Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Mjekimi me ushqime, si parandalohen sëmundjet duke ngrënë

$
0
0

ushqimiÇdo menu ushqimore është e nevojshme të përmbajë ushqime me origjinë shtazore (qumështi, mishi, vezë, djathë (të cilat si substanca proteinike kanë vlera të mëdha ushqimore, si dhe ushqime me origjinë bimore, të cilat e furnizojnë organizimin me vitamina, karbohidrate, kripëra minerare. Një sëmundje mund ta shmangim ose “ta fitojmë”, në varësi të ushqimit që konsumojmë çdo ditë. Për shkak të angazhimeve tona të përditshme, shumë herë lëmë pas dore, ushqyerjen sa më të shëndetshme. Në ditë të tjera, veçanërisht kur jemi pushim fundjavave e tejkalojmë masën, mbase edhe jo në mënyrë të ndërgjegjshme. Por ajo çfarë është më e rëndësishme, sipas mjekëve dietologë është njohja e vlerave mjekësore të ushqimeve, në këtë mënyrë jo vetëm ushqehemi shëndetshëm por përdorim edhe në mënyrë korrekte ushqime, për të cilat abuzojmë, shumë herë janë ato që kanë pasoja më të rënda. Për këtë jepen edhe vlerat e ushqimeve, sasia që duhen marrë në çdo rast dhe sëmundjet që arrijmë të shmangim me konsum korrekt të tyre.

Trupi

Organizmi i njeriut për të kryer funksionet e tij jetësore ka nevojë që çdo ditë, të marrë një sasi të caktuar proteinash, karbohidratesh, yndyrash, vitaminash, kripërash minerare dhe ujë. Sasia që duhet të marrë një person nga lëndët e mësipërme është në vartësi të shumë faktorëve siç janë mosha, sekse, gjendja fiziologjike, nga patologjitë e organizmit, lloji i punës, ambienti, stina. Por pavarësisht nga këta faktorë, njeriu duhet të marrë mesatarisht me racionin ushqimor, 15 për qind proteina, 30 për qind yndyra, dhe 55 karbohidrate. E rëndësishme është që gjatë ditës njeriu të marrë ushqime të shumëllojshme nga të gjitha grupet ushqimore. Çdo menu ushqimore është e nevojshme të përmbajë ushqime me origjinë shtazore (qumështi, mishi, vezë, djathë), të cilat si substanca proteinike kanë vlera të mëdha ushqimore, si dhe ushqime me origjinë bimore, të cilat e furnizojnë organizimin me vitamina, karbohidrate, kripëra minerare.

Karbohidratet

Një njeri me zhvillim normal ka nevojë për 4.7 g karbohidrate në ditë për çdo kilogram të peshës trupore. Njeriu ka nevojë të marrë më shumë karbohidrate në periudhën e rritjes, të sforcimeve fizike, ndërsa marrja e tepruar e karbohidrateve bënë që një pjesë e tyre të transformohen në yndyra gjë që është një anë negative. Përmbajtje të lartë të karbohidrateve kanë sheqeri dhe produktet e tij, buka, pastat, po ashtu edhe perimet e frutat. Karbohidratet, veç të tjerash, marrin pjesë në metabolizmin e yndyrave dhe proteinave. Nga përdorimi i tepruar i karbohidrateve është vrenjtur edhe shfaqja e disa sëmundjeve si diabeti i sheqerit, shëndoshja, arterioskleroza.

 

Kripërat

Kripërat minerare kanë kalciumi, fosfori, natriumi, kaliumi, magneziumi, hekuri, jodi, bakri, zinku. Kështu, kalciumin dhe fosfori janë të domosdoshme për organizmin, veçanërisht në vitet e para të jetës për shkak të rritjes e forcimit të kockave. Nga ushqimet që përmbajnë më shumë kalcium dhe fosfor janë qumështi, djathi, e verdha e vezës, disa perime, drithërat, frutat. Nga mungesa e marrjes së këtyre produkteve nga moshat fëmijërore mund të shfaqet sëmundja e rakitit, që karakterizohet me zbutjen dhe deformimin e kockave si dhe vonesën e daljes së dhëmbëve. Nevoja ditore për fosfor për njeriun e shëndoshë është 1.5 g. Natriumi dhe klori gjenden në ushqimet me prejardhje shtazore ose bimore, ndërsa në organizëm ndodhen në formën e klorurit të natriumit. Humbja ose eliminimi i tepërt i natriumit nga organizmi me anë të diarresë apo të vjellave çon në uljen e presionit arterial nën vlerat normale dhe tharje të përgjithshme të organizmit. Ndërsa magnezin mund ta marrim nga qumështi, vezët, mishi, dhe në sasi të pakta gjendet edhe në patate, fasule dhe në perime. Nevoja ditore e njeriut për magnez është 0.5-2 g. Kaliumi merret qoftë me anë të përdorimit të ushqimeve me origjinë shtazore si mishi, qumështi, peshku, si dhe në veçanti në mollë dhe patate. Hekurin mund të gjendet tek ushqimet me origjinë shtazore siç janë mëlçia, shpretka, zemra e verdha e vezës, po ashtu edhe në ato ushqime me origjinë bimore siç është spinaqi.

 

Uji

Uji është një nga përbërësit kryesorë të organizmit të njeriut, i cili përbën afërsisht 70 për qind të peshës së trupit të njeriut. Uji ka një rëndësi të veçantë për organizmin e tij, pasi të gjitha proceset metabolike kryhen me pjesëmarrjen e tij.

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719