Ozoni është një molekulë me tre atome Oksigjeni. Emri i tij vjen nga Greqishtja ku fjala “ozein” do të thotë “bie erë, ka aromë”. Ozoni është zbuluar nga një kimist Gjerman (Ch.F. Schonbein) në vitin 1848. Në temperaturë dhome, ai është një gaz pa ngjyrë me një erë karakteristike (e ngjashme me atë që ndjehet pas shtrëngatave, në lartësi të mëdha ose buzë detit). Ozoni mjekësor përgatitet vetëm nga oksigjeni i pastër (mjekësor).
Si vepron Ozoni?
Ozoni ka disa karakteristika të vecanta që e bëjnë një mjet të fuqishëm trajtimi:
- Ozoni bën që ruazat e kuqe të gjakut (eritrocitet) të cojnë më shumë oksigjen drejt indeve. Në këtë mënyrë rivendoset oksidimi normal i sheqerit dhe rritet prodhimi i molekulave me energji të lartë (ATP).
- Stimulon ruazat e bardha të gjakut (leukocitet) të prodhojnë më shumë molekula mbrojtëse (interleukina, interferon, TNF) për të luftuar infeksionet.
- Rrit elasticitetin e eritrociteve, oksidon dhe zbërthen pllakëzat atherosklerotike, zgjeron enët e vogla të gjakut. Këto veti përdoren për të trajtuar shumë sëmundje të qarkullimit te gjakut.
- Ozoni stimulon sistemin antioksidant të trupit, prandaj dhe shumë sëmundje të stresit oksidativ kronik (Diabetes Mellitus, Artriti Rheumatoid, Hypertensioni) mund të kontrollohen me ozone-terapi.
- Shumica e mikrobeve që shkaktojnë sëmundje janë forma anaerobe të jetës. Ato nuk kanë enzima mbrojtëse antioksidante, prandaj nuk mund të përballojnë sulmin e ozonit.
- Ozoni stimulon proceset shëruese të organizmit, prandaj është i dobishëm në plagë që mezi shërohen (ulcera diabetike, ulcera varikoze, gangrena, plagë postoperatore, djegie, fistula, fissura, etj)
- Ozoni është një detoksikues i shkëlqyer. Kur oksigjeni i mjaftushëm arrin cdo qelizë, kjo fillon të oksidojë toksinat e formuara prej vitesh si pasojë e proceseve jetësore, ndotjes, ushqimeve të gabuara dhe jetës sedentare! Trupi gjen kështu frymëmarjen e një ajri të pastër dhe pastron vetveten nga të gjitha toksinat.
- Efekti antiinflamator dhe analgjezik e bën ozonin mjaft të dobishëm në trajtimin e shumë lloj dhimbjesh (dhimbje koke, dhimbje mesi, dhimbje kycesh, dhimbje neuropatike, etj).
A është kjo një terapi e re?
Në fakt ozone-terapia nuk është një terapi e re. Ajo është përdorur gjërësisht për të trajtuar plagët gjatë Luftës I dhe II Botërore. Aparatet që jepnin përqëndrime ekzakte të ozonit dhe materialet ozone-rezistente u shpikën në vitet 50’. Kjo i dha hov të madh kërkimeve dhe përdorimit të gjërë të ozonit në mjekësi. Ozoni është mjaft popullor në vende si Gjermania, Rusia, Italia, Franca, Cuba, Meksika, India, Kina,Turqia, Greqia, etj Tashme kjo terapi ofrohet dhe ne Shqiperi. Rezultatet e para jane shume te mira, sidomos ne trajtimin e dhimbjeve te ndryshme (hernie diskale, sindrom myofascial,etj)
Ku përdoret ozone-terapia ?
- crregullime të qarkullimit të gjakut: atherosclerozë, arteriopati periferike.
- sëmundje të syve: degenerimi macular nga mosha (forma e thatë)
- lodhje e përgjithshme, revitalizim dhe anti-plakje
- sëmundje inflamatore dhe degenerative të artikulacioneve
- trajtim i dhimbjes: dhimbje mesi, dhimbje koke, sindrom myofascial etj.
- trajtim i plagëve që mezi shërohen
- cosmetologji: celulit, telangiectazi, cikatrice, acne, heqje e rrudhave
- sëmundje virale: Herpes, Hepatit, Influenza, etj.
- sëmundje të zorrëve: sëm.Crohn, colit ulceroz, proctit
Sa seanca duhen që ozone-terapia të veprojë?
Duhen të paktën 10 seanca (një cikël).
Me poshte po jo tregojme per menyren e perdorimit te kesaj terapie inovative
Mënyrat e administrimit të ozone-terapisë
Autohemoterapia madhore (AHTma)
|
Autohemoterapia minore (AHTmi)
|
Insuflimi rektal
|
Injeksionet intramuskulare
|
Injeksionet subkutane (nën lëkurë)
|
Injeksionet intraartikulare
|
Aplikimi topikal (ozone bagging)
|
Vaji i ozonuar
|