Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Sekretet e vitaminës C

$
0
0

vitamin cEkspertët kanë publikuar përfitimet që ju keni nëse konsumoni vitaminën C.

Vitamina C është një mbrojtës i mirë ndaj diellit

Vitamina C dhe produktet me vitaminë C mund të rrisin mbrojtjen natyrore të lëkurës suaj ndaj rrezeve UV. Vitamina C ndikon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet UV të rrezikshme. Kjo natyrisht nuk do të thotë që ju mund të pini një gotë me limonadë apo të aplikoni një krem me vitaminë C dhe të qëndroni gjithë ditën në diell. Kremi mbrojtës ndaj diellit është ende i pazëvendësueshëm.

Lëkura juaj do jetë më e fortë nëse konsumoni Vitaminën C

Një sasi e mjaftueshme e vitaminës C do të ndihmojë lëkurën tuaj të mbrohet nga ndikimet e jashtme, si dhe nga thatësia. Vitamina C bën mrekulli kur është fjala për lehtësimin e thatësisë së lëkurës. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e ndonjë inflamacioni ekzistues të lëkurës. Vitamina C është shumë e dobishme për të gjithë trupin tuaj, jo vetëm për lëkurën. Kjo është një vitaminë shumë e fuqishme që përmirëson mekanizmin mbrojtës të trupit tuaj dhe për pasojë çon në një lëkurë shumë më të fortë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719