Autizmi mund të shkaktohet nga nivele shumë të ulëta të kimikateve të gjetura në rezervat e ujit apo dhe nga antidepresantë, kanë zbuluar shkencëtarët.
Ekspertët nga Universiteti i Idahos në USA mbetën të habitur kur zbuluan se thjesht disa gjurmë të medikamenteve të zakonshme, siç janë antidepresantët mund të shkaktojnë çrregullimin. Ata e bënë këtë zbulim, duke observuar ndryshimet në shtigjet gjenetike të peshqve që jetojnë në ujin e ndotur nga droga psikoaktive. Peshqit u ekspozuan nga dy lloje antidepresantësh dhe u vu re që tek peshqit u gjetën gjurmë të çrregullimeve që kanë njerëzit që vuajnë nga autizmi. Ky studim është publikuar në gazetën online “Public Library of Science One” dhe shpreh se autizmi mund të shkaktohet edhe nga shkaqe mjedisore tek ata persona që janë të pambrojtur. Ekspertët dyshojë se çrregullimet kanë shkaqe gjenetike dhe mjedisore dhe ky fakt mund të ndryshojë mënyrën sesi trajtohen dhe kurohen 1 në 100 fëmijë që është me autizëm në Angli. “Është e rëndësishme që ne kemi zbuluar se shkaqet gjenetike dhe mjedisor shkaktojnë autizëm, por na mbetet shumë për të kërkuar në këtë drejtim” – është shprehur Caroline Hattersley, këshilltare dhe avokate në “The National Autistic Society”, “The National Autistic Society”.