Ne konsumojmë produkte ushqimore të cilat jo vetëm nuk sjellin asnjë dobi për shëndetin por mund ta dëmtojnë atë. Janë disa hile që fshihen pas produketeve që konsumojmë.
Po rendisim disa të cilat janë edhe më të përdorurat në tryezat tona.
Buka e bardhë dhe gjithë produktet që bëhen me miell të bardhë!
Këto ushqime si byreket në rrugë, kruasanet etj, janë relativisht të lira, tebollshme dhe të shumëllojshme. Por të jeni të sigurt se prodhimet e miellit të bardhë mund të jenë nga kontribuesit më të denjë në mbipeshen e sotme dhe në një sërë sëmundjesh që vuan dhe do vuaj shoqëria jonë.
Këshillë:Nëse doni të gëzoni shëndet kërkoni ushqime të cilat grurin e kanë të plotë, të pazhveshur nga levorja dhe endospermi, siç është buka e zezë dhe makaronat integrale. Përbërës të tillë si Monosodium glutamate (MSG), dhe kripa e përpunuar shpesh janë të fshehura me emërtime të tjera në etiketat e ushqimeve dhe nuk arrijme dot ti dallojmë. MSG është një lloj kripe kimike e cila përmireson shumë shijen e ushqimit. Konsumi i rregullt i kësaj substancë është lidhur me shkaktimin e dhimbjeve të kokës, problemeve të zemrës, dëmtimeve të trurit etj.
Kripa e përpunuar ka humbur elementin më të dobishëm të saj për njeriun që është jodi i detit dhe i tokës.Këshillë:Më e mira që mund të bëni është ti qendroni besnikë kripës së papërpunuar
Pijet e gazuara, “light” ose “zero”, të cilat ëmbëlsohen me lëndë kimike artificiale.Një nga idetë më të gabuara në shoqërinë tonë është ajo se pijet e gazuara “light” janë më të shëndetshme se sa ato te zakonshmet. Ne keto pije përdoren ëmbëlsues si aspartame, suchraloze dhe saccharine të cilat vërtetë ulin kaloritë e këtyre lengjeve por efekti qe keto substanca kane ne shëndetin tonë nuk është ende i qartë. Debati është i hapur dhe janë të shumtë burimet që vënë alarmin së këto kimikate jane teper toksike per qeliza të ndryshme të trupit tonë.
Përveç efektit të dyshimtë që mund të kenë në organzmin tonë, këto pije e besoni apo jo, mund të shkaktojnë mbipeshe, edhe pse qellimi I krijimit te tyre është krejt i kundërti!
Shurup misri i pasur në fruktoze, (High-fructose corn syrup), është quajtur edhe ndryshe: “vrasësi i heshtur”!Është një ëmbëlsues që përdoret gjerësisht në industrinë ushqimore dhe renditet në listën e përbërësve të shënuar në ambalazhin e ushqimit. Ky produkt ushqimor është i lidhur ngushtë me rritjen e obezitetit, dëmtim të trurit, ulje të shkathtësise mendore dhe madje me helmimin nga mërkuri. Ky shurup mund të përdoret në prodhime buke, drithra, lëngje, karamele, e shumë e shumë produkte të përpunuara.
Këshillë:Hidhini një sy listës së përbërësve për çdo ushqim të ambalazhuar që blini!
Pjesa dërrmuese e vajrave vegjetale dhe marganirat.
Lufta që i është hapur yndyrnave të ngopura ka bindur miliona njerëz se vajrat bimore janë të gjithë të shëndetshëm dhe duhet të përbëjnë zgjedhjen primare të konsumatorit, sidomos atyre që vuajnë nga sëmundje të zemrës. Më e shumta e vajrave bimore prishen shumë shpejt nga drita, ajri dhe nxehtësisa, gjë që do të thotë se ato kthehen në toksike dhe mund të shkaktojnë kancer dhe sëmundje të zemrës.
Zgjedhja më e mirë? Vaji i ullirit ekstra i virgjër, gjalpi bio i bagëtisë së ushqyer ekskluzivisht me bar dhe ushqim natyral dhe ndoshta vaji i arrës së kokosit!