Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Erdhi vera, shtohen rreziqet për sytë

$
0
0

syte ne plazhRërë në sy, trauma, dielli shumë i fortë? Në mënyrë të veçantë, në verë, sytë duhet të kenë një kujdes edhe më të madh.

Emergjenca verore, traumat

Një tipike e tillë është pickimi nga insektet mbi qepalla ose në zonën shumë afër syrit. Nëse bëhet fjalë për bletë apo për grerëza, është e nevojshme që ju menjëherë të shkoni në urgjencë, pasi ekziston frika për një reaksion alergjik.
Por në rastin e pickimit nga një mushkonjë është e mjaftueshme të aplikoni një pomadë me bazë kortizoni, pasi të keni bërë kompresat me ujë të ftohtë.
Për trauma të vogla si p.sh. rëra në sy, gjëja më e mirë që mund të bëni është të shpëlani sytë me ujë të bollshëm. Nëse ndodheni në plazh si një ndërhyrje e parë bën mirë edhe uji i detit. Por, më pas, duhet të aplikoni një përzierje antibiotikësh ose një shpëlarës me antibiotikë për të evituar infeksionet e ndryshme.
Një traumë sportive që lihet shumë pas dore është goditja me top tenisi ose dhe me top futbolli ose plazhi. Topi i tenisit duke qenë se ka përmasa të vogla mund të shkaktojë për syrin një traumë serioze si p.sh thyerjen e retinës ose të Irisit dhe të japë një hemorragji të brendshme të rrezikshme. Ndaj është e rëndësishme të shkoni menjëherë në urgjencën më të afërt dhe të mos e neglizhoni me kompresa të ftohta dhe me akull.

Dielli dhe plazhi
Dielli nuk provokon vetëm djegien e lëkurës, por edhe të syve dhe më saktësisht të korneas. Pra, rregulla e parë që duhet të ndiqet është të mbajmë gjithmonë syze dielli, qoftë në mal, qoftë në det. Kur keni skuqje dhe lot nga sytë, me një ndjenjë sikur u është futur diçka në sy bëhet fjalë për një djegie sipërfaqësore. Në këto raste edhe pse simptomat janë shumë intense, është e mjaftueshme të aplikohet një pomadë oftalmike, që e kërkoni në farmaci dhe shqetësimet zgjidhen për pak ditë.

Problemet me lentet

Shpesh, në verë, për ata që përdorin lente do të bënin mirë të mos abuzonin duke ndenjur për një kohë të gjatë në diell dhe duke bërë not shumë gjatë. Pasojat e të gjitha këtyre teprimeve janë sy të skuqur dhe të irrituar. Madje, edhe më keq. Qëllon të jetë shumë e rrezikshme të lahesh me lente në ujëra të kontaminuara me papastërti dhe baktere ose ameba, pasi mund të shkaktohen infeksione shumë serioze.
Në rast se keni kruarje, djegie, dhembje, turbullim të vështrimit bëni mirë të ndërprisni menjëherë përdorimin e lenteve dhe te konsultoheni me okulistin.

Shenja që nuk neglizhohen

Vizita të menjëhershme tek okulisti duhet të bëni nëse ndjeni një ulje të çuditshme të aftësisë për të parë, një ulje që vjen përnjëherësh. Një tjetër sinjal shqetësues janë shtrembërimi i vijave apo dhe njollat që shfaqen në mes të pamjes që ju shikoni. Këto janë shenja, të cilat nuk duhet të neglizhohen, pasi janë shenja të sëmundjeve jo të lehta të syrit. Gjëja më me mend që duhet të bëni është të shkoni të konsultoheni me mjekun.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Trending Articles