Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Zemërimi i heshtur dhe shpërthyes, pasojat ne shendet

$
0
0

zemerimiPothuajse të gjithë e kanë provuar zemërimin dhe reagimet e tij. Ai është një emocion normal dhe i shëndetshëm deri në momentin kur bëhet “shkatërrues” i cilësisë së jetës sonë. Zemërimi i heshtur është më shumë i dëmshëm se ai shpërthyes

Reagime shkatërruese për shëndetin

Dy mënyrat reaguese shkatërruese të zemërimit janë shpërthimi dhe mbajtja përbrenda e zemërimit. Ato janë tepër të dëmshme. Ne mund të mendojmë se njëra mënyrë është më shkatërruese se sa tjetra, por e vërteta është që zemërimi që mbahet përbrenda mund të jetë po aq i dëmshëm sa zemërimi shpërthyes. Mos harroni, zemërimi në vetvete nuk është mëkat. Apostull Pal tha: “Zemërohuni dhe mos mëkatoni”. Kjo është sfida për të kontrolluar mënyrën se si ne reagojmë ndaj zemërimit tonë, si ta kontrollojmë atë.

Zemërimi shpërthyes

Zemërimi shpërthyes e shpreh veten në dy mënyra: nëpërmjet fjalëve dhe veprimeve. Abuzimi verbal dhe abuzimi fizik tani janë kthyer në fjalë apo në shprehi në familjet amerikane. Ky lloj abuzimi i ka rrënjët në zemërimin e pakontrolluar. Disa njerëz janë krenarë me thënien “shpreh atë çfarë mendoj”, por hapi i parë është pranimi se shpërthime të tilla verbale nuk janë të shëndetshme. Ata nuk janë të dashur, të kujdesshëm apo të sjellshëm. Zemërimi duhet të përpunohet, por jo në shpërthime verbalisht abuzive.

Një histori përgjegjshmërie

Harvey ishte një njeri i veprimit. Kur ai zemërohej, ai ishte gati të ndeshej dhe i shpejtë për të luftuar. Pas vetëm gjashtë muajsh martese me Xhudin, Harvey e shtyu atë pas murit. Xhudi e dinte se sjellja e tij ishte e gabuar, kështu që ajo i shkroi atij një letër dhe me postë e nisi atë në zyrën e tij duke i thënë se ajo e donte shumë atë. Ajo tha në letër se nuk mendonte se ai qëllimisht donte ta lëndonte apo t’i bënte keq asaj, por në qoftë se ai do të guxonte përsëri ta trajtonte në një mënyrë agresive, do të largohej nga ai për aq kohë sa një këshillues t’i siguronte asaj se mund të ishte e sigurt të kthehej sërish tek ai pa u rrezikuar më. Xhudi ishte duke bërë sakrificën e madhe të dashurisë. Ajo i tregoi Harvey përgjegjësinë për sjelljen e tij mëkatare. Fakti që ajo e trajtoi këtë çështje që në periudhën e parë të martesës, ajo ndoshta do të jetë personi që Zoti përdor për të ndihmuar Harvey lidhur me menaxhimin dhe reagimin e tij shkatërrues të zemërimit.

Mbajtja përbrenda e zemërimit

Disa të krishterë, të cilët përçmojnë zemërimin shpërthyes nuk arrijnë të kuptojnë se zemërimi që mbahet përbrenda është po aq destruktiv për një kohë të gjatë. Ndërsa zemërimi shpërthyes fillon me zemërim dhe mund të kthehet shpejt në dhunë, zemërimi që mbahet përbrenda nis me heshtje dhe tërheqje, por në kohë çon në pakënaqësi, hidhërim dhe përfundimisht në urrejtje.

Ata që praktikojnë një metodë të tillë për t’iu përgjigjur zemërimit shpesh fillojnë duke mohuar se ata janë të zemëruar. Por zemërimi nuk vdes me mohimin. Zemërimi që mbahet përbrenda,i pashprehur, do të shprehë veten në mënyra sjelljeje pasive-agresive. Personi është pasiv në pjesën e jashtme të dukshme, duke u përpjekur për t’i dhënë përshtypjen që asgjë nuk ka ndodhur, por në fund zemërimi është shprehur në mënyra të tjera.

Doktrina e zemërimit

Zemërimi është mëkat mendësie dhe përdoret si një antropopathizëm (veshja e ndjenjave njerëzore diçkaje jonjerëzore) në lidhje me gjykimin hyjnor. Si mëkat mendësie, zemërimi shpreh antagonizëm, urrejtje, irritim, mëri dhe mungesë arsyeje. Mund të jetë mendor ose emocional ose të dyja bashkë. Fjala greke “orge” i referohet zemërimit mendor, “thumos” i referohet zemërimit emocional. Zemërimi është një mëkat që nxit shkelje të kodit të nderit sikurse përgojimi, gjykimi, shpifja ndaj të tjerëve. Ashtu si me shumicën e mëkateve, kjo çon në mëkatim zinxhir.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719