Pagjumësi, lodhje apo edhe problem i trashëguar, rrathët në pjesën e poshtme të syve janë një shqetësim i vërtetë.
Por për të pasur një pamje më të relaksuar, fytyrë më të shlodhur dhe më të qetë ekziston një trajtim bukurie fare natyral. Bëhet fjalë për një maskë e cila mund të përgatitet në kushtet e shtëpisë lehtësisht, mjafton që të përzieni një të verdhë veze, një lugë mjaltë, një lugë vaj ulliri dhe një lugë qumësht të freskët, deri sa kjo masë të bëhet homogjene.
Më tej këtë përzierje aplikokejeni në pjesën e poshtme të syve duke e mbajtur për rreth 10 minuta. Në përfundim shpëlajeni mirë fytyrën me ujë të bollshëm dhe do të shikoni një pamje më të freskët, dhe rrathët e syve do të jenë zbehur.