Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Ushqime për lëkurë të bukur

$
0
0

kujdesi_dimeror_i_lekures-e1329695099532Ushqimet të caktuara jo vetëm që mbajnë të shëndetshëm organizmin tuaj të brendshëm, por reflektojnë shëndet edhe në anën e jashtme. Ato “ushqejnë” dhe mbajnë lëkurën të hidratuar. Mësoni se çfarë duhet të konsumoni për të pasur lëkurë të shëndetshme kur keni puçrra, lëkurë të thatë, shenja ose skuqje.

Puçrrat

Pemët me thelpinj e zbusin lëkurën e infektuar, prandaj janë ilaç i shkëlqyer kundër puçrrave. Vishnjat, për shembull, janë të shkëlqyera, sepse kanë nivel të ulët të sheqerit. Po kështu, është mirë të konsumoni sa më shumë drithëra.

Lëkura e thatë

Ushqimi i pasur me omega-3 është ilaç i vërtetë për lëkurë të thatë, sepse jo vetëm që e zbut tendosjen dhe liron nga stresi, por edhe ia kompenson lëkurës lagështinë e humbur.

Shenjat

Nuk ekziston ndonjë formulë magjike që do t’i eliminojë ato me një lëvizje, por çaji i gjelbër ose kremrat me këtë përbërje, do t’i bëjnë shenjat më pak të dukshme.

Të skuqurit e pakëndshëm

Kastraveci i paqëruar pritet në rrathë, të cilët vihen në lëkurë të irrituar dhe lihen për disa minuta, derisa skuqja të tërhiqet.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Trending Articles