Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Në ditën botërore të shëndetit:Do të dezinsektojmë bregdetin

$
0
0

Min ShendetesiseNë 7 prill, Ditën Botërore të Shëndetit, ministri Ilir Beqaj e ka vënë theksin tek rreziku i përhapjes së sëmundjeve përmes vektorëve.

Sipas Beqajt, prej këtyre sëmundjeve rrezikohet gjysma e popullsisë. Ministri bëri me dije se gjatë këtij viti do të merren masa për dezinsektim para dhe gjatë sezonit turistik të vitit 2014.

“Spërkatja e fundit në bregdet është bërë në vitin 1989. Ka qenë kërkesë e kryeministrit Rama që të hartohej një plan për dezinsektimin. Japim siguri për qytetarët dhe operatorët turistikë, që këtë vit do ketë dezinsektim para dhe gjatë sezonit veror. Janë zgjedhur disa zona të caktuara, ndërsa ndërhyrja do bëhet si nga toka dhe nga ajri”, tha ministri.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Trending Articles