Ja edhe disa dobi shëndetësore që kastraveci i ofron shëndetit të atij që e konsumon. Përbërësit alkalin që gjenden në lëngun e kastravecit ndihmojnë në rregullimin e pH-s të gjakut dhe në neutralizimin e acidit në trupin tuaj. Pra, kastraveci është i dobishëm për këdo që ka probleme me tretje. Mineralet dhe përbërja me sodium që gjendet në kastravec mund të ndihmojë në normalizimin e shtypjes së gjakut.
Kastraveci për indet, temperaturën dhe nyjet
Silica në kastravec i ndihmon trupit të njeriut në ndërtimin e indeve lidhëse të shëndetshme. Shumë të tjerë tregojnë se të pish lëng kastraveci kur ke temperaturë ndihmon në uljen e saj. Nëse ke dhimbje të nyjeve, vitaminat dhe mineralet ushqyese të kastravecit besohet se e luftojnë acidin urik që shkakton inflamacionin e nyjeve, pra kastraveci ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve. Për shkak se kastraveci përmban elektrolite që i duhen trupit tuaj, të hash më shumë kastravec të ndihmon të hidratosh qelizat dhe të lehtësosh mbajtjen e ujit. Antioksiduesit dhe vitamina C dhe A në kastravec e bëjnë një ushqim të shkëlqyeshëm për psoriasin dhe gjendjet tjera të lëkurës. Vitaminat, karbohidratet dhe materiet ushqyese të shumta që gjenden në kastravec janë burim shumë i mirë natyral për të shtuar energjinë atëherë kur ndihesh i lodhur. Pra, duke marrë parasysh të gjitha këto dobi shëndetësore që kastraveci ofron atëherë nuk do koment që të konsumosh kastravecin më shumë është më mirë për shëndetin tuaj. Kastraveci shkon shumë mirë me sallata dhe perime të tjera dhe nuk duhet lënë anash. Një mënyrë e shijshme si të konsumohet kastraveci është të prihet në rrathë, gri qep, pak krip dhe biber dhe salcë kosi. E për ju që jeni intolerant ndaj laktozë në vend të kosit hidh vaj ulliri dhe uthull sezonale që të bësh një sallat që do shkoj me çfarëdo ushqimi. Kastraveci ndoshta nuk është edhe aq pashëm sa disa perime tjera, por me dobitë ushqyese që sjell patjetër duhet të fitoj një vend në tavolinën tuaj. Pra, kastraveci duhet konsumuar pa marrë parasysh mënyrës se si konsumohet, trupi juaj do t’ju falënderojë.