Kalciumi i konsumuar qoftë përmes ushqimit ose përmes tabletave mund të ndihmojë gratë të jetojnë më gjatë. Ky është përfundimi i nxjerrë nga një studim i realizuar kohë më parë nga shkencëtarët kanadezë. Studimi ka analizuar mbi nëntë mijë persona brenda një periudhe dymbëdhjetëvjeçare. Rezultatet kanë treguar se gratë të cilat kanë marrë kalcium në formë të suplementëve (tabletave shtesë), kanë pasur gjasa më të pakta për të vdekur krahasuar me ata që nuk kanë marrë kalcium shtesë. Vlen të përmendet se te meshkujt kalciumi nuk ka pasur kurrfarë ndikimi. Rezultat po ashtu nuk kanë treguar ndonjë lidhje të konsumimit të vitaminës D dhe jetëgjatësisë.