Myku i lëkurës është një sëmundje e cila lind si pasoje e shtimit te djersës. Si rrjedhoje e ketij fenomeni ulet pehashi i aciditetit te lëkurës, duke krijuar kështu kushte te favorshme te zhvillimit te mykut, që janë shkaktare të sëmundjes mykotike. Zakonisht, nga kjo sëmundje preken njerez qe bejne profesione te ndryshme dhe qe jane te detyruar te mbajnë këpucë, siç janë ushtaraket, policet dhe disa profesione te tjera. Myku shfaqet kryesisht midis gishtave te këmbëve, por nuk mund te përjashtohen edhe vende ne pjese te ndryshme te trupit. Personat, te cileve iu eshte krijuar myku, ne fillim kane skuqje ne vendin e shfaqjes se tij, çarje te lëkurës dhe iu krijohen disa flluska qe pas disa ditësh zverdhen, pra qelbëzohen dhe kështu shfaqen shenjat e infeksionit. Kjo mund te quhet dhe një myk i infektuar. Per te kuruar një pacient qe ndodhet në këtë gjendje, fillimisht duhet trajtuar ne dy pista qe janë: shkaku i shfaqjes se kësaj sëmundjeje dhe e dyta infeksioni dytesor.
Kujdesi
Sipas mjekeve, gjate stinës së verës, një kujdes i veçante duhet treguar gjate ekspozimit ne diell, i cili nuk duhet qe t’i kaloje caqet e tij. Kujdes duhet te kenë gratë, pasi në këtë stine rrezikon t’iu shfaqet lukusi i inflamatodes, diskozes ose i gjeneralizuar. Gjithashtu, rrezikohen te shfaqen edhe disa njolla te bardha ne fytyre dhe ne duar. Këtu veçohen edhe disa sëmundjet infektive, sidomos tek fëmijët e vegjël. Kjo ndodh per shkak te qëndrimit ne zona te papastra, qe janë lënë në mëshirë të fatit. Vendet ku ka mbeturina pa kriter, ne plazhe apo zona turistike, janë tepër problematike dhe shkaktojnë sëmundje infektive. Te njëjtin efekt mund ta japin edhe ambientet e ujit te papastër ne disa zona, ku sasia e mikrobeve e kalon dyfishin apo trefishin e mikrobeve. Ne ambientin e ndotur me mbeturina, shkak per fillimin e infeksioneve mund të bëhen edhe mushkonjat dhe mizat e ndryshme. Tek fëmijët me lëkurë të dobët fizikisht dhe dermatologjikisht, sëmundjet janë më të predispozuara per t’u shfaqur. Kështu, shenjat shfaqen në fytyrë, në duar me flluska te vogla ne fillim te ujshme, të cilat më vonë infektohen. Me vone ato acarohen dhe këto sjellin një temperature te larte. Këtu lind nevoja e paraqitjes tek mjeku me i afërt.
Klima
Klima e nxehtë dhe e lagësht përbën një faktor risku per marrjen e infeksionit. Përveç kësaj, plazhi dhe pishinat ndikojnë ne shfaqjen e formave te caktuara te mykut te lëkurës. Ne përgjithësi semundjet mykotike prekin gati njelloj te gjithe ata qe ekspozohen ndaj faktoreve shperthyes. Preken te dy sekset, por me teper seksi mashkull sesa femer. Kjo shpjegohet me faktin se keto te fundit jane me pak te ekspozuara ndaj ambienteve qe favorizojnë këto infeksione, si per shembull, aktivitetet sportive, higjiena jo e persosur, mënyra e veshjes etj. Per sa i përket moshes, sëmundjet mykotike te lekures takohen me teper tek te rriturit e me pak te femijet. Faktoret predispozues per shfaqjen e sëmundjes klasifikohen ne te jashtëm dhe ne te brendshëm. Nder faktoret e jashtëm përmenden: përdorimi i rrobave te përbashkëta, si këpucë, pantofla, kapele, rroba sintetike te ngushta, këpucë plastike, te cilat krijojnë mikroklime te disfavorshme dhe e bejne lëkurën me te ndjeshme ndaj infeksionit. Ndërsa si faktorë te brendshëm, me kryesori është mosha, pasi vihet re se shfaqja e këtyre sëmundjeve rritet me rritjen e moshës. Faktorë te tjerë te brendshëm janë dhe disa sëmundje: diabeti, mbipesha, pacientet qe trajtohen me kortizonike imunosupresore (per sëmundje te tjera).
Si dëmtohet lëkura
Një bashkëpunim i shkencëtarëve te Universitetit te
Mjekësisë ne Berlin dhe Universitetit kanadez te McMaster ne realizimin e një studimi te ri, ka treguar se stresi mund te shkaktoje sëmundje inflamatore te epidermës dhe te dobësojë qelizat e sistemit imun te organizmit. Studimi i publikuar ne revistën American Journal of Pathology pohon se stresi nxit infeksionet dhe shton shkallen e problemit duke rritur aktivitetin e qelizave imune, gjë që çon ne shfaqjen e infeksioneve, ne vend qe ta mbroje lëkurën. Lëkura paraqet barrieren e pare mbrojtëse te organizmit nga infeksionet e ndryshme, e cila ne raste te caktuara mund te kete efekt irritues dhe kjo ndodh kur qelizat e sistemit imun te lëkurës janë reaktive, me ç’rast mund te shkaktojnë sëmundje inflamatore te lekures (te tilla si dermatit atopik apo psoriaze).
Kremi i buzëve shkakton infeksion
Shpesh gjatë periudhës së dimrit njerëzit përdorin krem per zbutjen e buzëve sa here qe lëkura e tyre thahet ose plasaritet. Por shkencëtaret pranë universitetit te Alabames paralajmërojnë se lyerja e tepruar e buzëve me krem mund te behet shkak per infeksione. Ata tregojnë se kremi zbut lëkurën dhe e bën atë të pambrojtur nga bakteret dhe viruset e shumta. Pikërisht për këtë arsye ata këshillojnë që sasia e kremit ose pomadës kundër plasaritjeve te buzëve duhet te kufizohet ne maksimum dhe mundësisht ky produkt të përdoret vetem gjate nje moti tepër të ftohet.