Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Miratohet paketa e kontrollit shëndetësor. Personat e moshës 40-65-vjeç kontrroll falas

$
0
0

min shendetsiseQeveria miratoi në mbledhjen e sotme vendimin për paketën e kontrollit shëndetësor për personat e moshës 40-65-vjeç. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj theksoi se ky është hapi i parë drejt kalimit të sistemit shëndetësor në Shqipëri në mbulim universal.

Ministri Beqaj nënvizoi  se ekzaminimet bazë mund t’i kryejnë të gjithë personat e grupmoshës së përcaktuar, ndërsa projekti financohet nga fondi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësor.

“Ne synojmë ta orientojmë sistemin shëndetësor rreth shëndetit jo sëmundjes. Do të ftojmë personat e moshës të bëjnë një kontroll bazë pa pagesë. Është një aksion që do të jetë i përvitshëm. Me këtë kontroll bazë do të jemi në gjendje të zbulojmë në stade shumë të hershme dhe të reagojmë në mënyrë shumë të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë për kujdesin shëndetësor të qytetarëve.”- u shpreh ministri në një deklaratë për shtyp, në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

Paketa e kontrollit bazë përmban vlerësim, këshillim, trajtim dhe ndjekje të stilit të jetesës, ndjeke, vlerësim dhe matje të parametrave fiziologjik dhe matje, vlerësim dhe trajtim të parametrave biokimik. Kontrolli do të realizohet nëpërmjet të gjitha Qendrave të Kujdesit Shëndetësor në vend.

Gjithashtu Vendimi i Qeverisë ka përcaktuar se ky aktivitet të realizohet në bashkëpunim edhe me operatorët privat partner, sipas ligjit për koncesionet. Beqaj tha se me qëllim sensibilizimin e të gjithë qytetarëve rezident në Shqipëri, që i përkasin kategorisë në fjalë, Qeveria ka parashikuar që, këtij program t’i paraprihet me një fushatë intensive komunikimi me publikun.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Trending Articles