (të cilët janë shpesh të lënë anash) kanë nevojë për krem kundër diellit.

Goja
Nëse keni një plagë/ulcerë që zgjatë mbi dy javë, kontrolli nga dermatologu apo stomatologu juaj.

Nën sqetulla dhe nyjet limfatike
Kur melanoma metastazon (shpërndahet), së pari paraqitet këtu.

Prapanicë
Edhe pse nuk ndiheni të rehatshëm për ta kontrolluar këtë pjesë, duhet ta bëni.

Ijët – pjesa e poshtme e barkut
Nëse dermatologu juaj nuk e kontrollon këtë pjesë, atëherë pyesni. Nëse i duket i mundimshëm, gjeni një mjek tjetër.

Në mes të gishtave të këmbëve
Njëri ndër vërtetimet që marrim rrezatim diellor çdokund dhe kudo. Gjysma e pacientëve të diagnostikuar me melanoma të shputave vdesin brenda 5 vitesh.

Nën thonj
Shkoni në kontroll pa manikyr apo shkëlqime në thonj në mënyrë që mjeku juaj ta kontrolloj atë pjesë.

Koha për kurën e qershive. Arsyet pse duhet bërë

$
0
0

qershiTashmë ka ardhur stina e shumëdëshiruar e qershive dhe të gjithë mund ti gjejmë kudo nëpër dyqane. Qershitë përveçse kanë pak kalori janë të pasura me një sërë vetish të tjera, pasi kanë efekt pastrues duke larguar toksinat si dhe forcojnë kapilarët e dhe zemrën. Vetitë e qershive janë të lidhura kryesisht me praninë e acideve organike dhe melatoninës, të cilat ndihmojnë veshkat për të eliminuar acidin urik dhe toksinat.

Kush ka probleme me hipertensionin, celulitin dhe fryrjen e këmbëve duhet të konsumojnë rregullisht qershi, madje në lëngun e gjetheve të tyre mund të fusin edhe këmbët për pesë minuta. Qershitë janë të pasura edhe me potas, ndaj janë në gjendje që të forcojnë zemrën, të përmirësojnë qarkullimin e gjakut si dhe mbajnë nën kontroll hipertensionin.

Fakte të rëndësishme rreth të ushqyerit me peshk

$
0
0

salmonPeshku është mishi më i shëndetshëm  nga të gjitha llojet e mishërave që i konsumojmë. Gjithashtu është ushqim shumë i preferuar nga shumë njerëz rreth botës për shkak të vlerave ushqyese dhe shijes që ka.
Gatimi i mishit të peshkut, varësisht nga lloji i ushqimit që do krijojmë, kërkon mjeshtri të përkryer për ta përgaditur, por cilado qoftë ajo mënyrë peshku mbetet gjithmonë shumë i shijshëm për tu konsumuar.
Përpos shijes, mishi i peshkut ka vlera ushqyese të jashtëzakonshme, vlera këto të cilat është vështirë të gjënden në produkte tjera ushqimore.
Vlerat ushqyese të peshkut janë:
* Yndyrnat omega 3
* Antioksidant
* Mbron trurin-pjesën e memories
* Shkrin dhjamin e tepërt
* Regullon problemet me diarenë
* Ka sasi të vitaminës A, B2, B12
Konsumuesit më të mëdhenj të peshkut sipas statistikave  të fundit janë popujt aziatikë, prandaj edhe  shumë receta të bëra me mish peshku kanë prejardhje nga këto vende.
Sygjerohet që brenda javës ky lloj ushqimi të konusmohet të paktën 2 herë.

I ndjeni sytë të lodhur? Pesë hapa për ti freskuar ato.

$
0
0

sy te lodhurShpesh i ndjejmë sytë tanë të lodhur dhe të përgjumur. Ky është një problem i të gjithë njerëzve dhe në veçanti të atyre që bëjnë udhëtime të gjata për orë të tëra, apo personave që punojnë shumë orë përpara kompjuterit. Nëse dëshironi që sytë tuaj të jenë më freskët, tashmë mund të provoni këto pesë hapa të thjeshtë dhe të keni rezultat.

1. Përdorni syze dielli. Rrezet ultraviolet dobësojnë kolagjenin e lëkurës dhe shkaktojnë rrudhje dhe varje të parakohshme të saj. Investoni në një palë syze dielli cilësore të cilat bllokojnë rrezet UVA dhe UVB.

2. Hiqni dorë nga pirja e duhanit.

3. Përdorni një zbutës për hidratim.

4. Një krem me vitaminë A do të ishte një alternativë e mirë. Ai ndihmon në mënjanimin e rrudhave dhe minimizon ato që tashmë janë krijuar.

5. Ulni inflamacionin rreth syve. Sytë me qeska poshtë mund të ulen duke aplikuar mbi ta disa feta kastraveci, lugë të ftohta ose paketa çaji të freskëta.

Vera e kuqe mund të mos jetë aq e mirë për shëndetin sa është menduar deri tani

$
0
0

vere e kuqeVera e kuqe mund të mos jetë aq e mirë për shëndetin siç është menduar në përgjithësi, kanë thënë hulumtuesit të cilët kanë analizuar përbërësit e kësaj pije.
Ekipi ka ndjekur shëndetin e rreth 800 fshatarëve të rajonit Chianti në Itali për të përcaktuar nëse kjo pije që konsumojnë ka një efekt të dukshëm.

Ata kanë dështuar për të provuar se një resveratrol përbërës parandalon sëmundjet e zemrës apo zgjat jetën.

Shumë studime janë përpjekur për të përcaktuar se pse në Francë kishte një normë të ulët të sëmundjeve të zemrës, edhe pse shumë francez hanë ushqime të yndyrshme. Disa besojnë se sekreti është konsumi i moderuar i verës së kuqe.

Studimet e mëparshme kanë vërtetuar se konsumimi i verës së kuqe, çokollata e errët dhe manaferrat ulin inflamimin, përgjegjës për këtë është resveratroli kryesor i tyre përbërës.

Studimi përfshiu 783 pjesëmarrës të rritur nga disa qytete të vogla në Toscana. Gjatë nëntë viteve të hulumtimit, 268 burra dhe gra kanë vdekur, në 174 njerëz janë zhvilluar sëmundje të zemrës, dhe në 34 disa forma të kancerit.

“Ne nuk kemi arritur të provojmë mendimin se një ushqim i caktuar është i mirë për ju, sepse ajo përmban resveratrol”, tha profesor Richard Sembas, krysori i studimit.

Sipas tij, përfitimet nga pija e verës, çokollatës së errët apo manaferrat, nëse ka, mund të jenë vetëm përbërësit e tjerë të përbashkët.

“Këto janë ushqime komplekse, dhe çdo gjë ne e dimë nga studimet tona është se përfitimet nuk janë rezultat i resveratrolit”, tha ai.

Lëngu magjik praktik

$
0
0

lenguSallata jeshile është e përkryer për humbje në peshe, sepse përmban pak kalori dhe përqindje të lartë antioksidantësh. Ajo është anti-inflamatore dhe diuretik, dhe më e rëndësishmja lufton celulitin.

Ingriedientet:  5 gjethe sallatë jeshile

10 gjethet e majdanoz

                              1 filxhan lëng portokalli

Përzierja:Përgatitja është shumë e thjeshtë. Hidhini të gjithë përbërësit në mikser dhe lërini derisa të realizohet një lëng kompakt.

Pini disa gota gjatë ditës.


Omega-3 për të Moshuarit

$
0
0

omega-3Përfundimi vjen nga një studim amerikan i realizuar nga departamenti i mjekësisë interne në Universitetin e South Dakotas. “Gjetjet tona mbështesin idenë se nivelet e larta të omega-3 të marra nga peshqit ose suplementët janë të mira për shëndetin e trurit”, thotë James Pottala, autor i studimit dhe profesor në universitetin e përmendur. Studimi kishte analizuar nivelet e acideve yndyrore omega-3 te më shumë se një mijë gra të moshuara. Pas tetë vitesh, kur mosha mesatare e tyre ishte 78 vjet, ato kanë bërë skanime të trurit me rezonancë magnetike. Pjesëmarrëset me nivele dyfish më të larta të acideve omega 3 kishin vëllim 0.7 për qind më të lartë trurit. Ato kishin edhe vëllim më të madh të hipokampusit, që është një zonë në tru të cilën sëmundja e memories, Alzheimeri, e sulmon më së pari. Megjithatë studiuesit thonë se ka nevojë për më shumë kërkime për të kuptuar se pse kjo ndodh dhe sa është sasia e cila mund të na sjellë më së shumti dobi.

Gjashtë vese të mira që mund ti nisni nga sot

$
0
0

shendet i mireTë gjithë dëshirojmë të jemi të shëndetshëm, apo? Edhe pse shumë gjëra rreth shëndetit nuk mund ti kontrollojmë, disa prej tyre mundemi. Duke zhvilluar veti të shëndetshme të cilat i praktikojmë gjatë ditës ne mund të ndryshojmë fatin në të mirën tonë për një jetë më të gjatë dhe të shëndetshme.

1. Pi më shumë ujë. Pirja e ujit është e domosdoshme e këtë krejt e dimë, ama sasia që pimë shumica është jo e mjaftueshme. Shumica e njerëzve nuk pinë aq ujë sa mjafton për trupin e tyre. Thjeshtë nëse konsideron faktin që trupi i njeriut përbëhet nga 75% ujë duhet të kuptosh rëndësinë e pirjes së 8 – 10 gota ujë apo edhe më shumë në ditë. Problemet që shoqërohen me hidratim të pamjaftueshëm dhe dobitë e hidratimit të mirë janë të shumta për ti futur këtë, por mendo për këtë: Sasia e pamjaftueshme e ujit dhe dehidratimi rrit rrezikun që të zhvilloni guret ne veshka. Nëse ndonjëherë ke vuajtur dhe ke ndjerë dhembjet nga guret ne veshka kjo mjafton për t’iu shtyrë juve që të pini ujë më shumë.

2. Ha më pak ushqim dhe më shpesh. Shumë njerëz besojnë se mënyra më e mirë për humbje peshe është që të kapërcejmë (mos të hamë) vaktet (mëngjesin, drekën apo darkën) dhe të hamë sa më rrallë. E vërteta është se kur kapërcen vaktet metabolizmi ngadalësohet e kështu ju digjni më pak kalori dhe yndyra. Më mirë është që të hani 5 apo 6 vakte me sasi të vogla të ushqimit (ha çdo 3 orë gjatë ditës) që metabolizmi të vazhdoj punën. Fut proteina (djathë, peshk, mish pa dhjam, arra, vezë, qumësht, etj.) në secilin vakt që han për të parandaluar kërcimet (ngritjet) e glycemines (sheqerin në gjak) që mund të ju bëjnë të shtoni më shumë peshë.

3. Çka është bardh mos e ha. Buka e bardhë, orizi i bardh, sheqeri i bardh – të gjitha këto janë karbohidrate të procesuara nga të cilat janë larguar vitaminat, mineralet dhe fibra natyrale e tyre. Qëndro afër ushqimeve më natyrale si buka e zezë nga gruri i tërësishëm, orizi i kafet dhe stevia (ëmbëzues natyral). Ushqimet e procesuara që përmbajnë sasi të kufizuar të fibrës natyrale dhe materieve ushqyese ndoshta ju ngopin, por ato prapë mund të lënë trupin tuaj të keq ushqyer. Ushqimet natyrale përmbajnë fibër dhe mineralet që trupit tuaj i nevojiten për të funksionuar si duhet.

4. Pastro mëlçinë tuaj për ditë. Për shumë nga ne mëlçia jonë punon pas orarit të punës për të filtruar materiet toksike nga ajri që thithim, ushqimet që hamë dhe gjërat që pimë. Ashtu sikur çfarëdo sistemi filtrimit edhe mëlçia duhet të pastrohet kohë pas kohe për ti ndihmuar që të operoj si duhet. Kështu që një veti tjetër i mirë që duhet të zhvilloni në jetën tuaj është të bëni pastrim (detoksifikim) periodik. Për një detoksifikim të mirë natyral shtrydh gjysmë limoni në një gotë ujë dhe shto mjaltë për ti dhënë shije dhe pije këtë çdo mëngjes si gjënë e parë. Lëngu i limonit ndihmon në pastrimin e mëlçisë dhe balancon në mënyrë natyrale sheqerin në gjak.

5. Lëviz. Nuk ka zgjidhje tjetër – nëse vërtet dëshiron të arrish dhe qëndrosh me shëndet, ushtrimet janë faktorë kryesorë. Hulumtimet kanë vërtetuar se ushtrimet aerobike të vazhdueshme parandalojnë obesitetin dhe rezistencën ndaj insulinës që mund të shpie në diabet të tipit 2. Ushtrimet janë vërtetuar të jenë po aq efektive sa ndonjë ilaç oral diabeti në sensibilizimin e vendeve receptor të insulinës për të lejuar glukozën në qeliza – dhe për këtë nuk ju duhet receta nga mjeku! Natyrisht që dobitë e ushtrimeve arrijnë edhe më lartë duke përfshirë këtu edhe shëndetin kardiovaskularë, zvogëlimin e stresit, tonimin e muksujve dhe përmirësimin e gjumit.

6. Bëj gjumin si duhet. Gjumi rigjallëron qelizat dhe ndihmon ne procesin e shërimit e gjithashtu ndihmon në mirëmbajtjen dhe forcimin e sistemit imunitar. Për shembull gjasat që ju të ftoheni apo të keni gripin rriten nëse nuk ke fjetur mjaftueshëm). Mungesa e gjumit gjithashtu shpien në stres, i cili shpien në rritje të lirimit të korizolit, i cili më pas shpien në shtim të peshës. Sa mjafton? Për shumicën e të rriturve afërsisht 7 deri 8 orë gjumë nate mjafton.

Siç e dimë të gjithë nuk ka moment më të mirë se TASH të fillojmë rrugën për shëndet më të mirë. Fillo këto veti të mira shëndetësore që sot dhe pa e hetuar një ditë ato bëhen pjesë e natyrshme e jetës dhe rutinë ditore!

Tri mënyra për të larguar erën e keqe të këmbëve

$
0
0

kembetEra e pakëndëshme e këmbëve është problem i shpeshtë, por për këtë nuk flitet kurrë në mënyrë të tepruar. Ne po ju ofrojmë tri spa (banjo) mjaft efektive, natyrale të sajtit ‘Every day roots’ përmes të cilave do ta zgjidhni shpejtë këtë problem.

Shkaku i erës së pakëndëshme të këmbëve nuk është djersitja, siç mendojnë shumica e njerëzve por bakteriet që shumohen në ambient të lagësht. Nëse këmbët i mbani të thara dhe të pastra nga bakteriet nuk duhet të mendoni për erën e pakëndëshme. Do të mendoni se nuk është aq lehtë të realizohet në praktikë siç thuhet në teori.

Këtu vijmë ne në skenë dhe ju ofrojmë tri banjo me përbërës natyral të cilët do t’ju lehtësojnë këtë problem.

1. Banjo me kripë të hidhur

 ½ filxhani kripë të hidhur

8 filxhana ujë të ngrohtë

Legen (lavaman)

Përzieni kripën e hidhur me ujin dhe trazoni deri sa të shkrihet, zhytini këmbët në këtë banjo 1-2 herë në ditë nga gjysmë ore. Kripa e hidhur neutralizon erën e pakëndëshme dhe zbutë thembrrat e vrazhda.

2. Banjo me rozmarinë dhe sherbele

Një lugë çaji rozmarinë të thatë

1-2 lugë çaji sherbele të thatë

Sherbeleja ka veti antibakteriale, antivirusale dhe antifungiale, kurse rozmarini përkrah të gjitha këtyre vetive zvogëlon krijimin e djersës.

Legenin mbushni me ujë të vluar, shtoni bimët dhe e lini të ftohet, dhe zhytini këmbët 1-2 herë në ditë nga gjysmë ore.

3. Banjo me limon dhe sodë buke (bikarbone)

Soda e bukës është e njohur si një nga mjetet më efektive për asgjësimin e erërave të pakëndëshme, kurse mund të jetë çudibërëse edhe në këtë rast. Ajo i asgjëson bakteriet dhe këpurdhat dhe i thithë erërat e pakëndëshme. Limoni ka aromë të mirë dhe freskuese, si dhe pengon djersitjen.

¼ e filxhanit sodë buke

8 filxhana ujë

Lëng i një limoni

Të gjithë përbërësit përzieni me ujë të ngrohtë dhe zhytini këmbët 15-20 minuta.

Kur të mbaroni me banjot, bëni dhe “një piling të thjeshtë për këmbët (thembrrat)”.

Këshilla praktike për diegien nga dielli

$
0
0

dielliMeqë vera po afron dhe sasia e rrezeve të diellit është shumë e domosdoshme e ato më së shumti doti marrim gjatë kësaj stine. Rrezet e diellit sa janë të dobishme janë aq edhe të dëmshme.
Rrezet e diellit janë shumë të pasur me vitamin D,  e cila ndikon tek kockat, por këto rreze duhet ditur si ti pranojmë në mënyrë që të mos digjemi.

Në rast se kjo ndodh ja se çfarë  duhet bërë:

Aspirinë ose ibuprofeni

Të dy këto ilaçe qetësojnë djegiet, e zbusin iritimin dhe skuqejn e lëkurës. Tabletat duhen përdorur deri në 24 orë pas shfaqjes së djegjeve në lëkurë.

Hidratimi

Locionet hidratante i përzieni me aditivë antipiretik siç janë aloe vera ose soja. Ky kombinim do ta zbusë thatësinë e lëkurës, zona e djegur  do të zbuten gradualisht.

Kremi për diegien nga dielli

Me kremin ju do pengoni shfaqjen e mëtejshme të lëkurës së djegur dhe njëherësh  do të zbusni lëkurëni. Mos harroni ta përdorni kremin përpara se të merrni rreze në mënyrë që të shmangni djegiet e lëkurës.

Kremi me retinol

Dielli e shkatërron kolagjenin, element ky i cili mban lëkurën elastike. Retinoli (derivate i vitaminës A), nxit krijimin e vazhdueshëm të kolagjenit. Pasi të jenë të shëruar djegiet vendoset kremi me retinol në mënyrë që të ripërtrihet kolagjeni.

Disa ushqime që ndihmojnë në djegien e yndyrës

$
0
0

ushqimePër të rënë në peshë çdokush duhet të dijë momentin kur trupi i tij djeg yndyrën. Stina e ngrohtë është në prag, e bashkë me të edhe dëshira për të qenë në formë. Për këtë duhet të dimë se:

• Nëse një person do të konsumojë një qitro në çdo vakt, do të arrijë një humbje të peshës 2 kg për 12 javë. Qitrot janë të pasura me vitaminë C, antioksidues i fuqishëm që ndihmon në djegien e yndyrave.
• 3 kokrra në ditë mollë dhe dardha kufizojnë sasinë e yndyrës që do të thithin qelizat.
• Çaji i gjelbër rrit metabolizmin. Substancat polifenole të kombinuara me kafeinën janë përgjegjëse për djegien e yndyrave.
• Tërshëra ul kolesterolin dhe rrit energjinë, duke ndihmuar në rënien në peshë.
• Erëzat djegëse rrisin metabolizmin dhe pakësojnë gërryerjen nga uria.
• Lëkurat e mollëve të egra ndihmojnë në tretjen e dhjamërave të trupit.
• Drithërat e plota janë të mrekullueshme për eleminimin e barkut. Konsumoni në mëngjes trahana tërshëre, ndërsa gjatë ditës bukë gruri.
• Konsumoni sa më shumë peshk. Ai është burim i mrekullueshëm i proteinave të varfra, por në të njëjtën kohë është mjaft i pasur me acide yndyrore omega 3.

Viewing all 719 articles
Browse latest View live