Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Ushqimet e ziera që të bëjnë më mirë

$
0
0

karota-e-zierNxehtësia me të vërtetë shkatërron enzimat, indoiet (përbërësit biologjikë aktivë në ushqim, të cilët janë të dobishëm në luftën kundër kancerit); në nxehtësi të ndjeshme janë edhe tiaminet dhe vitamina C.

Megjithatë, shumica e materieve ushqyese, duke përfshirë edhe fibrat, karbohidratet, proteinat, yndyrat, mikronutrientët e ndryshëm dhe vitaminat A, D, E dhe K mbeten në bimë edhe pas zierjes.
Në disa raste, siç është shembull te bekakaroteni, materia ushqyese bëhet më shumë e disponueshme biologjikisht pas zierjes. Njëlloj kështu, domatet si burim i shkëlqyeshëm i likopenës, fitonutrientit i cili ua jep ngjyrën e kuqe edhe veçoritë antioksidative domateve, për organizmin tonë janë më të mira pas zierjes.
Likopena ka veçori antibakteriale dhe antikërpudhore, ndërsa e lidhin edhe me parandalimin e kancerit të prostatës dhe inflamacionet e mishit të dhëmbëve.
Ushqimin e pasur me vitaminë C ose tiaminë, të cilët janë të ndjeshëm më nxehtësi, duhet ta vendosni në ujë vetëm, pasi uji të vlojë dhe ta nxirrni sapo të zihet. Ndërsa perimet e prera imët do të humbin edhe më shumë materie ushqyese gjatë zierjes se sa ato në copa më të mëdha.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Trending Articles


Te dergoj urime


Femij i vogel ne enderr


Harta e Kosoves


Klimaksi (menopauza) dhe ndryshimet në organizmin e femrës


Urime Ditelindjen Shoqe


Jo vetëm për Tiranën…


Cifti kapet duke bërë seks në çatinë e konviktit, por…


S’ka më modele thatanike për Gucci dhe Dior


Seriale Turke me Titra Shqip - SERIALEON


Flaka e Maleve - Sefkat Tepe pj.1 - Alsat-M