Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Kanceri i prostatit, zgjidhja: vaji i ullirit dhe frutat e thata

$
0
0

prostataMeshkujt me kancer në prostat mund ta përballojnë më mirë këtë sëmundje, nëse ata bashkëngjisin në mënyrën e të ushqyerit të tyre, vajë ulliri, fruta të thata dhe avokado, si të dhe reduktojnë e të kufizojë yndyrtat shtazore dhe karbohidratet, sipas një studimi të ri.

Nga studimi rezultoi se të gjithë ata pacientë që kanë zëvendësuar 10% të yndyrave shtazore dhe të karbohidratet me yndyrna të shëndetshme të përmendura më lart, kanë 29% më pak gjasa të vdesin nga përhapja e kancerit, krahasuar me ata që nuk e kanë bërë këtë ndryshim të shëndetshme. Kanë 26% më pak mundësi të vdesin nga çfarëdolloj shkaku tjetër. Për të arritur dikush një rezultat të tillë, nuk duhet të bëjë ndryshime dramatike: qoftë dhe një lugë supe po të hanë më shumë çdo ditë, do të zvogëlohet me 29% rreziku i vdekjes nga kanceri dhe me 13% nga çdo lloj shkaku tjetër, raportojnë studiues amerikanë në revistën shkencore “JAMA Internal Medicine”. Studimi u realizua në më shumë se 4.600 meshkuj, pacient me kancer lokal të prostatit, të cilët mjekët i ndoqën me vëmendje shumë të madhe për më shumë se tetë vjet. Ndërkohë, 1,064 prej tyre vdiqën, me 31% duke humbur jetën e tyre nga sëmundje të zemrës, 21% nga sëmundjet e kancerit të prostatës dhe më pak se 21% e kancereve të tjera. Rezultati përfundimtar ishte se “konsumimi i vajit t ullirit, apo yndyrnave të shëndetshme mund të ushtroj aktivitet mbrojtës”, deklaroi mjekja dhe studiuesja Dr Erin Ritsman nga Departamenti i Epidemiologjisë & Biostatistikës, Universiteti i Kalifornisë, San Francisco.
Në një koment që shoqëron studim e ri, Dr Steven Friedland, Profesor i Kirurgjisë, Departamenti i Urologjisë, Universiteti i Dukës, vë në dukje se “Kjo është e dokumentuar mirë se trashja rrit rrezikun e vdekjes nga kanceri i prostatës.”Ai vazhdon të theksojë: “Studimi i ri ofron disa dëshmi që reduktimi i yndyrnave të ngopura dhe karbohidratet dhe zëvendësimin e tyre me yndyrna të shëndetshme mund të zvogëlojë këtë rrezik.”


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719