Joanne Milne ka jetuar e shurdhër për dyzet vjet. Ajo vuan nga një çrregullim i rrallë gjenetik i njohur si sindroma Usher dhe kishte lindur e shurdhër. Muajin e kaluar, Milne iu nënshtrua një intervenimi kirurgjik për t’i mbjellë pajisjen e dëgjimit.
Më 24 mars, pajisjet e dëgjimit të implantuara në kokën e saj u lëshuan në funksion duke i mundësuar 40-vjeçes që të dëgjojë për herë të parë në jetën e saj. E ëma e Milnes incizoi këtë moment emocionues derisa ajo po i dëgjonte ditët e javës të cilat po ia thoshte mjekja. Videoja është bërë virale duke arritur gati 1 milionë e gjysmë shikime për 3 ditë. Se si reagoi ajo, nuk përshkruhet me fjalë.