Ardhja e stinës së verës shoqërohet me rritje temperaturash si dhe me dëshirën tonë të madhe për tu ekspozuar sa më shumë në diell. Ne mund të ndihemi mirë në diell, sido mos kur kemi dalë nga stina e dimrit.
Por kujdes…
Qëndrimi i gjatë në diell mund të sjellë pasoja dhe probleme të shumta për shëndetin. Kur temperatura e ambientit është më e lartë se temperatura e lëkurës, djersitja është i vetmi mekanizëm efikas ftohës në dispozicion të trupit të njeriut. Në kushtet e temperaturave të larta, shumë të larta apo ekstreme të mjedisit ky mekanizëm nuk është i mjaftueshëm…Gjithashtu ka edhe disa faktorë të tjerë që e reduktojnë mundësinë për djersitje dhe shkaktojnë mbinxehje të trupit. Faktorë të tillë janë; mosha, mungesa e lëngjeve (dehidratimi), përdorimi i veshjeve jo të duhura, disa lloje sëmundje sh kronike si dhe përdorimi i disa medikamente ve mjekësore.
Në Shqipëri rrezatimi diellor është më i fortë midis muajve maj dhe gusht, prandaj këshillohet që gjatë kryerjes së aktiviteteve tuaja të përditshme të mos abuzohet me ekspozimin në diell dhe të tregojmë kujdes ndaj temperaturave të larta.
A e dini se Rrezet Ultraviolet:
• Në ditët me re arrijnë në tokë deri në 90% .
• Në hije reduktohen deri 50 % e tyre.
• Përdorimi i veshjeve prej pambuku lejon kalimin në trupin tonë vetëm 10 % të rrezeve ultraviolet.
• Në ujë kalojnë rreth 95 % e rrezeve ultraviolet.
• Në borë rrezet UV pasqyrohen deri në 80%.
• Rëra e thatë e plazhit pasqyron rreth 15% rrezet ultraviolet.
• Edhe në një thellësi gjysmën metri rrezet UV janë ende 40% intensive si në sipërfaqe.
• Sa më lart të jetë dielli në qiell ose sa më e shkurtër është hija që ne bëjmë, aq më të forta janë rrezet ultraviolet dhe anasjelltas.
Efektet e temperaturave të larta në shëndet ndodhin kur sistemi i rregullimit të temperaturës se trupit tonë nuk arrin të shpërndajë nxehtësinë e tepërt. Ndikimi i temperaturave të larta në shëndetin tonë varet nga koha e ekspozimit ndaj këtyre temperaturave, shpeshtësia e ekspozimit dhe intensiteti i ekspozimit. Goditja nga dielli vjen si rezultat i qëndrimit të gjatë në diell dhe shkakton rritje te temperaturës së trupit, zgjerim të enëve të gjakut, rënie të rrahjeve të zemrës dhe si pasojë shoqërohet me: djersitje të madhe, të përziera, dhimbje koke, marrje mendsh, ulje të presionit të gjakut, turbullim të shikimit, etj. Shpesh goditja nga dielli kërkon ndihmë të specializuar .
Cilat janë efektet e të nxehtit mbi shëndetin tonë?
Pasojat më të shpeshta që vijnë si rezultat i temperaturave të larta janë:
• Goditja nga dielli
• Goditja nga nxehtësia
• Dëmtimet në sy apo lë urë
• Infeksionet dhe intoksinacionet për shkak të ushqimeve të cilat manifestohen me diarre.
• Rëndimi i disa së mundjeve të zemrës dhe tensionit.
• Të gjithë janë të rrezikuar nga efektet e temperaturave të larta por ka disa grupe individësh që janë më të rrezikut ndaj temperaturave të larta për arsye se aftësia për të rregulluar temperaturën është më e kufizuar, pra djersitja është më e pakët.
Cilët janë personat më të rrezikuar nga temperaturat e larta
• Foshnjat dhe fëmijët: janë të ndjeshëm ndaj efekteve të temperaturave të larta për shkak se metabolizmi i tyre ndryshon nga metabolizmi i të rriturve, qendra e rregullimit të temperaturës është e papjekur, aftësia për djersitje është më e pakët, masa e trupit është e vogël.
• Të moshuarit: përbëjnë grupin më të madh të përcaktuar si grup në rrezik për shkak të nxehtësisë. Te të moshuarit ulet toleranca ndaj nxehtësisë, etja ndjehet vonë, reagimi i djersitjes është i vonuar dhe numri i gjëndrave të djersës është i reduktuar.
• Individë me sëmundje kronike : Pothuajse të gjithë personat me sëmundjet kronike paraqesin një rrezik për përkeqësim të sëmundjes kronike apo për vdekje për shkak të nxehtësisë. Sëmundjet që para qesin më shumë rrezik janë hipertensioni, sëmundje të zemrës; astma bronkiale, bronkiti kronik, pneumopatia obstruktive kronike; diabeti, insuficienca e veshkave, çrregullimet psikiatrike si skizofrenia, depresioni, demenca, gjendjet febrile, etj.
• Personat që janë përdorues të rregullt të medikamenteve të ndryshme mjekësore. Shumë ilaçe mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mekanizmat qendrore e periferike të termorregullimit, duke ndikuar në djersitje, në zgjerimin e enëve të gjakut të lëkurës, në rritjen e punës së zemrës dhe eliminim i n e nxehtësisë.
• Personat që punojnë në vende me temperatura të larta ose në ambiente të hapura (jashtë). Kushdo që punon jashtë në një mot të nxehtë, pa mbrojtjen e duhur, sidomos nëse ka edhe aktivitet fizik të rëndë, është në rrezik për shkak të efekteve të të nxehtit në shëndet.
• Personat që bëjnë aktivitet fizik të rëndë.
• Njerëzit që jetojnë në apartamente në katet e sipërme.
• Grupet e popullsisë me kushte sociale jo të mira, individë të pastrehë, etj
Disa rregulla të zakonshme dhe parandaluese.
Nëse këto rregulla do ti bënim pjesë të jetës tonë të përditshme, ato mund të na ndihmojnë për të reduktua r efektet negative të temperaturave të larta në shëndet.
Si të mbroheni nga temperaturat e larta apo të nxehtit
• Evitoni në se është e mundur daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës,11.00 – 17.00 Rregulla të thjeshta, por të nevojshme për të gjithë.
• Vishuni lehtë, me veshje pambuku, me rroba të gjëra, dhe ngjyra të hapura, si në shtëpi edhe kur dilni nga shtëpia.
• Mbani në kokë kapele, çadër dhe syze kur dilni jashtë .
• Mbani shtëpinë sa më të freskët. Hapni dritaret herët në mëngjes dhe në mbrëmje vonë. Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës.
• Temperaturat në shtëpi duhen mbajtur deri në 25 – 27 ° dhe asnjëherë jo më shumë se 5 – 6° më pak se ambienti jashtë. Evitoni korrentet e mundshme.
• Freskohuni herë pas here me ujë të freskët, duke bërë dush, ose duke u lagur me peceta për të ulur temperaturën e trupit, në krahë, qafë, ballë.
• Pini lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshme të paktën deri 2 litra në ditë.
• Mos përdorni pije alkoolike, lëngje me shumë sheqer apo kafeinë.
• Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavate, fruta
• Gatuani dhe ruani ushqimet të sigurta.
• Evitoni aktivitete fizike të forta, sidomos në orët e nxehta të ditës, 11 – 17.
• Tregoni kujdes për fëmijët, të moshuarit, personat e sëmurë apo edhe të vetmuar.