Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Vaji i peshkut bllokon format më agresive të prostatës

$
0
0

vaj_peshkuNjë dietë ishte realizuar duke pasur në bazën e saj omega 3, pra e pasur me peshk dhe tjetra kishte në bazën e saj omega 6, pra ishte një dietë e pasur me vaj ulliri …

Vaji i peshkut dhe në mënyrë më të përgjithshme omega 3 janë në gjendje të bllokojnë format më agresive të kancerit të prostatës. Këto janë rezultatet e një studimi të gjerë të ndërmarrë nga spitali “Christie” në Manchester të Anglisë dhe e publikuar në “Revistën Britanike të Tumorit”.
Për të verifikuar efikasitetin e një diete me bazë peshku, mbi të gjitha me peshk të kaltër, studiuesit kanë matur efektet që japin dy regjime ushqimore të ndryshme mbi disa linja qelizore të kancerit të prostatës. Një dietë ishte realizuar duke pasur në bazën e saj omega 3, pra e pasur me peshk dhe tjetra kishte në bazën e saj omega 6, pra ishte një dietë e pasur me vaj ulliri, kikirikë dhe fara në përgjithësi.
“Ndërsa omega 6 favorizojnë madje edhe metastazat e qelizave kancerogjene të prostatës, omega 3 arrijnë të bllokojnë tumorin”, thotë koordinatori i këtij studimi Mick Brown, sipas të cilit “është e mundur të balancohet një regjim ushqimor që të bashkojë të dy llojet e yndyrave, në mënyrë që të pengohet progresi i tumorit të prostatës. Nëse nga një anë duket se qelizat tumorela përdorin omega 6 për të marrë energji dhe për t’u shumëfishuar, janë omega 3 ato që ndërhyjnë dhe pengojnë këtë proces.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719