Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all 719 articles
Browse latest View live

Familjarët denoncojnë mungesën e ilaçeve në pediatri

$
0
0

pediatriaNë spitalin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, familjarët e pacienteve denoncojnë mungesën e ilaçeve.

Sipas familjarëve, ata detyrohen të blejnë vetë ilaçet që mungojnë, të cilat shpeshherë janë shumë të shtrenjta dhe të papërballueshme për xhepin e tyre.

“Disa ilaçe mungojnë në pediatrinë e QSUT-së. Detyrohemi t’ i blejmë vetë ilaçet në farmaci. Na thanë në spital t’i blejmë vetë. Kam djalin shtruar këtu, por shumicën e ilaçeve i blejmë vetë. Mes tyre ka edhe ilaçe të shtrenjta, që mezi i përballojmë”, shprehet prindi një fëmije të shtruar në pediatri.

“Vetëm serumet të japin këtu, ilaçet i blej të gjitha vetë”, u shpreh një prind tjetër.

Nga drejtoria e QSUT nuk ka një përgjigje për situatën e krijuar ndërkohë që pak ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj deklaroi se brenda muajit prill përfundojnë tenderat i ilaçeve.


Vitamina A lufton qelizat para kanceroze

$
0
0

vitamina ANjë nga pjesët më të mira për të punuar në një revistë shëndetësore është kërkimi i tërejave të fundit rreth parandalimit të sëmundjeve.

Është shpresëdhënëse kur e kupton që përparimi vazhdon, sidomos duke pasur parasysh shkallën e lartë të kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe obezitetit. Ja  të rejat e fundit.
Acidi retinoik, i cili është një nga kimikatet që trupi ynë e konverton në vitaminë A, arrin të ndihmojë qelizat para kanceroze, të kthehen përsëri në qeliza normale të shëndetshme, sipas një studimi të publikuar në gazetën Ndërkombëtare të Onkologjisë. Në një studim jo-njerëzor, studiuesit testuan efektin e vitaminës A në katër lloje të ndryshme të qelizave që përfaqësojnë katër faza të ndryshme të kancerit të gjirit: normale, parakanceroze, kanceroze dhe agresive. Pasi u ekspozuan ndaj acidit retinoik, të gjithë 443 gjenet në qelizat para kanceroze u kthyen në normale.

Trajtimi me acid retinoik nuk kishte efekt mbi qelizat tashmë kanceroze, por hulumtimi premton që kjo do të ndihmonte të parandalonte qelizat para kanceroze të kthehen në kancer të plotë
Sa i përket hapave të ardhshëm, Sandra V. Fernandez asistente profesore në hulumtimin e Onkologjisë Mjekësore në Universitetin Tomas Jefferson, thotë se ‘’Do të jetë interesante të shohim nëse këto rezultate mund të aplikohen tek pacientët.’’

Niveli i lartë i hekurit në gjak rrezikon të shkaktojë diabetin

$
0
0

rruazat e kuqeNivelet e larta të hekurit në gjak te gratë e shëndetshme shtojnë rrezikun për zhvillim të diabetit tip II, madje edhe atëherë kur nuk ekzistojnë faktorët tjerë të rrezikut, si obeziteti.

Ky është përfundimi i një studimi dhjetëvjeçar që kishte përfshirë 30 mijë gra. Gjatë studimit, rreth 700 gra kishin zhvilluar diabet dhe te të gjitha ato është vërejtur se niveli i hekurit në gjak ishte i lartë.

Lidhja në mes të hekurit dhe diabetit ende nuk është shpjeguar krejtësisht, por besohet se rritja e deponive të hekurit mund të pakësojë tajimin e insulinës dhe ndjeshmërinë në insulinë.

Nëse nivelet e hekurit në organizëm janë të larta, ka një varg të mundësive për t’i pakësuar ato. Fillimisht duhet të pakësoni konsumimin e mishit të kuq, të ulni konsumimin e tepruar të vitaminës C dhe pakësoni konsumimin e pijeve alkoolike

Megjithatë, pavarësisht niveleve të hekurit, për shfaqjen e diabetit janë një varg shkaktarësh tjerë më të rëndësishëm, ndër të cilët më me ndikim janë masa trupore, aktiviteti fizik dhe një ushqim i ekuilibruar dhe i shëndetshëm me përmbajtje të ulët sheqeri dhe yndyre.

Si të lëmë duhanin, pa shtuar në peshë

$
0
0

ndal duhaninJu mund të jeni të shqetësuar se do të shtoni në peshë kur të ndaloni së piri duhan? Ka disa hapa të cilat mund t’ju ndihmojnë për ta penguar këtë.

Pse shtohet në peshë kur lihet duhani?

E para që duhet të bëni është të mos lejoni që fakti se mund të shtoni në peshë t’ju pengojë të lini duhanin. Jo çdokush shton peshë dhe, edhe nëse ju shtoni disa kilogramë, ka disa strategji që ndihmojnë ta kontrolloni atë. Këtu përfshihen:

Bëni më shumë stërvitje fizike;

Përdorni trajtime për të ndaluar pirjen e duhanit;

Shtyjeni dietën derisa përfundimisht të keni hequr dorë nga duhani.

Sipas Deborah Lycett, një dietologe dhe studiuese nga Universiteti i Birminghamit, njerëzit shtojnë në peshë rreth 5 kilogramë në vit pasi ndalojnë së piri duhan.

Por ajo porosit njerëzit të cilët duan ta lënë duhanin, të mos lejojnë që mundësia e shtimit në peshë t’i frenojë. Ajo thekson se dobitë e lënies së duhanit janë më të mëdha se anët negative të cilat mund të vijnë nga shtimi në peshë. Edhe pse ju mund të shtoni disa kilogramë, ju keni lënë duhanin dhe keni bërë një hap të madh drejt një jete të shëndetshme.

“Është natyrale të shqetësohesh për shtimin në peshë, por rreziqet e shëndetit nga shtimi në peshë janë shumë më të pakta se sa vazhdimi i të pirit duhan. Prioriteti është të hiqni dorë nga duhani dhe jo të shqetësoheni për shtimin në peshë. Ju mund ta eleminoni peshën e shtuar më vonë” , thotë Deborah.

Cilët duhanpirës kanë më shumë mundësi të shtojnë në peshë?

Disa njerëz janë më të prirë të shtojnë në peshë se të tjerët, kur ata e lënë duhanin. Ju jeni më të rrezikuar për të shtuar në peshë nëse:

Tashmë jeni të mbipeshë

Jeni pirës i madh i alkoolit (ose nëse nuk pini alkool aspak)

Jeni një duhanpirës i madh.

Rekomandohen këto hapa për të shmangur shtimin në peshë pas lënies së duhanit:

Stërvituni për të mposhtur shtimin në peshë

Ushtrimet e rregullta fizike mund të parandalojnë rreth gjysmën e shtimit të peshës së pritur pas një viti të heqjes dorë nga duhani. Ato djegin kaloritë dhe reduktojnë dëshirën për duhan. Bëni deri në 150 minuta në javë stërvitje të lehtë aerobike, si ecje të shpejtë, notim ose biçikletë. Aktivitet me intensitet mesatar do të thotë se ju do të mundoheni mjaftueshëm për ta bërë frymëmarrjen më të shpeshtë se zakonisht dhe duke u ndjerë më nxehtë se zakonisht. Sa më shumë stërvitje që bëni, aq më shumë kalori do të digjni.

Përdorni terapi për ndalimin e duhanit

Barnat të cilat ndihmojnë në lënien e duhanit, siç është terapia zëvendësuese e nikotinës dhe barnat e përshkruara (si bupropion apo varenicline) mund të dyfishojnë shanset tuaja për të hequr dorë nga duhani me sukses dhe po ashtu ndihmojnë të reduktoni shtimin në peshë në muajt e parë.

Mos mbani dietë derisa jeni në proces të lënies së duhanit

Studimet tregojnë se është më mirë të përfundoni me lënien e duhanit fillimisht, para se të filloni të humbni peshën e shtuar gjatë lënies së duhanit. Nëse vërtet jeni të shqetësuar për shtimin në peshë, kërkoni nga mjeku t’ju referojë te ndonjë dietolog për një plan diete të përshtatur për nevojat tuaja. Ky plan do t’ju tregojë juve se sa shumë duhet të hani, bazuar në peshën aktuale, moshën, gjininë dhe nivelin e aktivitetit dhe të ndaloni së shtuari më shumë në peshë.

Përfundim:

Për të minimizuar shtimin e peshës kur hiqni dorë nga duhani, ndiqni këto këshilla:

1.Bëni më shumë ushtrime

2.Përdorni trajtime për ndalimin e duhanpirjes

3.Shmangni mbajtjen e dietave derisa me sukses të hiqni dorë nga duhani.

Mbërrin dhe ne Shqiperi ozono-terapia

$
0
0

ozonCfarë është ozoni?

Ozoni është një molekulë me tre atome Oksigjeni. Emri i tij vjen nga Greqishtja ku fjala “ozein” do të thotë “bie erë, ka aromë”. Ozoni është zbuluar nga një kimist Gjerman (Ch.F. Schonbein) në vitin 1848. Në temperaturë dhome, ai është një gaz   pa ngjyrë me një erë karakteristike (e ngjashme me atë që ndjehet pas shtrëngatave, në lartësi të mëdha ose buzë detit). Ozoni mjekësor përgatitet vetëm nga oksigjeni i pastër (mjekësor).

 Si vepron Ozoni?
Ozoni ka disa karakteristika të vecanta që e bëjnë një mjet të fuqishëm trajtimi:

  • Ozoni bën që ruazat e kuqe të gjakut (eritrocitet) të cojnë më shumë oksigjen drejt indeve. Në këtë mënyrë rivendoset oksidimi normal i sheqerit dhe rritet prodhimi i molekulave me energji të lartë (ATP).
  • Stimulon ruazat e bardha të gjakut (leukocitet) të prodhojnë më shumë molekula mbrojtëse (interleukina, interferon, TNF) për të luftuar infeksionet.
  • Rrit elasticitetin e eritrociteve, oksidon dhe zbërthen pllakëzat atherosklerotike, zgjeron enët e vogla të gjakut. Këto veti përdoren për të trajtuar shumë sëmundje të qarkullimit te gjakut.
  • Ozoni stimulon sistemin antioksidant të trupit, prandaj dhe shumë sëmundje të stresit oksidativ kronik (Diabetes Mellitus, Artriti Rheumatoid, Hypertensioni) mund të kontrollohen me ozone-terapi.
  • Shumica e mikrobeve që shkaktojnë sëmundje janë forma anaerobe të jetës.  Ato nuk kanë enzima mbrojtëse antioksidante, prandaj nuk mund të përballojnë sulmin e ozonit.
  • Ozoni stimulon proceset shëruese të organizmit, prandaj është i dobishëm në plagë që mezi shërohen (ulcera diabetike, ulcera varikoze, gangrena, plagë postoperatore, djegie, fistula, fissura, etj)
  • Ozoni është një detoksikues i shkëlqyer. Kur oksigjeni i mjaftushëm arrin cdo qelizë, kjo fillon të oksidojë toksinat e formuara prej vitesh si pasojë e proceseve jetësore, ndotjes, ushqimeve të gabuara dhe jetës sedentare! Trupi gjen kështu frymëmarjen e një ajri të pastër dhe pastron vetveten nga të gjitha toksinat.
  • Efekti antiinflamator dhe analgjezik e bën ozonin mjaft të dobishëm në trajtimin   e shumë lloj dhimbjesh (dhimbje koke, dhimbje mesi, dhimbje kycesh, dhimbje neuropatike, etj).

A është kjo një terapi e re?

Në fakt ozone-terapia nuk është një terapi e re. Ajo është përdorur gjërësisht për të trajtuar plagët gjatë Luftës I dhe II Botërore. Aparatet që jepnin përqëndrime ekzakte të ozonit dhe materialet ozone-rezistente u shpikën në vitet 50’. Kjo i dha hov të madh kërkimeve dhe përdorimit të gjërë të ozonit në mjekësi. Ozoni është mjaft popullor në vende si Gjermania, Rusia, Italia, Franca, Cuba, Meksika, India, Kina,Turqia, Greqia, etj Tashme kjo terapi ofrohet dhe ne Shqiperi. Rezultatet e para jane shume te mira, sidomos ne trajtimin e dhimbjeve te ndryshme (hernie diskale, sindrom myofascial,etj)

Ku përdoret ozone-terapia ?

  • crregullime të qarkullimit të gjakut: atherosclerozë, arteriopati periferike.
  • sëmundje të syve: degenerimi macular nga mosha (forma e thatë)
  • lodhje e përgjithshme, revitalizim dhe anti-plakje
  • sëmundje inflamatore dhe degenerative të artikulacioneve
  • trajtim i dhimbjes: dhimbje mesi, dhimbje koke, sindrom myofascial etj.
  • trajtim i plagëve që mezi shërohen
  • cosmetologji: celulit, telangiectazi, cikatrice, acne, heqje e rrudhave
  • sëmundje virale: Herpes, Hepatit, Influenza, etj.
  • sëmundje të zorrëve: sëm.Crohn, colit ulceroz, proctit

Sa seanca duhen që ozone-terapia të veprojë?

Duhen të paktën 10 seanca (një cikël).

Me poshte po jo tregojme per menyren e perdorimit te kesaj terapie inovative

Mënyrat e administrimit të ozone-terapisë

Autohemoterapia madhore (AHTma)
  • Është marrja e një sasie gjaku venoz (50-100 ml)  nga pacienti e cila pasi ozonohet me dozën përkatëse të ozonit i rijepet atij intravenoz.
  • Numri i seancave 10-20. Frekuenca 1-3/jave
  • Doza rritet cdo 5 seanca
  • Permiresimi klinik duket midis seances 5 dhe 10.
Autohemoterapia minore (AHTmi)
  • Është marrja e një sasie të vogël gjaku (5-10 ml), e cila pasi ozonohet i injektohet pacientit intramuskular. Masa e gjakut të ozonuar mpikset në muskul duke krijuar një lloj autovaksine.
  • Ky aplikim jep një stimulim të përgjithshëm dhe aktivizim të imunitetit jospecifik.
  • Shumë e dobishme në alergji dhe cregullimet autoimune.
Insuflimi rektal
  • Është administrimi i ozonit nëpërmjet zorrës së trashë, e cila ka  një rrjet të fuqishëm me enë gjaku cka lejon kalimin e shpejtë të ozonit në gjak.
  • Efektet sistemike janë të njëjta me ato të Autohemoterapisë madhore.
  • Është mënyrë e thjeshtë dhe pa dhimbje e marrjes së ozonit me  efekte sistemike.
Injeksionet intramuskulare
  • Injeksioni intramuskular i ozonit afër hernies diskale përmirëson oksigjenimin, bllokon kaskadën inflamatore dhe qetëson dhimbjen shiatike.
  • Në ditët tona kjo është e vetmja terapi e aftë të riparojë diskun e  sëmurë duke nxitur revaskularizimin e indeve të prekura.
  • Në mbarë botën ky aplikim modern, i suksesshëm dhe i sigurt po zëvendëson kirurgjinë e hernies diskale.
Injeksionet subkutane (nën lëkurë)
  • Është injeksioni nën lëkurë i ozonit.
  • Shumë i dobishëm në trajtimin e celulitit, acneve, rrudhave, strieve të barrës, etj.
  • I dobishëm dhe në trajtimin e dhimbjes, kur injektohet në pikat e akupunkturës (chemical acupuncture).
Injeksionet intraartikulare
  • Është injeksioni i ozonit në kycin (artikulacionin) e sëmurë.
  • Ky aplikim bllokon mahisjen (inflamacionin) dhe fibrozën  lokale,  përmirëson oksigjenimin dhe pakëson dhimbjen.
  • Ozon-terapia redukton shumë kohën e rehabilitimit në sëmundjet        osteo-artikulare dhe disa herë eviton operacionin.
  • Përdoret në rastet me artroza, artrite, bursite, tendinite, etj.
Aplikimi topikal (ozone bagging)
  • Është insuflimi direkt i ozonit mbi lëkurën e sëmurë.
  • Nxit shërimin e indit duke vrarë bacteriet dhe rritur fluksin e gjakut në zonën e prekur.
  • Mjet i fuqishëm për trajtimin e ulcerave kronike dhe infeksio-neve të lëkurës.
          Vaji i ozonuar
  • Është mënyra më e mirë për të ruajtur efektet terapeutike të ozonit (deri në dy vjet nëqoftëse ruhet në frigorifer).
  • Ka efekt të fuqishëm germicid (vret mikrobet, viruset, funget), shton fluksin e gjakut në lëkurë, përmirëson turgorin e lëkurës dhe mbështet balancën e antioksidantëve në zonën e prekur.
  • I aplikuar direkt mbi lëkurë bën cudira në trajtimin e infeksioneve dhe crregullimeve të lëkurës.

 

 

 

 

Disa mënyra të thjeshta për të shmangur urinë

$
0
0

i uriturNjë ndër gjërat kryesore për të cilat preokupohen njerëzit është ushqimi.Shpeshherë problemi kryesor lidhur me ushqimin është uria.
Trupi i njeriut ka nevojë vazhdimisht për t’u ushqyer. Ne po ua paraqesim 5 mënyra që ju ndihmojnë që të qëndroni të ngopur.

1.Hani shpesh

2.Konsumoni fibra

3.Hani ushqim me proteina dhe yndyrë të shëndetshme

4.Përtypuni ngadalë

5.Evitoni pijet me shumë sheqer

Produktet OMGJ. Perimet shqiptare nuk janë me hormone

$
0
0

perimeMinistria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kanë hedhur poshtë lajmet për prani të nivelit të lartë të hormoneve dhe stimuluesve në produktet bujqësore shqiptare.

Në një reagim të Ministrisë së Bujqësisë thuhet se perimet e freskëta shqiptare nuk kanë asnjë gjurmë të hormoneve, stimuluesve të rritjes.

“Ato nuk paraqesin asnjë rrezik për konsumatorin. Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëhen garante për këtë. Të pavërtetat dhe spekulimet mediatike mbi gjoja praninë e këtyre lëndëve po i shkaktojnë dëme të pallogaritshme prodhimeve tona bujqësore dhe prodhuesve të tyre.”

Sipas kësaj ministrie tashmë produkteve në treg u bëhen analizat për të parë nivelin e hormoneve dhe elementeve të tjerë të dëmshëm në përmbajtjen e tyre.

“ E vërteta është se konsumatori shqiptar nuk ka qenë më i sigurt se sot në konsumin e prodhimeve ushqimore. Asnjëherë deri më sot, në laboratorët rajonale nuk janë kryer analiza të insekticideve, metaleve të rënda, fitohormoneve etj te perimet e freskëta edhe pse janë derdhur me miliona euro në pajisje dhe aparatura të cilat nuk kanë funksionuar as edhe një ditë.

Këto analiza kryhen sot, nga laboratori i sapongritur i Lushnjës dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë në Tiranë dhe shumë shpejt edhe në gjithë laboratorët e tjerë rajonale. Analizat si në nivel rajonal ashtu dhe qendror kryhen sipas metodave standard dhe zyrtare, dhe janë lehtësisht të verifikueshme.”- thuhet në reagimin e ministrisë së Bujqësisë.

Pese ushqimet qe pastrojne organizmin dhe toksinat ne pranvere

$
0
0

ananasTavolina e shendetshme, ushqime depurative dhe disintoksikuese dhe trupi yne ndjen menjehere ndryshimin. Ja cilat jane ushqimet te cilat mbajne kampion per efektet pastruese ne organizem:

Agrumet dhe kivi- jane nje furnizim i plote me vitamine C qe favorizon tretjen, mbron nga semundjet e periudhes sic jane ne mase ftohjet dhe luftojne radikalet e lira. Kivit jane efikase per te permiresuar funksionimin e zorreve.

Ananasi-Perfekt per te furnizuar trupin me kripera minerale dhe me vitamina. Ky frut tropikal ka nje enzime, qe quhet bromeline, qe favorizon perthithjen e proteinave. Nuk duhet te harrojme efektet antiinflamatore dhe diuretike te ananasit.

Buka integrale-Ndihmon per te eleminuar skoriet dhe toksinat fale fibrave te saj qe rregullojne stomakun.

caji jeshilCaji jeshil-Duke mos qene i fermentuar eshte efikas kunder mbajtjes se ujerave ne shtresat e organizmit. Per me teper nuk eshte pije energjetike apo eksituese pasi nuk permban teine.

Kosi-Fale fermeteve te tij laktike del te jete nje instrument shume i vlefshem per riekuilibrin e flores bakteriale te stomakut dhe zorreve.


Ja cila është pija që duhet të konsumoni në mëngjes

$
0
0

leng limoniMëngjesi është një vakt i rëndësishëm për të nisur ditën me energji.

Sipas filozofisë Ajuverdike, zgjedhjet që bëni rreth rutinës tuaj ditore ose ndërtojnë rezistencën ndaj sëmundjeve ose e shkatërrojnë atë.

Fillo ditën me një gotë me ujë të ngrohtë dhe lëng nga një kokërr limoni. Është aq e thjeshtë saqë dobitë janë shumë të mëdha për ti injoruar. Shumë prej jush konsumojnë një kafe për të qenë sa më të kthjellët.

Por duhet të dini që ekziston kjo pije, e cila preferohet dhe është më e dobishme se kafeja. Një gotë me ujë të vakët, ku mund të shtoni lëngun e një kokrre limoni.

Kjo është një pije mjaft e mirë për organizmin dhe duhet të praktikohet çdo ditë nga ju. Ky lloj lëngu do tju ndihmojë të forconi imunitetin dhe metabolizmin.

Ai gjithashtu ndihmon në pastrimin e organizmit dhe në zvogëlimin e ndjenjës së urisë. E gjitha kjo pasi pija është e pasur me vitaminë C, mjaft e domosdoshme për forcimin e organizmit dhe luftën ndaj ftohjes

Uji me lëngun e limonit ndihmon në procesin sa më të mirë të tretjes së ushqimit dhe ju ndihmon sidomos kur keni fryrje të stomakut. Mbi të gjitha kjo pije ju ndihmon dhe në freskimin e aromës së gojës.

Rrudha poshtë syve? Zgjidhja tek bustinat e çajit që bëjnë “mrekullinë”

$
0
0

syteJeni të shqetësuar nga rrudhat poshtë syve? Nuk dini çfarë të bëni për t’i zhdukur ato? Provoni bustinat e çajit, kryesisht ato të kamomilit.

Fillimisht duhet t’i ngrohni bustinat dhe t’i mbani ato mbi sy për rreth 15 minuta. Brenda 7 ditëve do të shikoni një ndryshim rrenjësor.

Teknikat e relaksimit lehtësojnë dhimbjet e shpinës

$
0
0

meditimKërkimet tregojnë se praktika të tilla si frymëmarrje, meditim të thellë, tai chi dhe joga, të cilat ndihmojnë të vënë mendjen në pushim, mund të bëjnë mrekulli për shpinën.

“Nëse ju mund të arini të relaksoheni, ajo do të ndihmojë në uljen e nivelit të perceptimit të dhimbjes”, thotë Moroz.

Rreth 80% e njerëzve do të përjetojnë një problem në shpinë gjatë jetës së tyre. Në përgjithësi dëmtimi është shkaktuar nga një aktivitet fizik mbi normalen, prej ngritjes së peshave të rënda. Të tjerët, thjesht përkulet për të marr një laps dhe shpina e tyre jep dhimbje.

Mary Ann Wilmarth, zëdhënëse e Shoqatës Amerikane të Terapisë Fizike dhe shefe e terapisë fizike në Universitetin e Harvardit, thotë se është e rëndësishme që njerëzit ta raportojnë menjëherë çdo dhimbje shpine. ”Ndërhyrja e hershme mund të ndihmojë parandalimin e një problemi kronik nga zhvillimi dhe shmang nevojën për ilaçeve dhe kirurgji,” thotë ajo.

Poashtu, ngrohja dhe ftohja mund të zbusin dhimbjet. Shumica e mjekëve rekomandojnë përdorimin e akullit për 48 orë pas një dëmtimi akut – veçanërisht nëse ka ënjtje – dhe pastaj kalimi në ngrohje.

Banania, ushqimi qe përmban gjithëçka.

$
0
0

bananeBanania përmban tre lloje sheqernash natyrale, sukrozë, fruktozë dhe glukozë, të gjitha të kombinuara edhe me fibrat. Banania është në gjendje të prodhoje shumë shpejt energji për organizmin dhe përllogaritet se dy banane do të mjaftonin për të kryer 90 minuta stërvitje të forta. Banania bën pjesë në të gjitha recepturat ushqimore për atletet profesionistë.

Por energjia nuk është e vetmja vlerë e këtij fryti. Ajo është në gjendje të ndikojë pozitivisht edhe në shumë patologji dhe përgjithësisht në kondicionin e organizmit, vlera këto që e bëjnë atë të jetë një fryt i domosdoshëm në dietën e përditshme të çdo njeriu.

Banania është në gjendje të përmirësoje gjendjen e depresionit. Kjo për shkak të përmbajtjes në të, të elementit triptofan, një lloj proteine e cila në organizëm shndërrohet në serotoninë, hormonin e relaksim dhe të gjendje së mirë të organizmit.

Anemia. Falë përmbajtjes se lartë të hekurit, ajo favorizon prodhimin e hemoglobinës duke ndihmuar në luftimin e anemisë.

Tensioni arterial. E pasur në kalium dhe e varfër në Natrium, ajo është një ushqim ideal në të gjitha rastet e presionit të lartë arterial.

Gjendje kaps. Përqindja e lartë e fibrave, e bën edhe në këtë rast gjithashtu një zgjidhje ideale.

Intoksikacionet e lehta. Një përzierje e bananeve me qumështin dhe e ëmbëltuar me mjaltë, është një zgjidhje shumë e rekomanduar për raste të tilla.

Djegia të stomakut. Banania është natyralisht një ushqim me vlera antiacide natyrale. Kështu ajo mund të përdoret në të gjitha rastet kur kemi të tilla shqetësime.

Sistemi nervor. Në sajë të përmbajtjes se lartë të Vitaminës B, banania ndihmon edhe në mirëmbajtjen e sistemit nervor.

Ulcera. Banania përdoret edhe në të gjitha rastet e çrregullimeve intestinale. Për shkak të butësisë se saj por edhe vlerave antiacide, ajo shmang irritimin e indeve të aparatit tretës.

Temperatura trupore. Është vënë re se banania është në gjendje të ulë temperaturën e lartë të trupit në deri 2 gradë. Kjo shfrytëzohet veçanërisht në gratë shtatzëna, dhe në Tailande ajo përdoret edhe në të gjitha rastet e lindjeve të grave, për të siguruar temperaturën optimale në të cilën duhet të lindë fëmija.

Ushqimet që përmbajnë elementë që luftojnë kancerin

$
0
0

ushqimeDeri në 2035 parashikohet që 24 milion persona të vuajnë nga kjo sëmundje. Gjysma e këtyre rasteve janë të parandalueshme. Fondi Botëror i Kërkimeve kundër Kancerit konstaton se shkaqet kryesore të përhapjes në mënyrë alarmante të kësaj sëmundjeje, kanë të bëjnë kryesisht me mënyrën moderne të jetesës.

Sipas ekspertëve OBSH, lufta për parandalimin e kancerit duhet të përqendrohet në tre probleme kryesore: duhanpirja, obeziteti dhe konsumimi i pijeve alkoolike.  Në raportin e kësaj organizate për vitin 2014, të tjerë faktorë që ndikojnë në përhapjen e sëmundjes janë infeksionet, rrezatimet si nga dielli ashtu edhe nga skanerat mjekësorë, ndotja e ajrit, pjelloria gjithnjë e më e ulët dhe mosushqimi i fëmijëve me qumësht gjiri, etj.

Raporti konstaton gjithashtu se 10% e rasteve me kancer janë të trashëguara, pasi sëmundja bartet edhe përmes geneve. Mjekët kërkojnë nga organizmat ndërkombëtarë të vendosin rregulla të forta ndaj konsumit të alkoolit dhe sheqerit që konsiderohet si nxitësi kryesor i obezitetit. Çdo vit nga kanceri humbin jetën mesatarisht 4.8 milion njerëz, mbi dyfish më shumë se vdekjet e shkaktuara nga HIV/AIDS.

Më poshtë lista me  ushqimet që luftojnë çdo lloji kanceri?:

1. Portokalli

Portokalli i kuq përmban më shumë antioksidantë të fuqishëm. Ka një funksion të rëndësishëm parandalues, për shkak se favorizon dizintoksifikimin e trupit. Portokalli i kuq është veçanërisht i dobishëm për parandalimin e kancerit të ezofagut dhe mëlçisë.

2. Domatja

Për të përfituar maksimumin e efektit anti-kancer, domates duhet t’i hedhim pak vaj ulliri. Domatet janë të dobishme në parandalimin e kancerit të prostatës.

3. Erëzat

Erëzat përveçse na e bëjnë shumë të shijshëm ushqimin, gjithashtu shërbejnë dhe si anti-inflamator. Borziloku, rigoni dhe rozmarina janë anti-kancer.

4. Qumështi

Konsumi i rregullt i qumështit dhe kosit mbron trupin nga infeksionet e zorrëve dhe rrit sistemin imunitar. Studimet paraprake tregojnë efektivitetin e qumështit dhe nën produkteve të tij në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.

5. Frutat e pyllit

Boronica në radhë të parë, por edhe manaferrat dhe luleshtrydhet kanë veti të forta antioksiduese. Mbrojnë ADN dhe ngadalësojnë rritjen e qelizave kanceroze.

6. Lakrat

Lakrat dhe perimet në përgjithësi janë një mburojë e vërtetë kundër kancerit. Në veçanti, veprimi i tyre parandalues lidhet me kancerin e fshikëzës, gjirit, kancerit të mushkërive dhe kancerit të prostatës.

7. Hudhrat

Kur konsumojmë hudhër, ka tre molekula që vihen në lëvizje për të mbrojtur ADN. Gjëja e rëndësishme është që të hahen sa më të freskëta.

8. Qepa

Ashtu si hudhra dhe lakrat që përmbajnë squfur që neutralizojnë rritjen e qelizave të kancerit, edhe qepa ka përbërës kundër kancerit, por gjithmonë duhet prerë në feta.

9. Soja

Studime të shumta kanë treguar se 50 gram konsum soje në ditë përgjysmon rrezikun e kancerit të gjirit. Shërben kundër kancerit që krijohet nga hormonet, e për këtë arsye këshillohet të konsumohet që në moshë të vogël.

10. Peshku

Peshku i madh është më i mirë sepse është i pasur me Omega 3. Peshku i madh lufton kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare. Sardelet dhe salmoni zvogëlojnë rrezikun e kancerit të gjirit, zorrës së trashë dhe prostatës.

11. Çaji jeshil

Zgjidhni çajin japonez të gjelbër dhe jo çajin kinez. Pastaj duhet të prisni 5 minuta pasi ta keni hedhur çajin në ujë të ngrohtë për lirimin e gjithë përbërësve të tij.

12. Vera e kuqe

Me një gotë verë të kuqe, dhe jo më shumë, ju mund të merrni një mori rezultatesh të mira. Vera e kuqe ndihmon në parandalimin e kancerit, në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe degjenerimin e qelizave të trurit.

13. Çokollata

Një filxhan çokollatë e nxehtë përmban pesë herë më shumë oksidante se një filxhan çaj i zi dhe tre herë më shumë se një filxhan çaji jeshil. Prandaj asnjëherë mos i refuzoni çokollatat.

Arsyet pse muzika ndikon për mirë gjatë ushtrimeve fizike

$
0
0

muzika dhe ushtrimetQoftë nëse jeni duke shkuar në një festival muzikor apo jeni në pritje të një albumi të ri të këngëtarit tuaj të preferuar, ju mund të befasoheni kur të mësoni se dashuria juaj për muzikën mund të përmirësojë punën tuaj në palestër. Këtu janë gjashtë arsye që tregojnë pse muzika mund të ju ndihmojë të i bëni ushtrimet më mirë:

Do të vendosni një ritëm më të mirë
Një studim në revistën e Mjekësisë dhe Shkencës në Ushtrime dhe Sporte, ka gjetur se çiklistët që veprojnë me pedalet e biçikletës në të njëjtën shpejtësi si të ritmit të muzikës kanë raportuar më pak siklet gjatë ushtrimeve. Ekspertët thonë se e njëjta vlen edhe kur vraponi: kur ju jeni në një ritëm me muzikën tuaj, ju do të përformoni më mirë. Shkarko një aplikacion të tillë si SpringMove i cili anarzhon listën e këngëve në bazë të shpejtësisë tuaj.

Ju do të punoni më shumë
Kur duhet ta bëni, bëjeni me muzikë. Një studim i fundit gjeti se kur muzika ishte në vëllim më të lartë, gratë mund të bënin shtatë shtyerje këmbësh më shumë se kur muzika ishte në vëllim më të ulët.

Ju do të punoni më gjatë
Një studim në Universitetin Brunel gjeti se duke dëgjuar muzikë ju e rrisni durimin në stërvitjet tuaja për 15%, sidomos gjatë ushtrimeve kardio. Pra, qoftë nëse është kilometri i fundit i vrapimit apo kodra e fundit e ngjitjes, studiuesit gjetën se muzika kishte ndihmuar ushtruesit të mbajnë një qëndrim pozitiv në lidhje me stërvitjet e intensitetit të lartë.

Ju do të ndjeheni më pak të lodhur
A e dini se një listë e mirë e këngëve mund të bëjë një stërvitje të vështirë të duket e lehtë? Hulumtuesit në Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave gjeti se duke dëgjuar muzikë jo vetëm që bën që ushtrimet e vështira të duken më të lehta, por gjithashtu e bën edhe tendosjen fizike më pak rraskapitëse.

Ju do të shihni rezultate më të mira
Një tjetër studim ka gjetur se njerëzit që dëgjonin muzikë të zgjedhur sipas motivimit të tyre gjatë ushtrimeve kishin një përmirësim më të madh në ushtrime për katër javë, në raport me ata që nuk kishin dëgjuar muzikë. Planifikojeni listën tuaj të muzikave para se të shkoni në palestër – do të kurseni kohë nga përdorimi i padobishëm i iPod-it tuaj dhe do të siguroheni që e dashuroni çdo muzikë që vjen nga ajo listë.

Do të vazhdosh të lëvizësh edhe më pas
Ruani disa melodi për ti lëshuar pas një stërvitje të gjatë. Një studim në revistën Strength and Conditioning Research gjeti që atletët të cilët dëgjuan muzikë motivuese gjatë shërimit ishin më të prirur për të lëvizur më pas, kishin pastruar më shpejt acidin laktik në sistemet e tyre, dhe kishin nivele më të ulëta të tendosjes se sa ata që nuk dëgjonin muzikë.

“Pastrimi pranveror” i lëkurës, 7 këshilla të rëndësishme.

$
0
0

lekuraLamtumirë  dimër i  gjatë, ne me padurim mirëpresim pranverën dhe rilindjen që frymëzon. Do ti zbulojmë bërrylat, supet dhe këmbët që kanë qenë të mbuluara për disa muaj. Nga pikëpamja shëndetësore, lëkura është organi më i madh në trupin tonë – si pjesë funksionale e sistemit tonë të imunitetit – dhe është e domosdoshme që ta mbajmë atë të shëndetshme. Pra kur është koha më e mirë për të aplikuar konceptin “pastrimi pranveror” në lëkurën tonë se sa tani?

1. Pastrohuni nga brenda me një ushqim të fuqishëm
“Ju jeni çfarë hani”, është thënë shumë herë, por kurrë nuk ka qenë e vërtetë për pjesët e tjera sa ka qenë për lëkurën, sepse ajo çfarë ju hani në fund shfaqet në lëkurë.

Si gjithmonë, shmangni ushqimet që përmbajnë përbërës kimik dhe artificial. Hani ushqime për ta ushqyer lëkurën, si brokol, fasule, bizele, alga deti, elb, shalqi, gëshetnja, karrota, ujë, ujë limoni, qershi, molla, dardha, dhe rrush. Peshku, i pasur me omgera-3 mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të ndihmuar në të ushqyerit e lëkurës tuaj. Dhe mos harroni ujin! Mënyra më e mirë për të mbajtur lëkurën tuaj të hidratuar është duke konsumuar ujë. Të paktën tetë gota ujë në ditë mund të kryejnë punë.

2. Gatuani me përzierje barishtore
Një kombinim i hulumtimit Perëndimor dhe sekreteve të bukurisë së traditave të lashta Kineze ka dhënë rezultate të një fytyre më të re, kur është përzier gatimi me bimë dhe erëza të bëra posaqërisht për lëkurë: përzieni së bashku një sasi të barabartë të sasisë së shafranit të indis, rozmarinës së thatë, majdanoz të thatë, trumzë të thatë, nenexhik të thatë dhe kanellë. Koha më e mirë për të shtuar këto barishte në ushqimin tuaj është 1-2 minuta pas heqjes së ushqimit nga flaka. Vetëm shtoni disa lugë çajo dhe kënaquni.

3. Larja e lëkurës
Ne i lajmë dhëmbët dhe flokët, por rrallë mendojmë për larjen e trupit tonë përveç pastrimit normal që e bëjmë. Megjithatë, kjo është një praktikë e njohur në mesin e njëqindvjeçarëve (njerëzit që jetojnë më shum se 100 vjet). Pastrimi i trupit me brushë të thatë mund të eleminojë qelizat e vdekura të lëkurës, si dhe të rritë qarkullimin e gjakut në kapilarë të lëkurës, të rritë imunitetin e lëkurës kundër infeksionit dhe të promovojë një lëkurë më të gjallë për pranverë. Një alternativë për pastrimin e lëkurës me brushë është edhe duke përdorur një leckë të thatë, për të pastruar trupin nga koka deri tek këmbët.

4. Recepta shtëpiake për zbutjen e lëkurës
Hidratimi është çelësi i një lëkure të butë në pranverë. Dhe ka shumë receta shtëpiake të kujdesit të lëkurës që mund të gjeni në dyqanet ushqimore që i bëjnë ato. Për shembull, vezët kanë qenë përdorur për shumë shekuj për kurim të lëkurës së thatë të fytyrës dhe trupit. Ato janë të mbushura me proteina të cilat janë një lubrifikant natyror. Duke shtuar pak salcë kosi për përzierje do të ndihmojë që të nxirrni jashtë qelizat e vdekura të lëkurës.

5. Receta shtëpiake për lëkurë të yndyrshme
Për lëkurë të yndyrshme maska me karotë të shtypur dhe dhalla është çelësi i kurimit. Vetëm përzieni 2 lugë lëng të freskët të karotës dhe 2 lugë dhallë pluhuri të qumështit të bletës në një enë. Përhapeni përzierjen mbi fytyrën tuaj dhe lëreni të pushojë për 10 deri në 15 minuta, dhe pastaj hiqeni me ujë të vakët.

6. Receta shtëpiake për një lëkurë të balancuar
Një tjetër dyqan ushqimor është vendi ku duhet të shkoni për të bërë këtë pastrim perfekt për pjesët e djegura të lëkurës ose pjesët e acaruara të lëkurës. Aty do të gjeni vitamina, squfur, silic, dhe fosfor – që ndihmojnë në rivendosjen e natyrshëm të nivelit pH dhe balancit në lëkurën tuaj. E gjitha çfarë ju duhet është ½ kokë marule, 4 gota ujë dhe 1/8 lugë çaji benzoin, të cilat mund ti gjeni në farmaci. Vendosni marulen në një tigan të mbuluar me ujë. Filloni nga ngrohja e ujit deri në vlim të tij. Pasi të vlojë, uleni temperaturën e ngrohjes dhe lëreni për një orë që të zihet, atëherë pasi që të zihet lëreni që të ftohet plotësisht. Vendosni në një shishe të pastër, dhe ju tashmë keni një qetësues, efektiv, dhe pastrues për përdorim ditë e natë.

7. Pranvera është koha më e mirë për të pastruar lëkurën
Pastrimi i lëkurës është shumë i popullarizuar këto ditë dhe për arsye të mirë. Ajri që marrim, dhe sasia e ushqimit që konsumojmë mund të jenë të ngarkuara me toksina dhe është më mirë që të bëhet pastrimi nga ato në çdo kohë. Por të jeni të kujdesshëm në lidhje me pastruesit që i zgjedhni. Shumë të ashtuquajtur “pastrues” mund të kenë efekte anësore shumë të pakëndëshme dhe të bëjnë më shumë dëm se sa dobi.


Hernia diskale, si ta kurojmë pa operacion

$
0
0

Dhimbja e mesit ёshtё njё nga ankesat mё tё zakonshme tё njeriut. Ёshtё vlerёsuar se rreth 80% e Amerikanёve kanё probleme tё shpinёs tё pёktёn njё herё nё jetё. Nё SHBA kostoja vjetore e dhimbjes sё mesit ёshtё 20­­-100 billion dollarё. Kjo kosto ёshtё 2-3 herё mё e madhe se ajo e kujdesit pёr sёmundjet e zemrёs.

1Në 90% të rasteve dhimbja e shpinёs ikën brenda 4 javësh pavarsisht trajtimit. 10% që mbetet përbën një nga sfidat më të mëdha të trajtimit mjekësor kon-vencional. Shumica e këtyre pacientëve kanë ose prolaps të diskut intervertebral ose shkak fizpatologjik të paidentifiku-shëm. Qysh kur është diagnostikuar për herë të parë mbi 70 vjet përpara, hernia diskale konsiderohet një shkak madhor i dhimbjes sё shpinёs, që nuk përgjigjet ndaj terapisë konservative.

Të gjitha format e trajtimit synojnë dekomprimimin e radikseve nervore.

Kjo mund të arrihet me operacion ose me ndërhyrje të ndryshme nga mjekësia e dhimbjes.

Opsionet e ndryshme të trajtimit kanë sjellë konfuzion midis klinicistëve dhe studjuesve për shkak të një përqindjeje të lartë dështimesh:

  • Operacionet e ndryshme:  8 – 51%
  • Steroidet epidurale: 15 – 30% me rekurencë të lartë.
  • Chemonucleoliza me chymopapain: ~20%

Pёr tё kuptuar veprimin e ozonit nё trajtimin e hernies diskale ёshtё thelbёsore tё njohim strukturёn e diskut intervertebral. Disqet intervertebrale janё struktura gjysёmelastike tё vendosura midis trupave tё vertebrave. Ato absorbojnё pasojat  qё mund t’i vijnё kolonёs vertebrale nga mbingarkesat e menjёhershme.

2

 

3

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Cdo disk ka pjesёn periferike (annulus fibrosus) dhe pjesёn qendrore (nucleus pulposus). Sic shihet dhe nga figura annulus fibrosus ka fibra collageni tё vendosura   nё shtresa koncentrike qё rrethojnё nucleus pulposus.

Nucleus pulposus ka njё strukturё xhelatinoze dhe ёshtё absorbuesi real i goditjeve midis vertebrave. Kur vendoset nёn presion ai deformohet dhe e transmeton atё nё tё gjitha drejtimet. Nga figura shihet se nucleusi ka mё shumё ujё dhe proteoglycane tё cilat ndёrthuren me njёra- tjetrёn.

 

OZONE-TERAPIA E HERNIES DISKALE ose KURIMI I HERNIES PA OPERACION

Ozone-terapia ёshtё njё nga llojet e IPM-se(Interventional Pain Management) e cila mbush boshllёkun midis trajtimit konservativ dhe atij kirurgjikal tё dhimbjes sё mesit. Ka mbi 40 vjet qё ajo po perdoret me sukses nё Evropё.

 

Mekanizmat e veprimit

  • Efekti antiinflamator: oksidon mediatorёt e inflamacionit (acid arachidonic, prostaglandina) dhe rregullon pH nё indin e inflamuar.
  • Hiperoksigjenim i zonёs sё konfliktit disk-radiks
  • Shkatёrrimi i urёzave proteoglicane ul aftёsine ujёmbajtёse tё nucleus pulposus; kjo zvogёlon pёrmasat e hernies dhe dekomprimon radiksin nervor.
  • Stimulimi i aktivitetit fibroblastik shton faktorёt e rritjes nё regionin pёrreth HD

Tre janё mёnyrat e aplikimit tё ozonit pёr trajtimin e hernies diskale

  • Injektimi paravertebral
  • Injektimi epidural
  • Injektimi intradiskal

4

 

Fig. Paraqitja skematike e rrugёve tё aplikimit tё ozonit nё hernien diskale

CA – paravertebrale
EP – epidurale
ID – intradiskale

 

 

 

Injektimi paravertebral

Ёshtё zhvilluar nga njё ortoped italian (Cesare Verga) nё vitin 1983 dhe njihet si “Metoda Verga”. Pёr 15 vjet ai ka trajtuar mbi 8000 pacientё (35% e kёtyre rasteve kishin kryer tё paktёn njё operacion pёr kёtё qёllim) dhe ka dokumentuar njё efektivitet prej 95%. Nё 80% tё rasteve ky shёrim ёshtё konfirmuar me MRI dhe CT. Vetёm nё 2% tё rasteve ka patur recidivё (rikthim) tё sёmundjes.

Shumica e raportimeve tё tjera flasin pёr njё efektivitet mbi 70%.

Avantazhet e kёsaj metode janё:

  • Nuk ka kunderindikacione
  • Nuk ka limit per numrin e seancave (10-20)
  • Perfitojne dhe ata qe jane operuar per HD
  • Nuk ndryshon biomekaniken e shpines
  • Nuk kerkon hospitalizim

 

Injektimi epidural

  • Ozoni i injektuar nё nivelin e konfliktit disk-radiks vepron si mbi diskun, ashtu dhe mbi radiksin e dёmtuar.
  • Ka njё efektivitet 75-80%
  • Nuk shkakton dёmtim neurologjik dhe e kthen shpejt pacientin nё jetёn normale
  • Ёshtё shumё i dobishёm nё hernien diskale multiple (nё shumё nivele)
  • Mund tё aplikohet dhe nё pacientё me sёmundje shoqёruese madhore
  • Kёrkon mё pak seanca se injektimi paravertebral (rreth 3-4 seanca tё cilat bёhen cdo 7-10 ditё)
  • Nuk ekspozon as mjekun, as pacientin ndaj rezatimit (si injektimi intradiskal)
  • Kёrkon mё pak materiale dhe pajisje se injektimi intradiskal, pra ёshtё mё i lirё

 

Injektimi intradiskal (nucleoliza me ozon)

  • Ёshtё alternativë më e sigurt se operacioni, me më pak efekte anësore, por me njё shkallë të lartë suksesi (88%). Në mbi 200 000 raste me Ozonucleolizë të bëra në vende të ndryshme të Europës nuk ka patur asnjë rast me komplikacione serioze.
  • Eshtë më pak invazive se operacioni, por mё invazive se dy metodat e mёsipёrme. Kёrkon kushtet e njё salle operacioni dhe prani tё pajisjeve tё vecanta tё imazherisё (fluoroskop ose CT)
  • Ai që vepron është atomi aktiv i oksigjenit që clirohet nga ozoni. Ky atom kapet në urrëzat proteo-glycane të nucleus pulposus dhe i shkatёron ato. Si pasojë nucleus pulposus nuk ёshtё në gjendje të mbajë ujin intradiskal. Rezultati final i kёtij procesi ёshtё tkurja/mumifikimi i diskut dhe dekomprimimi i radikseve nervore.

 

Kur mund t’i drejtohemi njё klinike ozone-terapie pёr trajtim tё hernies diskale? Ndoshta jo qysh nё fillim tё dhimbjes,por kur ka dёshtuar trajtimi konservativ me analgjezikё dhe fizioterapi pёr 4 javё.

Ata qё kanё probleme me hernien diskale duhet tё dinё se ky lloj trajtimi tani ofrohet dhe nё Shqipёri.

Dieta me qumesht, humbni 2 kg ne 3 dite

$
0
0

dieta me qumeshtNëse dëshironi që me shpejtësi të humbni në peshë, mund të aplikoni dietën me qumësht. Efekti i kësaj diete është humbja e dy kilogramëve për tre ditë. Dieta me qumësht ul nivelin e kolesterolit në gjak, forcon eshtrat, sistemin nervor, normalizon funksionimin zorrëve dhe përmirëson mikro-florën. Gjithashtu, kjo dietë përmirëson gjendjen e lëkurës, e madje ndihmon edhe në largimin e akneve. Me përdorimin qumështit dhe prodhimeve të tij gjatë kësaj diete, jo vetëm se do t’i humbni kilogramët shtesë, por trupin tuaj do ta furnizoni me materie të dobishme, me ç’rast do ta përmirësoni shëndetin tuaj. Është e rëndësishme që përpara çdo vakti të konsumohet një gotë ujë (pa gaz).

Mëngjesi:

1 gotë kos, 1 banane, çaj me mjaltë apo kafe me qumësht (pa sheqer).

Dreka:

100 gr corn flakes me qumësht (ose tërshërë e gatuar me qumësht), 200 gr djathë, 1 gotë qumësht.

Darka:

1 vezë të fërguar, sallatë me tranguj e shoqëruar me kos ose djathë të freskët

Pas darkës:

1 dardhë, 1 gotë kos.

“Sekretet” për tu dobësuar pa mbajtur dietë

$
0
0

M DietNëse jeni duke menduar që të ndryshoni dietën tuaj ditore, për të humbur disa kilogramë, duhet të dini që nuk mjafton thjesht të pakësoni sasinë e ushqimit, por duhet të ndryshoni mënyrën e të menduarit.

Gjashtë këshilla të vlefshme për të humbur disa kilogramë, pa mbajtur diete.

1) Nëse fle më shumë peshon më pak

Nëse flini një orë më shumë se zakonisht, kjo do t’ju ndihmojë të humbni 6 kg në një vit. Në këtë përfundim kanë dalë studiuesit e Universitetit të Michiganit. Nëse momentet kur nuk kryeni asnjë aktivitet fizik zëvendësohen me gjumë, kjo është një gjë shumë e mirë për trupin, pasi gjumi ndihmon në shkrirjen e të paktën 6% të kalorive që keni konsumuar. Ekzistojnë prova që vërtetojnë se mungesa e gjumit shton oreksin në mënyrë të ndjeshme.

2) Konsumoni tre racione perimesh

Nëse konsumoni 3 racione perimesh, do të keni ndjesinë e ngopjes pa shtuar shumë kalori. Kujtoni gjithnjë që nëse hani fruta dhe perime keni më shumë mundësi për të humbur peshë.

3) Fillojeni drekën me një supë
Nëse e filloni drekën duke ngrënë një supë përpara se të hani gjërat e tjera, do të ngopeni më shpejt, pa marrë shumë kalori. Por bëni kujdes, sepse supat nuk janë të gjitha njëlloj. Kujdesuni që supa të përmbajë perime të freskëta dhe të mos ketë yndyrë.

4) Përtypni një çamçakëz me shije mente të fortë

Në situatat kur keni një dëshirë të papërmbajtshme për të ngrënë, mjafton të përtypni një çamçakëz me shije të fortë mente, i cili u humbet shijen ushqimeve që konsumoni më pas dhe kështu nuk do të keni më dëshirë të hani.

5) Konsumoni pije me 0 kalori

Nëse ju pëlqejnë pijet e gazuara, duhet të dini gjithashtu se me një kanaçe të vetme shtoni në trupin tuaj të paktën 10 lugë sheqer. Kujdesuni që të konsumoni pije me 0 kalori, si limonatë me lëng limoni, mente apo luleshtrydhe, ose çaj të zi dhe çaj jeshil.

6) Reduktojeni sa më tepër mishin nga menyja

Sipas dietologes Elaine Magee, vegjetarianët shëndoshen 20% më pak se njerëzit që konsumojnë mish.

Si të shmangni rrathët e syve

$
0
0

rrathe poshte syvePagjumësi, lodhje apo edhe problem i trashëguar, rrathët në pjesën e poshtme të syve janë një shqetësim i vërtetë.

Por për të pasur një pamje më të relaksuar, fytyrë më të shlodhur dhe më të qetë ekziston një trajtim bukurie fare natyral. Bëhet fjalë për një maskë e cila mund të përgatitet në kushtet e shtëpisë lehtësisht, mjafton që të përzieni një të verdhë veze, një lugë mjaltë, një lugë vaj ulliri dhe një lugë qumësht të freskët, deri sa kjo masë të bëhet homogjene.

Më tej këtë përzierje aplikokejeni në pjesën e poshtme të syve duke e mbajtur për rreth 10 minuta. Në përfundim shpëlajeni mirë fytyrën me ujë të bollshëm dhe do të shikoni një pamje më të freskët, dhe rrathët e syve do të jenë zbehur.

Orizi arsyet pse duhet ta konsumojmë

$
0
0

OriziKonsumi i përditshëm i orizit jo vetëm që e bën më të lehtë dietën, por është e lidhur edhe me përmirësimin e shëndetit të gjithanshëm.
Studimi i ri tregon se konsumatorët mund të përmirësojnë dietat e tyre thjesht duke shijuar oriz të bardhë ose ngjyrë kafe si pjesë e ushqimeve të tyre të përditshme.

‘Rezultatet tona tregojnë se të rriturit që hanë oriz kishin dieta më konsistente me atë që është e rekomanduar në udhëzimet dietale, dhe ata treguan sasi të larta të kaliumit, magnezit, hekurit, folate dhe fibra, ndërsa konsumuan më pak yndyra të ngopura dhe sheqerna të shtuar’, tha drejtuesja e studimit, Dr Theresa Nicklas, shkruan Daily Mail.

Përveç rezultateve pozitive në studimet që e lidhin konsumin e orizit me dieta të shëndetshme, një gjykim klinik i njeriut ka gjetur se të paturit oriz të bardhë ose ngjyrë kafe në një ushqim rrit ndjenjat e ngopjes më shumë.

Viewing all 719 articles
Browse latest View live