Quantcast
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Konsumimi i mollëve zvogëlon kolesterolin “e dëmshëm”

Image may be NSFW.
Clik here to view.
molla
Me konsumimin e rregullt të dy mollëve në ditë, sipas shkencëtarëve, femrat mund të mbrohen nga sëmundjet e zemrës, në veçanti nga infarkti.

Shkencëtarët kanë zbuluar se mollët në masë ta madhe zvogëlojnë nivelin e yndyrës në gjak dhe atë më shumë te femrat gjatë periudhës së menopauzës. Ky, njëherësh, është edhe grupi më i rrezikuar i njerëzve që mund të pësojnë sulm në zemër dhe në tru.
Me konsumimin e mollëve për gjashtë muaj rresht nivelin e kolesterolit do ta zvogëloni për një të katërtën. Suksesi më i madh është në zvogëlimin e kolesterolit “të dëmshëm”, si pasojë e të cilit krijohen droçkat në gjak, me ç’rast vjen deri te mbyllja e enëve të gjakut.
Llogaritet se rreth 45 për qind e femrave gjatë periudhës së pasmenopauzës vuajnë nga sëmundje të ndryshme të zemrës dhe nga sulmi në tru.
Shkencëtarët thonë se nga menopauza femrat kanë një mbrojtje natyrore, por nga mosha 50 vjeçe e më shumë rreziku sa vjen e rritet.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Trending Articles