Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Produktet OMGJ. Perimet shqiptare nuk janë me hormone

$
0
0

perimeMinistria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kanë hedhur poshtë lajmet për prani të nivelit të lartë të hormoneve dhe stimuluesve në produktet bujqësore shqiptare.

Në një reagim të Ministrisë së Bujqësisë thuhet se perimet e freskëta shqiptare nuk kanë asnjë gjurmë të hormoneve, stimuluesve të rritjes.

“Ato nuk paraqesin asnjë rrezik për konsumatorin. Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëhen garante për këtë. Të pavërtetat dhe spekulimet mediatike mbi gjoja praninë e këtyre lëndëve po i shkaktojnë dëme të pallogaritshme prodhimeve tona bujqësore dhe prodhuesve të tyre.”

Sipas kësaj ministrie tashmë produkteve në treg u bëhen analizat për të parë nivelin e hormoneve dhe elementeve të tjerë të dëmshëm në përmbajtjen e tyre.

“ E vërteta është se konsumatori shqiptar nuk ka qenë më i sigurt se sot në konsumin e prodhimeve ushqimore. Asnjëherë deri më sot, në laboratorët rajonale nuk janë kryer analiza të insekticideve, metaleve të rënda, fitohormoneve etj te perimet e freskëta edhe pse janë derdhur me miliona euro në pajisje dhe aparatura të cilat nuk kanë funksionuar as edhe një ditë.

Këto analiza kryhen sot, nga laboratori i sapongritur i Lushnjës dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë në Tiranë dhe shumë shpejt edhe në gjithë laboratorët e tjerë rajonale. Analizat si në nivel rajonal ashtu dhe qendror kryhen sipas metodave standard dhe zyrtare, dhe janë lehtësisht të verifikueshme.”- thuhet në reagimin e ministrisë së Bujqësisë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719