Rreth 400 mije njerëz amerikane kryesisht mbi moshën 20 vjeç vuajnë nga skleroza e shumëfishte. Ndërsa per kete sëmundje nuk ka sherim nje studim i ri gjeti deshmi te tjera qe tregojne se simptomat e sklerozës se shumefishte ose MS kane prirje per te ndryshuar dhe sëmundja behet me agresive ne muajt e veres. Nje studim i kryer nga Akademia Amerikane e Neurologjise tregon se simptomat e sklerozes se shumefishte mund te shtohen gjate muajve te pranveres dhe veres. Ekspertet krahasuan skanimet e trurit te 44 personave qe vuanin nga skleroza e shumefishte dhe vune re nje shtim te demtimeve apo çrregullimeve funksionale gjate muajve te pranveres dhe veres. Keto demtime qe quhen lesions ndodhin ne zona te sistemit qendror nervor dhe jane pergjegjes per shumicen e simptomaveve te sklerozes se shumefishte. Studimi, gjithashtu, tregoi se temperaturat e ngrohta ndikojne ne simptomat e semundjes. Skleroza e shumefishte eshte semundje auto-imune qe ndikon ne sistemin qendror nervor Semundja quhet auto-imune kur sistemi mbrojtjes i nje organizmi sulmon qelizat e veta. Skleroza e shumefishte prek rreth 1 ne 1000 vete ne Amerikën e Veriut. Studimi mbështetet dëshmitë e mëparshme qe kane treguar se mjedisi ndikon ne sklerozen e shumëfishtë. Autoret e studimit thone se keto rezultate duhet ti ndihmojne mjeket per te kryer prova te tjera klinike qe marrin parasysh edhe ndikimet e motit dhe ndryshimet stinore tek kjo sëmundje.
Skleroza e shumëfishtë mund të ndalet
Përdorimi i hershëm i ilaçit kundër sklerozës së shumëfishtë (MS) mund të ngadalësojë keqësimin e sëmundjes. Skleroza e shumëfishtë godet trurin dhe palcën kurrizore. Sëmundja mendohet të jetë auto-imune – shkaktuar nga sistemi imunitar i vetë pacientit. Sistemi imun sulmon sistemin nervor, ndoshta si rezultat i ekspozimit ndaj një molekule me strukturë të ngjashme me të vetin. Vuajtjet e pacientit nga këto goditje zgjasin për shumë ditë deri muaj – duke afektuar muskujt, shikimin madje edhe personalitetin. Një studim i ri nga Akademia Amerikane e Neurologjisë konstaton se përdorimi i hershëm i ilaçit “Beta-1A Interferon” mund të ngadalësojë e madje edhe të ndalojë përparimin e sklerozës të shumëfishtë. Sipas studimit që zgjati 3 vjet dhe ku u përfshinë rreth 500 pacientë, ata që u trajtuan me “Beta-1A Interferon” menjëherë pas simptomave të para kishin më pak gjasa për të zhvilluar sklerozë të shumëfishtë “clinically definite” – kur sëmundja përcaktohet dhe diagnostikohet klinikisht. Ngadalësimi i pezmatimit në fazën e hershme të sëmundjes ruan qelizat nervore nga dëmtimi, thonë ekspertët, dhe se studimi thekson rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit të sklerozës së shumëfishtë.