Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Lodrat me laser dhe revolet mund të shkaktojnë verbërinë

$
0
0

lodratNëse me to fëmijët luajnë pakujdesshëm dhe pa kontrollin e të rriturve, revolja me laser dhe lodrat e tjera të fëmijëve me rreze laseri mund të dëmtojnë seriozisht sytë e fëmijëve, madje mund të shkaktojnë edhe verbërinë, tërheq vërejtjen Agjencia amerikane e ushqimit dhe e barnave (FDA). Laseri zakonisht nuk të lëndon, por shikimi përkeqësohet me kalimin e kohës. Kjo mund të marrë disa ditë ose javë dhe ju të mos vëreni duke lënë efekte të qëndrueshme. “Drita e fokusuar drejtpërsëdrejti në sytë e dikujt menjëherë mund të dëmtojë atë, veçanërisht nëse ajo është një laser më i fuqishëm”, thotë Dan Hewett nga Qendra e FDA për pajisjet dhe Shëndetin Radiologjik. Në vitet e fundit, fuqia e laserit është rritur, dhe çmimi ka rënë,” shtoi Hewitt. FDA këshillon që kurrë të mos drejtoni direkt laserin një personi apo kafshës. Në disa raste, drita e laserit mund të jetë më e dëmshme sesa shikimi i drejtpërdrejtë i diellit. Gjithashtu, lazerët nuk duhet të drejtohen në zonat që nuk pranojnë dritë. Drejtimin e laserëve në shofer apo njerëz të cilët kryejnë disa aktivitete mund të çojë në aksidente serioze.

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719