Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Ambientet e ftohta e të ngrohta, pasojat në shëndetin tonë

$
0
0

mjekGjithashtu, nëse një i sëmurë del nga një ambient i ngrohtë në një ambient të ftohtë, kryesisht në dimër ndiejnë menjëherë dhimbjen e gjoksit. Pra, më i rrezikshëm për shëndetin është moti i ftohtë, se sa temperaturat e ngrohta, por këtu përjashtohet gjithmonë piku i vapës. Shumë persona gjatë periudhës së dimrit shtojnë konsumin e pijeve alkoolike. Shtrohet pyetja a ka ndonjë ndikim në shëndetin e zemrës. Të përdorësh alkoolin për të përballuar të ftohtin nuk është aspak mënyra e duhur. Kjo është këshilla e parë e nevojshme për të gjitha moshat, pavarësisht nëse janë të sëmurë nga zemra. Konsumimi i tepërt i alkoolit dhe i më shumë se një kafeje në ditë nga të rinjtë dhe moshat e tjera është krejtësisht i rrezikshëm për shëndetin dhe kryesisht për zemrën e tyre. Nëse teprohet me alkool dhe kafe, që kryesisht preferohet nga të rinjtë, të rrahurat e zemrës do të shtohen, duke ngritur tensionin e gjakut dhe shkaktuar në këtë mënyrë edhe kriza zemre.

Faktorët për një shëndet sa më të mirë:

- Të konsumohen sa më shumë lëngje të pasura me vitamina.

- Kryesisht vitaminat më të mira janë B1, B6 dhe vitamina C.

- Duhet të eliminohet sa më shumë përdorimi i kafeve.

- Të eliminohet konsumimi i pijeve alkoolike.

- Të eliminohet pirja e duhanit.

-Këshillohen shëtitje në ajër të pastër.

- Është e preferueshme që të gjitha moshat të konsumojnë çaj.

- Të shmangen lëvizjet gjatë orëve kur i ftohti është më i ashpër.

- Kujdes të mos vishen me rroba shumë të trasha.

- Veshjet e stinës duhet të jenë të përshtatshme për rehatinë e trupit.

Faktorët që shkaktojnë parainfarktin

- Stresi i vazhdueshëm shkakton parainfarkt

- Pirja e duhanit është faktor kryesor për një sëmundje zemres

- Pirja e alkoolit shkakton probleme dhe parainfarkt në zemër.

- Mbipesha predisponon gjithmonë një parainfarkt.

- Mosha, kalimi i të pesëdhjetave, është ndër faktorët e parainfarktit.

- Seksi mashkull është më i prekur nga kjo sëmundje.

- Hipertensioni dhe moskurimi i tij shkakton infarkt.

- Moskurimi i diabetit bëhet shkak për një infarkt.

- Dietat e forta shkaktojnë problemë në zemër.

- Kushtet atmosferike luajnë një rol të madh në punën e zemrës.

- Sëmundjet e zemrës, nga e kanë origjinën.

- Një stres dhe problem i cili e shoqëron personin për një kohë të gjatë, atëherë mund të jetë burim i një sëmundjeje zemre.

- Faktor tjetër është duhani, i cili është shumë riskant, kur pihet në sasinë mbi 20 cigare në ditë për një kohë të gjatë, ndihmon në zhvillimin e arterosklerozës në arterien koronare.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719