Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Rregulla për një gjumë të shëndetshëm

$
0
0

gjumeNë mënyrë që organizmi të pushon kërkohet një gjumë i pandërprerë tetorësh. Kjo mund të thuhet lehtë, por është vështirë të realizohet, të paktën për shumicën e atyre që kanë problem me pagjumësinë. E ka edhe të tillë që kanë sukses ta zënë gjumin e parë, por ndodh të zgjohen në pikë të natës dhe ëndërrimet e bukura përfundojnë.

A duhet të merren hapa? Jo, shumë më mirë është të zbulohet mekanizmi që shkakton
pagjumësinë dhe të luftohet kundër tij me anë të strategjisë “çudibërëse”, të cilën ua
sugjerojmë:
- Zgjohuni dhe bini të flini në të njëjtën kohë, madje edhe gjatë ditëve të pushimit.
- Bëni çdo ditë ushtrime fizike, por asnjëherë pas orës shtatë në mbrëmje.
- Në dhomë të fjetjes nuk bën të jetë temperatura tepër e lartë.
- Mos bini të flini të uritur.
- Mos hani shumë në darkë, sidomos mos hani ushqim të yndyrshëm.
- Mos pini asgjë që përmban kofeinë pas orës katër pasdite.
- Kufizojeni numrin e cigareve dhe sasinë e alkoolit.
- Krevati duhet t’ju shërbejë vetëm për të fjetur dhe për të bërë dashuri, porse jo edhe
për të lexuar dhe për ta shikuar TV-në.
- Mos e shikoni orën kur t’ju dalë gjumi në pikë të natës.
- Mos flini gjatë ditës, madje as pas natës së pagjumë.

Këtyre këshillave, të cilat duhet të zbatohen, mund t’ua shtojmë edhe porositë që
vlejnë përherë:
* para se të bini në gjumë pini një gotë qumësht të ngrohtë
* lahuni në ujë të ngrohtë para se të bini të flini


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719