Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Vitaminat, pse duhen dhe ku t’i gjejmë

$
0
0

vitaminaNga pikëpamja biokimike, vitaminat janë molekula të vogla joproteinike, që bashkohen me enzimat në funksionin e tyre të katalizatorit për funksionimin e mirë të organizmit. Pra, vitaminat janë molekula shumë të rëndësishme, madje të pazëvendësueshme për metabolizmin e njeriut. Për fat të keq, organizmi ynë nuk është një gjendje ti krijojë ato: në mënyrë që t’i kemi në organizëm, duhet t’i marrim nga ambienti i jashtëm, d.m.th nga ushqimet.

Meqë, tashmë e thamë atë se çfarë janë proteinat, pra përbërës thelbësore të ushqimit tonë, mund të kalojmë dhe të kuptojmë atë që ato “nuk janë”. Pra, vitaminat nuk janë zëvendësuese të ilaçeve, nuk janë pra një përgjigje alternative e mjekësisë. Nuk janë produkte parandaluese të çdo lloj sëmundjeje: nga aknet tek koliti, nga ulçera tek diabeti apo lehtësues të situatave të tjera shëndetësore të pakëndshme. Dhe gjëja e fundit që duhet të mbani mend: vitaminat nuk gjenden vetëm tek portokallet.

Çfarë sjell mungesa e vitaminave

vitaminatTë gjitha vitaminat kanë karakteristikë të veprojnë në sasi të vogla, maksimalisht deri në 100 miligram në ditë. Megjithatë, mungesa e një vitamine redukton shpejtësinë e proceseve metabolike specifike, në të cilën merr pjese vitamina që mungon.
Efektet kimike të një mungese të gjatë të vitaminave në kohë, që quhen edhe sindroma e deficitit të vitaminave, mund të jenë shumë të rënda: miliona persona në shtetet e varfra mbeten viktima të deformimeve neonatale, të verbërisë, paaftësisë, vonesave mendore, imunitetit te dobët, madje deri dhe tek vdekja nëse ata nuk kanë sasi të mjaftueshme vitaminash.
Vitaminat duhen dhe duhet të marrim me bollëk prej tyre, por për ata persona, të cilët kanë fatin të jetojnë në një pjesë të pasur të planetit, mjafton vetëm të konsumojnë një dietë të pasur dhe plot variete. Është e natyrshme që për personat që nuk kanë këtë fat, gjërat ndryshojnë, qoftë edhe për ata që vuajnë nga patologji të rënda si kanceri apo anoreksia.
Madje dhe në rast se bëhet fjalë për kushte të caktuara fiziologjike si shtatzënia, plakja etj. Vitaminat e marra në mënyrë artificiale janë të detyrueshme, në këto raste, por edhe të shoqëruara me një dietë të pasur.

Vitaminat e grupit B. Për çfarë duhen?

Vitaminat e grupit B, përfshirë këtu edhe acidin folik, i përkasin kategorisë së ideoshkrirësve, d.m.th të vitaminave, të cilat nuk akumulohen në organizëm dhe që eliminohen në mënyrë të shpejtë me urinën dhe që duhet të merren përditë me anë të dietës.
B1 ose tiamina – është e nevojshme për të prodhuar energjinë e karbohidrateve. Gjendet tek drithërat, tek bishtajat, tek arrat, në majanë e birrës, në mishin e derrit. Prodhohet edhe pjesërisht nga flora bakteriale e stomakut. Kemi nevojë për të paktën 0.8 miligramë në ditë tiaminë, sasi që arrijmë të mbulojmë vetëm me një regjim normal ushqimor.
B2 ose riboflavina – gjendet tek qumështi, mishi peshkut, gjelit, djathi, drithërat, farat e grurit, arrat. Duhet për të mbajtur në shëndet të plotë lëkurën, thonjtë, sytë dhe mukozat. Në fakt, nuk para mungon në dietën tonë. Vepron edhe në reaksionet kimike për të prodhuar energji.
B5 ose acidi pantotenik – shton rezistencën ndaj infeksioneve, është një roje e shëndetit të lëkurës është shumë e rëndësishme për shkëmbimin qelizor në rastet e shenjave dhe të plagosjeve. Gjendet tek mishi, tek vezët, tek midhjet, tek drithërat, në majanë e birrës dhe tek qumështi i bletëve.
B6 ose piridoskina – është shumë e përhapur mes ushqimeve (mes mishrave, tek peshku dhe tek zarzavatet) dhe është shumë rezistente ndaj trajtimeve të ndryshme industriale që mund t’i bëhen ushqimit. Është prekursori i një enzime shumë të rëndësishme në metabolizëm dhe influencon në aftësinë e organizmit për të përdorur proteinat.

Acidi folik në shtatzëni: Cila është lidhja?

keshilla-shtatzanieAcidi folik është një vitaminë e grupit B dhe quhet ndryshe edhe B9. Është prezente tek spinaqi, brokoli, asparagët, lakra, bishtajoret, drithërat, tek limoni, kivi, portokallet dhe luleshtrydhet, si edhe tek stomaku, por, në këtë rast, pjesa më e madhe e tij shkatërrohet me pjekjen.
B9, siç është provuar shkencërisht, luan një rol të rëndësishëm për shmangien e shformimeve gjenetike tek fetusi e në mënyrë të veçantë të shtyllës kurrizore.
Jo vetëm kaq: acidi folik, në fazat e para të zhvillimit të fetusit, luan një rol të rëndësishëm edhe në parandalimin e një deformimi të njohur si buza e lepurit apo dhe deformime të tjera kardiake.
Pavarësisht se mekanizmi i tij i veprimit në aktivitetin e mbrojtjes së fetusit nuk është sqaruar plotësisht është e qartë se acidi folik është një faktor thelbësor për sintezën e ADN-së dhe të proteinave, për formimin e hemoglobinës dhe mbi të gjitha të shtresave shumë delikate siç janë ato embrionale.
Ndaj për të gjitha gratë, të cilat duan një fëmijë dhe për ato që janë shtatzëna prej vitesh tashmë përshkruhet një trajtim me acid folik. Nëse për një të rritur është e nevojshme të konsumohen në një ditë 0.2 miligramë B9, për një grua shtatzënë doza arrin në 0.4 miligramë.

Vitaminat C, H e PP: ku t’i gjejmë?

fruta-dhe-perimeVitamina C – është një vitaminë e cila merr pjesë në një numër shumë të madh reaksionesh metabolike. Është një antioksidues dhe forcon sistemin imunitar. Gjendet në mënyrë të veçantë tek frutat e freskëta dhe tek perimet e tokës: kivi, agrumet, domatet dhe specat. Por vitamina C neutralizohet plotësisht me zierjen dhe me pjekjen si edhe me konservimin. Do të ishte mirë që frutat dhe perimet të haheshin të gjalla dhe të freskëta. Apo pak të pjekura.

Vitamina H – është prezente tek stomaku, tek mishi i gjelit, në të verdhen e vezës, në frutat e thata dhe në disa perime, tek peshku dhe djathërat, por prodhohet edhe në mënyrë të bollshme nga flora e stomakut të njeriut. Nevoja që ka organizmi për të përmbushet shumë kollaj me një dietë të rregullt ditore.

Vitamina PP – merr pjesë në frymëmarrjen qelizore dhe në një seri të tjera reaksionesh.

Vitaminat A, E, D e K

Vitaminat A, E, D e K quhen edhe liposhkrirës pasi shkrihen nga yndyrat shtazore të cilat mblidhen në stomak.

Vitamina A – ose retinoli është bashkë me karotenoidin thelbësore për të parët. Një mungesë e vitaminës A mund të provokojë deformime fetale, verbëri dhe sensibilitet ndaj infeksioneve. Kjo vitaminë gjendet mbi të gjitha tek ushqimet shtazore, tek veza, stomaku, djathi, gjalpi. Duke i pjekur ushqimet humbet një pjesë e kësaj vitamine, por duke qenë liposhkrirës vitamina mblidhet në stomak

Vitamina E – ose tokoferoli është një antioksidues. Gjendet tek ulliri, kokrrat e grurit. Mungesa e saj lidhet me të ushqyerit e keq.
Vitamina D – ose kalçoferoli është një rregullator i metabolizmit të kalciumit dhe në këtë mënyrë është thelbësore për mineralizimin e mirë të skeletit tonë. Pjesa më e madhe e vitaminës D sintetizohet, nën efektin e rrezeve te diellit, nga vetë organizmi.
Një sasi e tepërt e vitaminës D tek të mëdhenjtë çon në kalcifikimin e organeve.
Këshillohet marrja e vitaminave D gjatë shtatzënisë, ushqimit me gji të fëmijës dhe rritjes së tij duke pasur parasysh sasinë e pakët të kalciumit tek ushqimet.
Në të gjitha fazat e jetës është i nevojshëm një ekspozim ndaj rrezeve të diellit për të arritur sasinë e duhur të vitaminës D.

Vitamina K – gjendet tek stomaku, tek spinaqi dhe lulelakrat. Është shumë e rëndësishme për koagulimin, nëse mungon rrezikon hemorragji. Mungesa e saj, gjithsesi, është e rrallë dhe verifikohet vetëm në kushte patologjike, për shkak të absorbimit të keq dhe trajtimeve të gjata me antibiotikë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Trending Articles