Qëndrimi për shumë orë para kompjuterit i than sytë si dhe redukton masat mbrojtëse e tyre, deri në fazën e acarimit dhe mjegullimit të shikimit. Përpara ekranit të kompjuterit sytë përplasen më pak dhe kështu ata bëhen më të thatë, dhe dëmtohen. Është ky rezultati i një studimi të zhvilluar në Universitetin Keio në Tokio, dhe të publikuar në revistën shkencore “Jama Ophthalmology”.
Studiuesit vëzhguan se sytë e personave që punonin shumë orë në kompjuter kishin më pak lotë dhe proteina, duke bërë që ata të jenë më të dëmtuar. Gjatë studimit u mbajt në vëzhgim një kampion prej thuajse 100 personash të cilët punonin në zyrë, dhe kur u mat niveli i lagështisë në sy u pyetën edhe se sa orë qëndronin para kompjuterit. U vu re se 7% e meshkujve dhe 14% e femrave kishin tharje të syve, dhe ankoheshin për sy të acaruar, djegie dhe mjegullim shikimi.
Si të mbrohemi…?
Mjekët këshillojnë përdorimin e syzeve optike dhe uljen naksimun të kohës së shpenzuar përpara kompjuterit apo televizorit dhe për dorimin e lotëve artificialë.