Osteoporoza është një sëmundje joneoplastike e kockës, që në heshtje cilësohet edhe si patologjia e shekullit. Sipas statistikave në vendin tonë, një në tre meshkuj mbi të 50-at vuan nga kjo sëmundje. Por edhe femrat vuajnë nga kjo sëmundje e kockave. Treguesit thonë se 1 në 5 gra vuan nga osteoporoza. Por nga vjen kjo sëmundje dhe cilat janë shkaqet që çojnë në shfaqjen e saj? Osteoporoza është një sëmundje që prek skeletin e njeriut, e cila vepron duke rralluar indin kockor. Si pasojë e këtij veprimi, kocka bëhet e brishtë dhe lehtësisht e thyeshme. Prandaj, kjo sëmundje quhet edhe patologjia e frakturave të kockave. Kjo sëmundje shkaktohet nga mungesa e Estrogjenit gjatë menopauzës te femrat, nga mungesa e ushtrimit fizik, nga rritja e nivelit të hormoneve glukokortikoide, nga hipertiroidizmi, si edhe nga mungesa e kalciumit. Përgjithësisht osteoporoza nuk shfaq asnjë shenjë apo simptomë në trupin e njeriut. E vetmja simptomë është thyerja ose fraktura e kockave. Shpesh, quhet sëmundje e heshtur sepse ajo nuk ka simptoma dhe njerëzit ndoshta nuk e dine se janë prekur prej saj derisa fillojnë të ndjejnë dhimbje në kurriz ose pësojnë ndonjë frakture në kockë. Zakonisht, kockat që thyhen janë ato të shtyllës kurrizore çka e bën edhe më vdekjeprurëse këtë sëmundje. Kjo bëhet shkak për dhimbje në gju dhe kofshë.
Kush preket nga osteoporoza
Shumë nga mjekët dhe specialistët thonë se vetëm gratë preken prej kësaj sëmundjeje. Por e vërteta është se edhe burrat mund të preken prej saj, madje edhe të rinjtë. Por osteoporoza është e trajtueshme dhe së shpejti pritet të dalë një ilaç i ri, i cili i jepet pacientit vetëm një herë në vit. Instituti Kombëtar Amerikan i Shëndetit përllogarit se gratë 30-40-vjeçare pësojnë një humbje të dukshme të densitetit të kockës. Dhe kur kocka me densitet të ulët krahasohet me një kockë normale dallimi duket qartë. Ndërkohë, 80 për qind e atyre që preken nga osteoporoza janë gra dhe shpesh të moshuara, edhe burrat mund të preken nga kjo sëmundje. Njerëz të racës së bardhë dhe aziatike janë më në rrezik prej osteoporozës, por edhe njerëz të racave të tjera mund të preken prej saj.
Trajtimi i osteoporozës
Për trajtimin e sëmundjes ekzistojnë trajtime të ndryshme, por shumë njerëz e ndërpresin marrjen e ilaçeve pas një viti. Trajtimi i osteoporozës kryhet me estrogjen, një lloj terapie mjekësore e përsëritur me hormone. Por përdorimi i estrogjenit, me kalimin e viteve është shoqëruar me rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit te femrat dhe me rritje të rrezikut të trombozës. Për kurimin e osteoporozës përdoret edhe Kalcitonina, e cila merret nëpërmjet hundës dhe nuk ka efekte anësore, por që sipas mjekëve ortoped nuk është ilaç shumë efektiv. Kohët e fundit këto terapi janë zëvendësuar me Bifosfonate, alendronate, etidronate, pamidronate, të cilat janë barna me efekte anësore të pakta dhe që ulin ndjeshëm incidencën e thyerjes të kockave. Këshilla për të gjithë meshkujt dhe femrat që i afrohen ose jo moshës së të 50-tave është të kenë sa më shumë aktivitet fizik. Vetëm kështu ata mund të luftojnë osteoporozën dhe pasojat e saj fatale në trup.
Shenjat dhe simptomat, më të cilat shfaqet osteoporoza
1. Artriti reumatoid është simetrik, prek gjunjët, këmbët dhe kyçet
2. Simptomat janë më të forta në mëngjes. Tipikisht, pacientja ose pacienti e ka të vështirë të lahet, të vishet, dhe të krihet në mëngjes
3. Shoqërohet edhe me serozit, që do të thotë efuzione pleurale, perikardit, anemi, xhunga nën lëkurë.
4. Kur sëmundja përparon, ajo shkakton shformime karakteristike të gjymtyrëve: gishtërinjtë e duarve zhvendosen lateralisht për nga ulna, gishtërinjtë pësojnë kontrakturë etj.
5. Përparimi i sëmundjes shoqërohet me shkatërrim të kërcit të kyçeve dhe me ankilozë të kockave
Vitamina K shmang osteoporozën
Një mënyrë për të shmangur osteoporozën është duke marrë vitaminë K. Osteoporoza shfaqet në një në çdo tre gra të moshës mbi 50 vjeç në Britani dhe faktorët që e shkaktojnë janë menopauza e hershme, anoreksia si dhe përdorimi për një kohë të gjatë i kortikosteroideve. Siofra Sharpe, nga Shoqata Ndërkombëtare e Osteoporozës, rekomandon ngrënien e luleshtrydheve gjatë sezonit të tyre të prodhimit. Këto janë produkte të pasura me vitamina K, e cila është identifikuar si një trajtues i efektshëm i osteoporozës. Kërkimet kanë treguar se vitamina K, kontribuon në eliminimin e problemeve të kockave. Përveç ilaçeve metoda më e mire e zëvendësimit të estrogjenit është ajo dietike, duke pirë sa më shumë produkte qumështi si dhe çdo karota, portokaj, të cilat përmbajnë vitaminën D.