Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Sindroma Down, bashkëpunim të gjithë aktorëve për më shumë shpresë

$
0
0

wdsdNjë në 800 lindje të gjalla në nivel global rezulton me sindromën Down. Në Ditën Botërore të Sindromës Down, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se “pavarësisht nga pengesat e shumta, njerëzit me Down Syndrome mund dhe duhet të jetojnë jetë të suksesshme dhe të lumtur”. Në këtë këndvështrim, sipas tij, bashkëpunimi i të gjithë aktorëve përkatës me institucionet shëndetësore, arsimore e sociale në vend, është një nga format kryesore për realizimin e politikave për mbështetje sociale, edukative, në fushën e të drejtave të njeriut, shëndetësisë dhe edukimit të personave me sindromën Down dhe familjarëve të tyre.

Ministri Beqaj ishte i pranishëm në konferencën shkencore “Shëndeti dhe Mirëqenia Kujdes dhe Barazi për të gjithë,” organizuar në Hotel Rogner nga “Jonathan Center”, përfaqësuese e Down Syndrome International për Shqipërinë, në bashkëpunim me Fondacionin Down Syndrome Albania, si dhe organizata të tjera.

Beqaj vuri në dukje se përveç përballjes së përditshme me sfidat e stigmës, pranimit dhe vështirësive të potencialit për fëmijët dhe të rriturit me sindromën Down, qasja e barabartë ndaj shërbimeve shëndetësore është kritike për fuqizimin dhe pjesëmarrje e tyre të plotë në përputhje me Konventën e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara. “Me mbështetjen dhe kujdesin e duhur të gjithë mundemi për të ndërtuar një të ardhme pa frikë e me shpresë”, tha Beqaj.

Sekretari i Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, vuri në dukje në këtë ditë botërore se “në jetën dhe punën e përditshme, stereotipet ndaj personave me sindromën Down, tregojnë shpesh se atyre u janë mohuar mundësitë e formimit profesional dhe e drejta e tyre për të punuar”. Në fushatën sensibilizuese që zhvillohet për të tretin vit radhazi, nën moton “Zbulojmë ngjyrat e jetës, fshehur pas një kromozomi shtesë!”, nga këto organizata në vend është planifikuar edhe zhvillimin e aktiviteteve të tjera vijuese, përfshi një festë me fëmijë nga e gjithë Shqipëria me Sindromën Down dhe familjarët, një konferencë online për staf jo-mjekësor e prindër, si dhe një fushatë për ngritje fondesh për këtë qëllim.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Trending Articles