Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Migrena mund të shkaktojë dëmtime në tru

$
0
0

migrenaaaa-2908Migrena mund të shkaktojë dëmtime në tru Migrena është në gjendje që të shkaktojë dëme të përhershme në tru, sugjeron një studim i ri i realizuar nga Universiteti i Kopenhaganit. Sipas ekspertëve, ky problem mjekësor që prek 10-15% të popullisë rrit shanset mes të sëmurëve për dëmtime në tru, për anomali apo ndryshime të volumit të trurit, në krahasim me pjesën tjetër të njerëzve. Probabiliteti për të pësuar dëme në tru është edhe më i madh tek ata persona që kanë një lloj të dytë të migrenës, e cila paraprihet nga dhimbje koke dhe debulesë që vjen në shtim, përpara shfaqjes së dhimbjeve të vërteta të sëmundjes. “Tradicionalisht, migrena është konsideruar një çrregullim beninj pa rrjedhoja afatgjata për trurin. Megjithatë, studimi ynë sugjeron të kundërtën, që ky çrregullim mund të dëmtojë strukturën e trurit në mënyra të shumëfishta”, deklaroi doktori Messoud Ashina, bashkëautor i studimit. Pjesë e këtij studimi u bënë 19 persona të prekur nga migrena, skanimi i detajuar i trurit të të cilëve dëshmoi se kishin pësuar ndryshime strukturore, të cilat bënin më të lehtë zhvillimin e problemeve të sipërpërmendura.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719