Diabeti është një sëmundje që karakterizohet nga nivel i lartë glukoze (ose sheqeri) në gjak. Ky nivel i lartë glukoze është i shkaktuar nga paaftësia e organizmit për të përdorur insulinën e vet për të tretur sheqerin. Mjekësia, akoma nuk e di me saktësi perse ndodh një gjë e tillë dhe e kanë quajtur shkakun: sindroma x, por përgjithësisht, besohet se faktorët kryesore që çojnë në diabet janë: gjenet e predispozuara, ushqim jo i ushqyeshëm, mungese aktiviteti fizik dhe mbipesha. Prandaj mjekët rekomandojnë që mjekimi i diabetit duhet duke luftuar pasojat (simptomat) dhe jo shkaqet që e shkaktojnë atë. Kjo tregon se shumë ilaçe për diabetin parandalojnë atë që diabeti shkakton, si për shembull etjen e tepruar, urinë, urinimin, irritimin, dobësinë dhe lodhjen. Këto ilaçe i lehtësojnë këto simptoma por ato nuk funksionojnë duke e bërë në këtë mënyrë organizmin më të ndjeshëm ndaj insulinës, që është shkaku i 95 për qind të rasteve të diabetit tipit 2.
Sëmundja
Diabeti i sheqerit (diabetes mellitus) është sëmundje që ka si tipar rritjen e nivelit të glukozës në gjak. Diabet do të thotë “urinim i shpeshtë”. Në diabetin e sheqerit, nivelet e rritura të glukozës në gjak shkaktojnë rritje të sasisë të glukozës në filtrin parësor të prodhuar nga glomeruli; efekti osmotik që shoqërohet me sasinë e shtuar të glukozës shkakton rritje të sasisë të urinës dhe urinim të shpeshtë. Diabeti insipid është sëmundje krejt tjetër. Në diabetin insipid, urinimi i shpeshtë shkaktohet nga mungesa e hormonit antidiuretik ose nga paaftësia e veshkave për t’iu përgjigjur hormonit antidiuretik.
Diabeti i sheqerit është 2 llojesh: I pari është ai që shkaktohet nga mungesa e insulinës, që vjen si pasojë e shkatërrimit të ishujve të Langerhansit nga sistemi imun. Këta pacientë janë zakonisht fëmijë ose adoleshentë të dobët. Diabeti tip II shkaktohet nga mungesa e insulinës, që vjen si pasojë e nevojave të shtuara për insulinë. Pacientët me diabet tip II janë zakonisht të rritur dhe mbipeshë.
Komplikimet
Infeksionet: Candida, Mucor, Saureus.
Sëmundja vaskulare: (i) Prekja e enëve të mëdha: infarkt cerebral, sëmundje koronare. (ii) Enët e vogla: retinit, nefropati diabetike, ulcera të këmbëve.
Neuropatia: pakësim i ndjeshmërisë në gjymtyrë, parestezi, djegie e duarve, pamjaftueshmëri autonomike — parezë gastrike dhe impotencë.
Diabeti tip I
Prek, zakonisht, moshat e reja. Ai njihet edhe si diabet që s’trajtohet dot pa insulinë (angl: insulin dependent diabetes mellitus). Shkaktohet nga shkatërrimi i qelizave beta të ishujve të Langerhansit prej sistemit imun. Shenjat dhe simptomat: pacienti ha shumë, pi shumë, urinon shpesh, humbet peshë, dhe mund të ketë kriza të ketoacidozës diabetike.
Diabeti i tipit II
1. Prek zakonisht moshat e rritura, të sëmurët shpesh kanë histori familjare me këtë sëmundje. Njihet edhe si diabet që nuk varet nga insulina (angl: non insulin dependent diabetes mellitus). Shkaktohet nga mosfunksionimi i mirë i qelizave beta, nga rezistenca e indeve ndaj insulinës; ishujt e Langerhansit, fillimisht, përpiqen të kapërcejnë rezistencën periferike ndaj insulinës duke prodhuar më shumë insulinë. Me kalimin e kohës, ishujt e Langerhansit bëhen të paaftë për të prodhuar insulinë (plaken para kohe). Shenjat dhe simptomat: dehidrim, polidipsi, polifagi, poliuri, humbje peshe, lodhje.
Këshillat
1- Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën.
2- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara, dhe duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë. Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit).
3- Erëza orientale, që përdoren në mjekësinë popullore indiane shërbejnë për kurimin e sëmundjes së diabetit.
4- Diabetikët duhet të bëjnë ushtrime fizike 3-6 orë në javë.
Shenjat
1- Dhimbje barku
2- Frymëmarrje të ngadalta e të thella
3- Prani e ketoneve në gjak dhe në urinë
4- Urinim i shpeshtë
Djemtë preken më shumë nga diabeti
Kohët e fundit, specialistët e shëndetësisë kanë arritur në përfundimin se djemtë janë më të predispozuar për tu sëmurë nga sëmundja e sheqerit. Gjithashtu përkrahësit e punës kërkimore në fushën e qelizave zanafillëse thonë se klonimi mund të çojë në kura shumë të efektshme për sëmundje si diabeti. Sipas specialistëve, mosha ndikon shumë në shfaqjen e diabetit të sheqerit. Diabeti i tipit 1 zë rreth 10 për qind të të sëmurëve me diabet sheqeri, ndërsa diabeti tip 2 zë një përqindje më të vogël se i pari dhe është më i shpeshtë se ai. Diabetikët me diabet tip 2 si rregull kanë ndërlikime kronike (të enëve të gjakut, qysh në kohën kur vihet diagnoza e diabetit të sheqerit.
Specialistët: Në 2025-ën, mbi 300 milionë diebetikë
Sipas të dhënave të OBSH-së, në botë në vitin 2025 do jenë rreth mbi 300 milionë diabetikë, ndërkohë që numërohen rreth 170-180 milionë diabetikë. Aktualisht, në vendin tonë numri i diabetikëve është gjithmonë në rritje dhe nga 0.7 dhe 0.8 për qind që ka qenë në shekullin e kaluar ka arritur rreth në 2-3 për qind dhe kjo shifër do jetë gjithmonë në rritje. Mjekët tregojnë se tre 3 medikamente janë kryesore për kurimin e sëmundjes së diabetit, brenda familjes së insulinës, glinideve dhe tiazonilidet ka edhe shumë medikamente të tjera të cilat janë variante të barnave kryesore. Të gjitha shërbejnë për trajtimin dhe kurimin e diabetit.
Shkenca, diabeti i patrashëgueshëm
Në kuptimin e përgjithshëm mjekësor nuk trashëgohet diabeti si sëmundje, por ekziston predispozicioni për t’u sëmurë. Trashëgohen genet që mbartin vetitë e organizmit, qoftë ato të sëmura. Që ky predispozicion që trashëgohet të bëhet diabet sheqeri, duhet që tek njerëzit të ndikojnë disa faktorë mjedisorë. Gratë që hanë çdo ditë 30 gram arra, kanë 30 për qind më pak gjasa për t’u prekur nga diabeti i tipit 2. Diabeti i sheqerit është 2 llojesh: I pari është ai që shkaktohet nga mungesa e insulinës, që vjen si pasojë e shkatërrimit të ishujve të Langerhansit nga sistemi imun. Diabeti tip II shkaktohet nga mungesa e insulinës, që vjen si pasojë e nevojave të shtuara për insulinë.
Agimi i diellit dhe efekti “Somogyi”
Specialistët kanë arritur në përfundimin se rreth orës 5-8 të mëngjesit, niveli i glukozës në gjak rritet. Mendohet se kjo është pasojë e sekretimit të hormonit të rritjes në këto orë. Dukuria “Dawn” ndodh në njerëzit normalë, në ata me diabet tip II, dhe në 75 për qind të atyre me diabet tip I. Efekti Somogyi: Dozat e larta të insulinës në darkë mund të shkaktojnë hipoglicemi gjatë natës; përgjigja hormonale kompensatore e trupit, pastaj shkakton hiperglicemi rreth orës 7 të mëngjesit. Si dukuria “Dawn” dhe efekti “Somogyi” shkaktojnë hiperglicemi në mëngjes. Për të dalluar njërën nga tjetra, bëhet matja e glukozës gjatë natës. Nëse niveli i glukozës gjatë natës është i lartë, shtohet doza e insulinës në darkë. Nëse niveli i glukozës gjatë natës është i ulët, duhet ulur doza e insulinës në darkë.