Qoftë nëse jeni duke shkuar në një festival muzikor apo jeni në pritje të një albumi të ri të këngëtarit tuaj të preferuar, ju mund të befasoheni kur të mësoni se dashuria juaj për muzikën mund të përmirësojë punën tuaj në palestër. Këtu janë gjashtë arsye që tregojnë pse muzika mund të ju ndihmojë të i bëni ushtrimet më mirë:
Do të vendosni një ritëm më të mirë
Një studim në revistën e Mjekësisë dhe Shkencës në Ushtrime dhe Sporte, ka gjetur se çiklistët që veprojnë me pedalet e biçikletës në të njëjtën shpejtësi si të ritmit të muzikës kanë raportuar më pak siklet gjatë ushtrimeve. Ekspertët thonë se e njëjta vlen edhe kur vraponi: kur ju jeni në një ritëm me muzikën tuaj, ju do të përformoni më mirë. Shkarko një aplikacion të tillë si SpringMove i cili anarzhon listën e këngëve në bazë të shpejtësisë tuaj.
Ju do të punoni më shumë
Kur duhet ta bëni, bëjeni me muzikë. Një studim i fundit gjeti se kur muzika ishte në vëllim më të lartë, gratë mund të bënin shtatë shtyerje këmbësh më shumë se kur muzika ishte në vëllim më të ulët.
Ju do të punoni më gjatë
Një studim në Universitetin Brunel gjeti se duke dëgjuar muzikë ju e rrisni durimin në stërvitjet tuaja për 15%, sidomos gjatë ushtrimeve kardio. Pra, qoftë nëse është kilometri i fundit i vrapimit apo kodra e fundit e ngjitjes, studiuesit gjetën se muzika kishte ndihmuar ushtruesit të mbajnë një qëndrim pozitiv në lidhje me stërvitjet e intensitetit të lartë.
Ju do të ndjeheni më pak të lodhur
A e dini se një listë e mirë e këngëve mund të bëjë një stërvitje të vështirë të duket e lehtë? Hulumtuesit në Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave gjeti se duke dëgjuar muzikë jo vetëm që bën që ushtrimet e vështira të duken më të lehta, por gjithashtu e bën edhe tendosjen fizike më pak rraskapitëse.
Ju do të shihni rezultate më të mira
Një tjetër studim ka gjetur se njerëzit që dëgjonin muzikë të zgjedhur sipas motivimit të tyre gjatë ushtrimeve kishin një përmirësim më të madh në ushtrime për katër javë, në raport me ata që nuk kishin dëgjuar muzikë. Planifikojeni listën tuaj të muzikave para se të shkoni në palestër – do të kurseni kohë nga përdorimi i padobishëm i iPod-it tuaj dhe do të siguroheni që e dashuroni çdo muzikë që vjen nga ajo listë.
Do të vazhdosh të lëvizësh edhe më pas
Ruani disa melodi për ti lëshuar pas një stërvitje të gjatë. Një studim në revistën Strength and Conditioning Research gjeti që atletët të cilët dëgjuan muzikë motivuese gjatë shërimit ishin më të prirur për të lëvizur më pas, kishin pastruar më shpejt acidin laktik në sistemet e tyre, dhe kishin nivele më të ulëta të tendosjes se sa ata që nuk dëgjonin muzikë.