Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Majdanozi kthen erën e freskët pas hudhrës, ndërsa limoni pas peshkut

$
0
0

majdanozJogurti redukton nivelin e sulfid-hidrogjenit, një nga shkaktarët e erës së keqe, përtypja e majdanozit ose mentës kthen frymëmarrjen e freskët, ndërsa një copë limoni, menjëherë lehtëson erën e pakëndshme.

Erën e keqe, më së shpeshti, e shkaktojnë bakteret në gojë ose në traktin tretës, ndërsa në mënyrë të suksesshme, përveç larjes së rregullt të dhëmbëve, e largojnë edhe ilaçet dhe ushqimet natyrore.
• Në një enë vendosni dy lugë çikore dhe shtoni një gotë me ujë të nxehtë. Lërini përbërësit të përzihen dhe të ftohen ngadalë, rreth 20 minuta, dhe pastaj shpëlajeni fytin pesë deri në gjashtë herë në ditë.
• Në një gjysmë litri të ujit të vluar vëni një lugë të vogël çaji të gjetheve të mentës dhe lëreni të qëndrojë një orë. Me përzierjen shpërlani fytin katër deri gjashtë herë në ditë.
• Në një gotë uji të vluar vendosni një lugë fara qimnon dhe lëreni që të ftohet. Me përzierjen shpërlani fytin prej katër deri gjashtë herë në ditë.
• Në enë vendosni një lugë rrodhe dhe shtoni një gotë ujë dhe nxeheni dy deri tre minuta. Lëreni të ftohet një orë dhe me përzierjen shpërlani fytin shtatë herë në ditë.

Kanella, kundër erës së keqe

Një nga erëzat më të njohura, kanella, në mënyrë të suksesshme zgjidh problemin e erës së keqe, ndërsa mjafton që në një gotë uji të vendosni një lugë të vogël të kësaj mëlmese dhe të përzini me një lugë mjalti. Pas kësaj, me përzierjen shpërlani fytin dhe atë disa herë në ditë. Efekt të njëjtë kanë edhe shkopinjtë e kanellës të cilët mund t’i përtypni, veçanërisht pas kafes.

Limoni – zgjidhje e menjëhershme

Zgjidhja e shpejtë për kundërmimin e pakëndshëm është limoni, ndërsa mjafton të hani një copë limoni ose koren e tij. Acidi i limonit do të neutralizojë, në çast bakteret, veçanërisht pas peshkut.
Luftëtarët e gjelbër kundër aromës së pakëndshme
Majdanozi përmban klorofil, i cili vret bakteret përgjegjëse për erën e keqe. Veçanërisht është efikas, pasi që hani hudhër, qepë ose peshk, ndërsa mjafton vetëm ta përtypni. Njëlloj si majdanozi veprojnë edhe menta, eukalipti, borziloku dhe rozmarina. Pavarësisht a përtypni gjethet e tyre apo përgatisni çaj dhe me të shpërlani fytin, zgjidhja do të jetë e njëjtë.

Një jogurt në ditë për erë të freskët

Një jogurt i paëmbëltuar në ditë redukton nivelin e sulfid-hidrogjenit në gojë, një nga shkaktarët e aromës së pakëndshme. Përveç se largon erën e keqe, jogurti mund edhe ta parandalojë.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Trending Articles